Mjekët zakonisht e përcaktojnë presionin normal të gjakut, si një lexim që duhet të jetë më pak se 140/90 mmHg, ku numri i parë përcakton presionin sistolik të gjakut dhe numri i dytë presionin diastolik të gjakut. Presioni i gjakut që është më i lartë se 140/90 mmHg është quajtur Hipertension (termi mjekësor për presionin e lartë të gjakut). Hipertensioni që nuk është trajtuar mund të rrisë rrezikun e personit për sëmundjen koronare të zemrës, atakun, dështimin e veshkës, kështu që është e rëndësishme që të menaxhohet dhe trajtohet. Para se të sugjerojë ndonjë trajtim, mjeku ndoshta do të kryejë disa teste për të zbuluar nëse tensioni i lartë i gjakut ka apo jo një shkak themelor. Këtu mund të përfshijmë një elektrokardiogramë ose EKG, për të kontrolluar shëndetin e zemrës suaj, teste të funksionit të veshkave, elektrolitet dhe një analizë të urinës. Nëse nuk duket që të ekzistojë asnjë kusht themelor mjekësor, atëherë ju keni atë që mjekët e quajnë si hipertension esencial. Hipertensioni thelbësor (esencial) llogaritet me 90 deri në 95 % të rasteve të presionit të lartë të gjakut. Edhe pse hipertensioni esencial zakonisht nuk mund të shërohet, ai mund të trajtohet për të parandaluar komplikimet. Doktori mund t’ju kërkojë që të bëni teste të kolesterolit. Mjeku, gjithashtu do të kontrollojë ilaçet që jeni duke marrë. Disa ilaçe mund të ndikojnë tek hipertensioni, duke përfshirë ilaçet anti-inflamatore josteroidale (IJSAI), kontraceptivët oralë, kortikosteroidët dhe disa ilaçe që përdoren për depresionin. Mjeku do të dojë për të kontrolluar nëse keni ndonjë faktor tjetër rreziku siç është diabeti, duhani, kolesteroli i lartë, angina, një histori familjare e anginës ose atak në zemër.
Ndryshimet e jetesës
Për disa njerëz, realizimi i ndryshimeve të jetesës është gjithçka çfarë duhet për të ulur presionin e gjakut. Mund të mos keni nevojë për ilaçe, veçanërisht nëse mjeku konsideron se jeni në një rrezik të ulët të të zhvilluarit të komplikacioneve. Hapat e mëposhtëm mund të reduktojnë presionin e gjakut dhe gjithashtu parandalojnë shumë njerëz për ta zhvilluar atë.
Humbni peshë nëse jeni mbipeshë
Humbja, sikur edhe një peshe shumë të vogël trupore ndihmon shumë njerëz për të reduktuar presionin e gjakut pa nevojën e mjekimeve. Rrisni sasinë e konsumimit të frutave dhe zarzavateve dhe zgjidhni ushqime që janë të ulëta në yndyra të ngopura, të pasura me fibra, vitamina dhe minerale.
Reduktoni marrjen e kripës
Lexoni me kujdes etiketat ushqimore dhe reduktoni sa më shumë që të jetë e mundur sasinë e kripës.
Ndërprisni konsumin e alkoolit
Limitimi i konsumit të alkoolit në sasi të moderuar ndihmon për të mbajtur normal presionin a gjakut. Fondacioni Kombëtar i Zemrës rekomandon që meshkujt me presion të lartë të gjakut duhet të limitojnë konsumin në deri 2 pije standarte ose më pak në ditë, dhe femrat në një në ditë.
Filloni një program të rregullt ushtrimesh fizike
Marrja pjesë në programe të rregullta fizike ndihmon që të ndiheni më mirë dhe redukton rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve serioze dhe kronike. Aktivitetet aerobike, të notuarit, e ecura dhe çiklizmi janë ushtrimet më të mira. Filloni me ngadalë dhe bëni të paktën 30 minuta ushtrime fizike në ditë. Nëse jeni duke marrë ilaçe, keni një histori familjare serioze ose nuk jeni ushtruar për një kohë të gjatë, kontrolloni me mjekun përpara se të filloni një program.
Lini duhanin
Duhet të tentoni për të lënë duhanin. Mjeku do të jetë në gjendje për t’ju sugjeruar strategjinë më të mire të lënies së duhanit që duhet të ndiqni.
Kombinimi i trajtimeve
Më pak se gjysma e njerëzve me hipertension të butë në të moderuar e kontrollojnë atë me një ilaç, monoterapi. Një kombinim i ilaçeve të përshkruara më sipër është shpesh i nevojshëm për një kontroll të përshtatshëm. Ilaçet mund të jepen më vete, ose në kombinim me ilaçe të tjera. Mjeku do të zgjedhë mënyrën më të përshtatshme, bazuar në rrethanat individuale mjekësore.
Fëmijët dhe të rriturit, mënyrat për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit
Asgjë nuk mund ta rikuperojë plotësisht dëmtimin nga dielli, megjithëse lëkura ndonjëherë mund të rifitojë gradualisht ngjyrën dhe pamjen normale. Le të ndjekim disa rregulla praktike për të parandaluar problemet e lëkurës të shkaktuara nga ekspozimi në diell:
– Përdorni kremrat solarë që ofrojnë mbrojtje ndaj të dy rrezatimeve, UVA dhe UVB. Faktori mbrojtës ndaj diellit (SPF) duhet të jetë minimumi 15. Kremi solar duhet të përdoret çdo ditë, edhe në ditët kur moti është i vrenjtur. Ato duhet të aplikohen në sasi të bollshme dhe të njëtrajtshme përpara se të dalim dhe duhet të riaplikohen në mënyrë frekuente veçanërisht pas notit apo pas aktiviteteve fizike që shoqërohen me djersitje të shprehur.
– Përdorni syze që sigurojnë mbrojtje 100% nga rrezatimi UV.
– Zgjidhni produkte kozmetike që ofrojnë mbrojtje nga rrezatimi UV.
– Evitoni ekspozimin direkt në diell sa më shumë te jetë e mundur, veçanërisht në orët kur rrezatimi është më intensiv ndërmjet orës 10:00 të paradites dhe 3:00 pasdite.
– Bëni vetekzaminime të rregullta të lëkurës duke kontrolluar për shfaqjen e shenjave apo lezioneve të reja në lëkurë apo ndryshimin e lezioneve ekzistuese.
– 80% e rrezatimit të marrë gjatë gjithë jetës së njeriut, merret përpara moshës 18 vjeç. Çdo prind duhet të sigurojë një model të mirë për fëmijën dhe t’i mësojë atij sjellje të kujdesshme për të parandaluar kancerin e lekurës të shkaktuar nga rrezatimi diellor.
– Vishni kapele me strehë të gjerë të cilat minimizojnë ekspozimin e fytyrës, kokës, veshëve dhe qafës ndaj rrezatimit diellor.
– Vishni veshje pambuku gjatë stinës së verës. Ato realizojnë një mbrojtje fizike ndaj rrezeve të dëmshme të diellit dhe duhet të jenë në linjën e parë të mbrojtjes nga dielli.
– Kërkoni hijen aty ku keni mundësi. Pemët megjithëse nuk ofrojnë mbrojtje të plotë nga dielli, realizojnë bllokimin deri në 60% të rrezeve.
– Evitoni sallonet estetike të nxirjes artificiale. Rrezatimi artificial është po aq i dëmshëm për lëkurën sa edhe ai natyral. Pjesa më e madhe e salloneve për nxirje artificiale përdorin rrezatimin UVA, i cili depërton me thellë ne lëkurë dhe nxit formimin e parakohshëm të rrudhave dhe të kancerit të lëkurës.
– Kufizoni ekspozimin ndaj sipërfaqeve reflektuese si uji. Rrezet UV mund të reflektohen dhe të kthehen mbrapsht nga sipërfaqe të tilla si: rëra, dëbora, uji.
– Është e rëndësishme të respektoni të gjitha masat mbrojtëse nga dielli edhe kur jeni në hije.
– Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, evitoni djegiet nga dielli pavarësisht metodës së përdorur.




