Prokuroria/ Në Gjykatë 2 trafikantët, abuzuan me 17-vjeçarin

 Anxhela Tato

download (2)“Përralla” e lidhjes dhe e një jete më të mirë në Greqi, e mitura u përdhunua dhe dhunua që të punonte si prostitutë

 I pandehuri Martin Buzheri e ktheu në Shqipëri, nën presion e detyroi të kryente raporte seksuale

Prokuroria mbyll hetimet duke dërguar në Gjykatë dy trafikantët, të cilët abuzuan me një të mitur 27-vjeçare, duke shndërruar me anë të dhunës dhe kanosjes në një prostitutë. Të pandehur janë Martin Buzheri dhe miku i tij Elton Zhupa do të ulen para togave të zeza nën akuzën e trafikut të të miturve me qëllim prostitucionin. Shënjestra është një e mitur 17-vjeçare, e cila për shkak të moshës së re është joshur, tunduar dhe abuzuar nga dy djemtë. Sipas hetimeve ka rezultuar se Martin Buzheri është lidhur me vajzën, duke e prezantuar edhe në familje. Pak kohë më pas me “përrallën” e një jete më të mirë, ai i ka propozuar vajzën të udhëtonin për në Greqi me ndihmën e Zhupës. Me të mbërritur vajza është futur në një banesë ku është përdhunuan dhe dhunuar nga Zhupa. Ajo ka mundur të largohet dhe ka njoftuar të dashurin e saj, i cili e ka kthyer në Shqipëri. Lëvizja e radhës ka qenë prezantimi tek familjarët, duke e nxjerrë në rrugë si prostitutë.

 

Dosja

Nga aktet, në të cilat dokumentohen veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasja F. K., e datëlindjes 1997, është lidhur në një marrëdhënie dashurore më shtetasin Martin Buzheri. Për disa kohë me radhë e dëmtuara ka mbajtur lidhje me shtetasin Martin Buzheri duke u shoqëruar dhe duke dalë me të. Gjatë kohës që e dëmtuara ka qenë e lidhur me të pandehurin Martin Buzheri, ky i fundit i ka propozuar për të shkuar në Greqi, me qëllim të jetonin aty për një jetesë më të mirë. I pandehuri Martin Buzheri i kishte treguar të dëmtuarës se për lëvizjen në drejtim të Greqisë do i ndihmonte shoku i tij i quajtur Elton Zhupa. Udhëtimi për në drejtim të Greqisë është bërë më datë 3.7.2013, dhe është planifikuar të realizohet nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit në Kakavijë. E dëmtuara ka qenë duke udhëtuar me makinën e të pandehurit Elton Zhupa dhe në praninë e të pandehurit Martin Buzheri. Në momentin që kanë mbërritur në Greqi e dëmtuara është strehuar në një banesë, e cila ishte marrë me qira nga i pandehuri Elton Zhupa, banesë në të cilën jetonte dhe një vajzë tjetër, e cila sipas të dëmtuarës ushtronte prostitucion në Greqi për llogari të Elton Zhupës. Me t’u vendosur në këtë banesë e dëmtuara është përballur me propozimin që duhej të punonte si prostitutë për të realizuar përfitime për të pandehurit Martin dhe Elton, propozim ky i cili i është bërë edhe nga i pandehuri Martin Buzheri dhe nga i pandehuri Elton Zhupa. Nga ana tjetër e dëmtuara është vendosur në kushtet e trysnisë psikologjike dhe fizike, duke qenë se është dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga i pandehuri Elton Zhupa. Pasi ka qëndruar për pak kohë në banesën e të pandehurit Elton Zhupa, e dëmtuara ka mundur të largohet fshehurazi nga banesa e tij, duke i marrë këtij të fundit dhe telefonin e tij. Pasi është larguar prej andej ka komunikuar në telefon me të pandehurin tjetër Martin Buzheri duke i treguar se ku ndodhej dhe faktin se dëshironte që të takohej me të. Në marrjen e një vendimi të tillë ka ndikuar dhe mosha e të miturës dhe fakti që ndodhej në një qytet të panjohur për të dhe pa mbështetje. Pasi është takuar me Martin Buzherin e dëmtuara është kthyer në Shqipëri ku Martinin e ka prezantuar tek familjarët e saj si personin me të cilin kishte një lidhje dashurore. Pasi kanë qëndruar për disa ditë në banesën e të dëmtuarës i pandehuri Martin Buzheri dhe e dëmtuara kanë dalë duke jetuar më vete, ku gjatë kësaj kohe i dyshuari Martin e ka detyruar të dëmtuarën të kryejë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me persona të panjohur prej saj. Në lidhje me këtë veprimtari përfitimet monetare merreshin nga i pandehuri Martin Buzheri.

 

Share it :