Kë nxjerrin bastet gjysmëfinalistë të parë?

Brazil-team-brazil-football-1222963_400_265Kompanitë e basteve japin edhe kuotimet e tyre për skuadrat që përballen në çerekfinale. Parashikimi është i vështirë, pasi diferencat ndërmjet ekipeve janë të vogla

 

  Gjermani -Francë

Ndeshjet e çerekfinaleve nisin sot dhe të gjithë projektorët drejtohen te ato. Tashmë sfida ka hyrë në një fazë delikate, ku nuk lejohen gabime dhe ka shumë pak diferenca. Yjet pritet të tregojnë edhe një herë veten e tyre dhe të nxjerrin skuadrën e tyre në fazën tjetër. Përballjet midis individëve janë edhe më emocionuese dhe përcjellin edhe më shumë grintë për sfidat. Sfida e parë është ajo midis Francës dhe Gjermanisë. Të dyja evropianet janë edhe ato që kanë lënë më shumë mbresa. Franca është një risi krahasuar me vitet e tjera, ndërsa Gjermania ka kohë që ruan të njëjtin temp dhe gjithmonë është e frikshme. Sfida nuk duket se ka shumë diferenca dhe të dyja ekipet kanë skuadra mjaft cilësore. Të plota në të gjitha repartet dhe shumë e vështirë të gjesh dobësi. Faza e parë e ndeshjeve me eliminim direkt ishte kritike për të dyja skuadrat dhe ato u hasën me shumë vështirësi. Nigerianët arritën të tregoheshin të rrezikshëm, por Franca e tregoi veten në minutat e fundit, duke i dhënë zgjidhur gjithçka. Ndërsa gjermanët duhet që të prisnin shtesat që të shënonin, teksa shumë herë u vunë në një vështirësi të madhe nga algjerianët që ishin shumë afër ëndrrës së madhe. “Bet at home” i jep Francës koefiçentin 3.00 për të fituar. Nga ana tjetër Gjermania e ka diku më të ulët, në shifrat 2.45, ndërsa barazimi duket se kuotohet me 3.10, duke pasur parasysh se ndeshja do të vendoset nga fragmentet. Ndërkaq, kompania tjetër e madhe “bet365” i jep një koefeiçent disi më të lartë Gjermanisë, të cilën e kuoton në 2.60, duke ia bërë pak më të vështirë rrugën drejt suksesit, teksa fitorja e Francës dhe barazimit janë në të njëjtat kuota. Kurse “Bwin” beson se gjermanët kanë më shumë shanse, duke i kuotuar me 2.40 teksa Francën për fitore ose barazim e mban në të njëjtat shifra me ato të kompanive të mëparshme.

 

Brazil-Kolumbi

Sfida midis amerikanojugorëve duket se është mjaft e nxehtë dhe do të dhurojë emocione. Përballë janë favoritët e Brazilit, që janë edhe të zotët e shtëpisë, ndërsa nga krahu tjetër kolumbianët. Skuadra e Kolumbisë arriti të merrte një fitore bindëse falë yllit të saj Xhejms Rodrigez, ndërsa Brazilin e ndihmoi shumë fati dhe arriti që të zgjidhte takimin vetëm në goditjen e penalltive pas një loje jobindëse. Një ndeshje që pritet me shumë emocion, pasi duhet parë se si do të reagojnë lojtarët e Seleçaos në një ndeshje që është shumë më e vështirë se ajo ndaj Kilit. Kjo, pasi Kolumbia duket më e fortë, edhe pse nuk ka lojën shkatërruese të Kilit. Ndërkohë, përballë do të vihen edhe dy nga yjet e këtij kompeticioni. Nejmar dhe Rodrigez do të përballen me njëri-tjetrin në një sfidë për Këpucën e Artë, por edhe atë të lojtarit më të mirë të sfidës. Kush fiton, do të thotë që është më lart se tjetri. Ndërkohë, kompanitë e basteve nuk kanë shumë dyshime. “Bet at home” e ka kuotuar fitoren e Brazilit 1.85, ndërsa fitoren e Kolumbisë në 4.30, teksa barazimi është në kuotat e 3.45. Një ndarje të përafërt bën edhe “Bet365”, që i jep më pak mundësi Kolumbisë që të dalë fitimtare nga sfida, duke e kuptuar me koefiçentin 4.75, teksa edhe fitorja e Brazilit dhe barazimi qëndrojnë në kuota të njëjta me kompaninë e parë. Kurse “William Hill” favorizon pak më shumë kolumbianët, duke ua rritur brazilianëve në 1.91, ndërsa fitoja e kolumbianëve kuotohet me 4.33, teksa edhe barazimi ka kuotë më të lartë, duke shkuar në 3.30.

Share it :