Forcat e komisariatit numër 3 në Tiranë kanë vënë në pranga shtetasin Agron Gega, 48 vjec, lindur e banues në Tiranë, me akuzen “Kryerje e veprimeve te turpshme me te mitura”. Ndalimi i tij u bë rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u kap në flagrancë duke abuzuar dhe ngacmuar seksualisht dy femijë të mitur. Ndërkaq materiale lidhur me këtë shtetas i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Ngacmimit seksual me të mitur”.




