Këshillat e zemrës nga shkencëtarët

Si të mos dashurohesh

takimi i pare Nëse puthja e parë ose më keq bashkëbisedimi funksionojnë, atëherë ju duhet të merrni sa më shpejt masa dhe të shmangni ndërlikimet sentimentale.

Mos dilni kurrë dy herë me të njëjtin person dhe mos bëni më shumë se tri takime në një muaj. Reduktojini në maksimum përkëdheljet para dhe pas takimit për të ulur prodhimin e oksitocinës, hormoni që favorizon lidhjen. Lini kohë mes takimeve, duke i ndërthurur me ato të partnerëve të tjerë.

Shmangni shikimin në sy të personit tjetër. Hunda për shembull është një zëvendësues shumë i mirë. Mos ndani me të tjerët informacionet personale: lidhja fillon me ndjeshmërinë.

Frekuentojeni të shoqëruar personin që keni njohur dhe qëndroni me të vetëm gjatë kohës së nevojshme për të shkëmbyer ndonjë opinion. Mos krijoni miqësi në “Facebook”.

Nëse personi tjetër dëshiron ta thellojë miqësinë, atëherë përmendini fëmijët dhe martesën. Kjo mund ta trembë dhe ta nxisë të largohet prej jush.

 

Si të dashurohesh

Kërkoni një person të lirë, që nuk ka nevojë të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe që t’i përgjigjet “hartës suaj të dashurisë” (pamjes fizike, mendimeve, botës ideale, interesave).

Shikojeni në sy personin që keni përballë, buzëqeshini (kjo mënyrë ndez zonat e trurit që janë të lidhura me mirëqenien dhe intimitetin): në qoftë se pupilat zgjerohen, atëherë edhe ai ndien të njëjtën gjë si ju.

Imitoni gjuhën trupore të bashkëbiseduesit: pozicionin e trupit, tonin e zërit, shpejtësinë e të folurës: pasqyrimi rrit ndjenjën e afërsisë.

Flisni për detajet personale dhe dëgjojeni bashkëbiseduesin për 30 minuta, pastaj heshtni dhe shikojeni në sy për 4 minuta të tjera. Sipas psikologut njujorkez, Arthur Aron, janë 34 minutat vendimtare. Bëni dashuri me këtë person sa më parë të jetë e mundur, sepse oksitocina e prodhuar ndihmon që lidhja të forcohet më shumë.

 

Ndryshimet janë tërheqëse

Të jemi të qartë: Shijet e ngjashme në ushqim dhe në filma nuk do ta mbajnë të bashkuar lidhjen tuaj, përderisa në të njëjtën kohë pasionet e ndryshme nuk do t’ju ndajnë nga njëri-tjetri. Mendimet, kulturat, shijet, pëlqimet e ndryshme në fakt mund t’i kontribuojnë lidhjes suaj, duke bërë që secili nga ju të gjejë një perspektivë të re te njëri-tjetri. Veç kësaj, personalitetet që janë në kontrast, kanë një anë pozitive, askush nuk do ta dalë më vetveten, pas të gjithash.

Më e mira e të qenit ndryshe nga njëri-tjetri është se ju mund të kompensoni çfarëdo kualiteti apo vetie që ju mungon dhe do të donit ta kishit. Imagjinoni që ju jeni një person i turpshëm dhe gjithnjë keni dëshiruar të jeni më i hapur. Në këtë rast ju do të donit të jeni në lidhje me një person më të hapur dhe më energjik, duke kompletuar veten apo duke gjetur atë ‘gjysmën tjetër’.

 

Mos idealizo!

Ky është rregulli numër një i lumturisë bashkëshortore. Duhet të dish dhe të vlerësosh lumturitë e vogla të çdo dite dhe të mos i shkarkosh tek tjetri frustracionet tuaja, është më mirë të mendosh për vetveten dhe të kesh interesa personale

Cili është ai zotëria me pantofla para televizorit? Është pikërisht ai, burri me të ciklin je martuar? Psherëtin, duke menduar për kohët e para. Mendoje se do të kishe qenë ndryshe. Një martesë perfekte dhe ai më romantik, më i sigurt në vetvete, më i kujdesshëm ndaj shtëpisë dhe fëmijëve. Sot, përkundrazi, të ngelen vetëm ëndrrat e tuaj dhe një ndjenjë pakënaqësie që nuk të braktis kurrë. Ndoshta martesa jote nuk është si në përrallë, por gjithsesi është një martesë e mirë dhe shumë gjëra mund të rregullohen akoma.

 

Gënjeshtra, pjesë e pashmangshme e natyrës njerëzore!

Një studim i bërë me 3000 persona të moshës së rritur ka zbuluar se të dy gjinitë gënjejnë, meshkujt mesatarisht thonë 1092 gënjeshtra në vit ose 3 gënjeshtra në dite, ndërsa femrat thonë rreth 728 gënjeshtra në vit ose 1 në dy ditë. Ndoshta nuk është shumë befasuese, por meshkujt ndihen më pak fajtor për gënjeshtrën përderisa 82% e femrave thonë se gënjeshtra “hanë ndërgjegjen e tyre”. Gënjeshtra më e madhe e femrave është ”Nuk kam asgjë, gjithçka është në rregull”, ndërsa e meshkujve kanë tendencë të gënjejnë për pirjen e tyre. 75% e meshkujve dhe femrave kanë rënë në dakord se gënjeshtrat e bardha janë të lejueshme. “Gënjeshtra mund të duket pjesë e pashmangshme e natyrës njerëzore, por është një pjesë e rëndësishme e ndërveprimit shoqëror”, – kanë thënë ekspertët, transmeton kosovalive.com.

 

Gënjeshtrat më të shpeshta të meshkujve:

Nuk kam pirë aq shumë

Unë jam mirë

Nuk pata sinjal

Nuk ishte aq e shtrenjtë

Jam duke ardhur

Kam ngecur në trafik

Më fal, humba thirrjen tënde

Keni humbur peshë

Kjo është ajo çfarë gjithmonë kam dashur.

 

Gënjeshtrat më të shpeshta të femrave:

Jo, gjithçka është në rregull, mirë jam

Nuk e di ku është, nuk e kam prekur unë

Nuk kushtonte shtrenjtë

Kam kokë dhimbje

Ishte në zbritje

Jam duke ardhur

Jo, nuk e kam hedhur poshtë.

 

 

Share it :