Ka një thënie se mënyra më e shpejtë që një multimilioner të humbasë paratë është të blejë një klub futbolli. Dhe, nuk është e vështirë ta vërtetosh diçka të tillë duke gjykuar nga gjetjet më të fundit të “therichest.com”, i cili tregon se edhe ekipet më të mëdha dhe më të mira në botë janë ‘mbytur” në borxh. Çdo vit, klubet renditen sipas vlerës së tyre të përgjithshme duke i kushtuar fare pak vëmendje shpenzimeve të përgjithshme, edhe pse shumica e pronarëve bëjnë blerje të profilit të lartë përmes kredish pa fund. Në përgjithësi, këto shuma prej shtatë shifrash të borxhit nuk janë trajtuar me shumë shqetësim, me shumë prej klubeve më prestigjioze në botë që mburren me asete të mëdha dhe duke rritur me shpejtësi burimet e të ardhurave. Ka gjasa të tingëllojë si surprizë kur të shohim se disa prej klubeve më “të pasura” në botë janë ato të ‘ngarkuarat’ me sasinë më të madhe të borxhit, edhe pse kjo mund të shpjegojnë shitjet e ndryshme të lojtarëve më të mirë, teksa pronarët kërkojnë të lehtësojnë disa prej presioneve gjithmonë e më të mëdha financiare të tyre.
5. Real Madrid
Borxhi i përgjithshëm: 165 milionë dollarë
Klubi më i vlerësuar i futbollit në botë, me “Forbes” që e rendit Real Madrid në 3.3 miliard dollarë, nuk është habit a shohim në listën e borxhlinjve më të mëdhenj duke pasur parasysh reputacionin e tyre për të paguar para ‘pa fund’ në blerjen e lojtarëve të mëdhenj për ti sjellë të fushën e “Santiago Bernabeu”.Gjigantët spanjollë ka thyer rekordin botëror të tarifave të transferimit në katër raste të veçanta, më së fundi verën e kaluar me blerjen e Gareth Bale nga Tottenham Hotspur. Ka nga ata kritikë që kanë vënë në dyshim saktësinë e llogarive të njoftuara nga Real Madrid, duke sugjeruar se borxhet e tyre janë në fakt shumë më të lartë.
4. Bolton Wanderers
Borxhi i përgjithshëm: 267 milionë dollarë
Një klub anglez që aktualisht luan në kampionatin Championship, humbja e “pagesave parashutë” ka penguar më tej gjendjen financiare të Bolton në vitet e fundit, dhe ka humbur mbi 83milion dollarë në hapësirën e një viti. Trotters kanë paguar çmimin për braktisjen e Premier League një viti para se ata të nënshkruanin marrëveshjen e re fitimprurëse televizive (me vlerë prej 5 miliard dollar|).
3. Valencia
Borxhi i përgjithshëm: 374 milionë dollarë
Problemet financiare gjithmonë e në rritje e kanë detyruar Valencia të heqë dorë nga një numër i lojtarëve më të mirë të saj në vitet e fundit, duke shkaktuar një rënie të ndjeshme në formë në fushë. Klubi spanjoll, dikur ishte i zakonshëm në Ligën e Kampionëve, por rëndësia e të cilit ka rënë ndjeshëm në La Liga, po ‘tejkalohet’ nga klube si Real Sociedad dhe Atletico Madrid në vitet e fundit. Një çështje tjetër që vazhdon të rëndojë mbi ta është pezullimi i ndërtimit të stadiumit të ri të klubit, i cili ishte fillimisht ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2009. Valencia ka shpresë të lëvizë në shtëpinë e saj të re në fillim të sezonit të ardhshëm.
2. Arsenal
Borxhi i përgjithshëm: 384 milionë dollarë
Arsenal mburret me rekordin e padëshiruar se ka përqindjen më të lartë (29%) të borxhit nga çdo klub vlerësuar në listën e 20 më të pasurve të “Forbes”, kështu që fakti që ata renditen në vendin e katërt më të vlerësuar në botë ‘ngjall’ më pak kënaqësi. Ndërtimi i stadiumit Emirates ka qenë kryesisht përgjegjës për nivelin e lartë të borxhit të klubit londinez në vitet e fundit, por gjithashtu vlen të kujtohet se të ardhurat e larta të ndeshjeve nuk do të kishin qenë të mundura në shtëpinë e tyre të vjetër, Highbury.
1. Manchester United
Borxhi i përgjithshëm: 569 milionë dollarë
Familja Glazer mori pronësinë e plotë të Manchester United në vitin 2005, duke përdorur kredi të ndryshme të cilat u siguruan kundrejt aseteve të klubit. Blerja e tyre në “Old Trafford” rezultoi në grumbullimin e borxheve në shumën prej 18 për qind të vlerës totale prej 3.165 miliardë dollarë. Manchester United renditet i dyti në listën e të pasurve të “Forbes” – pas Real Madrid – por zotërojnë një barrë të konsiderueshme (569 milion dollarë), e cila trefishi i gjigantit spanjoll.
Bento: Shërimi i Ronaldos, pozitiv
Tekniku luzitanëve, Paulo Bento, ka bërë të ditur se stafi mjekësor është i kënaqur me ecurinë e Kristiano Ronaldos drejt shërimit. Njeriu kryesor i kësaj përfaqësuese ka probleme me lëndime në javët e fundit, ndërsa, sipas trajnerit, ai mund të luajë në ndeshjen miqësore kundër Irlandës. Bento ka thënë se edhe Pepe dhe Raul Meireles po riaftësohen mirë dhe do të jenë të gatshëm për Botëror. “Unë kam besim të plotë në departamentin mjekëve të ekipit kombëtar. Jemi shumë të kënaqur me progresin e Ronaldos. Përveç Betos, të gjithë lojtarët po stërviten pa kufizime. Pepe dhe Raul Meireles, po ashtu janë stërvitur sot. Për mua nuk ka asgjë më shumë rëndësi sesa shëndeti i lojtarëve. Kjo është diçka që gjithmonë e kemi parasysh para se të marrim vendimet që na qarkullojnë në kokë”, – ka deklaruar 44-vjeçari.
Ronaldo: Mesi është legjendë
Një ndër yjet e Brazilit 2002, “Fenomeni” Ronaldo, ka thënë se kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, nuk ka nevojë që ta fitojë Botërorin për t’u shpallur legjendë e futbollit botëror. Pavarësisht se Mesi bëri një sezon të mirë me Barcelonën, kritikët e kanë sulmuar shumë Mesin. Por, përkundër suksesit fenomenal me gjigantët e La Ligas, disa kritikë thonë se Mesi nuk do të arrijë të futet në histori nëse nuk fiton Kupën e Botës me Argjentinën, por me këtë mendim nuk pajtohet Ronaldo. “Ai mund ta fitojë Kupën e Botës. Ai nuk është pensionuar ende. Është ende 26 vjeç. Për më shumë, në histori të futbollit ka lojtarë që konsiderohen të mëdhenj dhe që nuk e kanë fituar Kupën e Botës. Mesi është prej më të mëdhenjve në histori”, – u shpreh Fenomeni i Seleçaos.
Pele: E dua Ksavin
Një ndër legjendat e futbollit brazilian, Pele, ka shprehur dhe një herë tjetër vlerësimin që ka për mesfushorin e Barcelonës, Ksavi. 73-vjeçari thotë se ai admiron stilin e lojës të Barcelonës të udhëhequr nga Ksavi. “Unë e them edhe një herë. E dua Ksavin. Ai është i shkëlqyer. Unë e dua Barçën për shkak të Ksavit dhe po ashtu edhe Iniestën dhe Mesin. Ky ekip ma kujton kohën time me Santosin kur luajta me Ziton, Koutinjon dhe Pepen. Loja e Spanjës është sikurse e Barcelonës. Loja e Barcelonës është sikurse e Spanjës. Në fakt, duhet të ketë tetë lojtarë të Barçës te Spanja”, – ka deklaruar Pele.




