Dogana dhe “Crown Agents” vijojnë fushatën për akcizën  

Ervin Kaduku

maune_kamion-610x330–   Po hetohet një kompani e madhe e cila prej vitesh shmang detyrimin ndaj shtetit me akcizën

Në hetim nga “Crown Agents” do të jenë kompanitë që shmangin apo kanë shmangur ndër vite pagesën e akcizës. Madje, aktualisht po hetohet një kompani e cila shmang akcizën prej vitesh. Kjo u bë e ditur dje nga përfaqësuesi i ”Crown Agents”, David Smith, i pranishëm në aktivitetin ku u bë prezantimi i fushatës së ndërgjegjësimit dhe kontrollit për zbatimin e ligjit të akcizës. Objekt kontrolli do të jenë subjektet që prodhojnë e tregtojnë, cigare, kafe karburante, alkool.

Gjatë kësaj jave të gjitha bizneset e akcizës do të kenë në dorë dokumentin informues për funksionimin e tyre ligjor. Fushata “Ndërgjegjësimi dhe zbatueshmëria” e ndërmarrë në bashkëpunim me Doganat, Ministrinë e Financave dhe asistuesja në doganën shqiptare “Crown Agents” do të nxjerrë në terren grupet operative për të vizituar të gjitha subjektet që merren me mallrat e akcizës.

“Qëllimi i kësaj fushate është zbatimi dhe ndërgjegjësimi tatimor në lidhje me pagesën e detyrimeve të akcizës. Sot dhe gjatë javës do të ketë vizita të koordinuara në të gjithë operatorët që janë të regjistruar si subjekte që merren me mallrat e akcizës. Të takohemi, t’i mundësojmë një kopje të dokumentit të ndërgjegjësimit të akcizës, që subjektet të mësojnë se si të përmbushin detyrimet e tyre. Dokumenti shpjegon se çfarë duhet të bëjë biznesi nëse ka probleme dhe se si duhet të ndihmojë Doganën që të paguajnë të gjitha detyrimet e duhura. Dokumenti shpjegon se çfarë do të ndodhë nëse nuk përmbushin detyrimet e tyre. Hapi i parë është aspekti edukativ, informues. Dokumenti shpreh qartë se çfarë ndodh me ato biznese të cilët nuk përmbushin ose nuk bashkëpunojnë me qëllim arritjen e përputhshmërisë ligjore”, shpjegoi David Smith.
Sipas Smith të ardhurat nga akciza, përbëjnë zërin kryesor në të ardhurat në buxhetin e shtetit. Për vendet e Bashkimit Evropian, theksoi ai, detyrimet e akcizës përfaqësojnë 10% të buxhetit të shtetit anëtar i BE-së.

Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete deklaroi se synojmë të vendosim një partneritet bashkëpunimi me komunitetin e biznesit, duke i informuar ata për detyrimet që kanë ndaj administratave tatimore e doganore. Mete, gjatë prezantimit të fushatës së ndërgjegjësimit dhe zbatueshmërisë së akcizës, ndërmarrë nga Administrata Doganore dhe kompania “Crown Agents”, tha se kërkohet një fokus më i madh në administrim, një analizë më e mirë i tregut për të kontrolluar atë,me synim që të krijojmë një terren të barabartë, në mënyrë që ata që zbatojnë ligjin të mos sulmohen nga informaliteti.
Po ashtu, theksoi Mete, edhe të ardhurat e mbledhura për periudhën

Mete bëri të ditur se fushata ndërgjegjësuese u bë edhe në kuadër të disa ndryshimeve që kanë ndodhur në fushën e akcizës.

Sipas tij, administrimi i të ardhurave nga akciza tashmë bëhet nga administrata doganore, ndërsa ndryshime ka pësuar edhe shkalla tatimore, si dhe janë përfshirë edhe artikuj të tjerë në këtë taksim siç janë pijet energjike.
Mete po ashtu vlerësoi bashkëpunimin me kompaninë “Crown Agents”, ndërsa shprehu besimin se eksperienca e tyre së bashku me ekipet tona do të bëjë që kjo fushatë të jetë e suksesshme dhe zbatimi i ligjit të jetë rigoroz

 

Ulen kreditë e këqija, sërish në nivele shqetësuese

Shkalla e kredive me probleme u ul lehtë gjatë muajit prill në 23.8%, nga 24% që kishte qenë në fund të marsit. Sipas të dhënave operative nga Shoqata Shqiptare e Bankave, përmirësimi i cilësisë së portofolit të kredisë u shoqërua me fitime mjaft të larta, që për katërmujorin kishin vlerën e afro 4.4 miliardë lekëve ose 31 milionë eurove. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, fitimet e sistemit bankar janë rritur me afro tre herë. Arsyeja kryesore është pikërisht stabilizimi i nivelit të kredive me probleme, që nuk kanë regjistruar rritje domethënëse prej më shumë se një viti.

Shkalla prej 23.8% e kredive me probleme është madje më e ulët krahasuar me nivelin prej 24.2% që regjistrohej në të njëjtën periudhë, një vit më parë. Mosrritja e kredive të këqija ka ulur ndjeshëm shpenzimet e bankave për provigjione dhe ka ndihmuar në përmirësimin e rezultatit financiar. Stabilizimi i përqindjes së kredive me probleme, ndërkohë që totali i kredisë vazhdon të jetë në rënie, tregon se sasia e huasë në vonesë, në vlerë absolute, ka rënë. Nëse kreditimi do t’i rikthehet rritjes, me shumë të ngjarë shkalla e kredive me probleme do të mund të nisë të ulet.

Një tjetër faktor që pritet të ulë nivelin e kredive me probleme është edhe fshirja e kredive të humbura. Kreditë e humbura kanë vlerën e rreth 67 miliardë lekëve, ose afërsisht sa gjysma e sasisë së përgjithshme të kredive me probleme. Pritet që bankat të pastrojnë bilancet nga një pjesë e mirë e kredive të humbura, pas miratimit së fundmi të ndryshimeve në legjislacionin tatimor, për t’i njohur këto kredi të fshira si shpenzime të zbritshme.

 

Share it :