Eugent Bushpepa me “Mall” dërgon Shqipërinë në finalen e “Eurovision”

Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa u kualifikua për në finalen e festivalit europian të këngës, “Eurovision 2018”. Bushpepa realizoi me sukses performancën e tij live me këngën “Mall”.

Në finale shkuan dhe dy shqiptarët e tjerë, Ermal Meta që përfaqëson Italinë si dhe Eleni Foureira që përfaqëson Qipron. Finalja do të zhvillohet të shtunën, më 12 maj, në Lisbonë të Portugalisë.

Share it :