Partia Socialiste është një parti e kapur nga mafia, e kapur nga mafiozët. Kështu u shpreh ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima mbrëmjen e sotme, duke e cilësuar Edi Ramën një zhgënjim për të gjithë popullin shqiptar.
Kokëdhima tha se nuk u punua për reformat që i nevojiteshin Shqipërisë, ndërsa parcelizuan shtetin me qëllim pasurimin e tyre.
“Edi Rama nuk mund të qeverisë me pastërti edhe sikur të ketë Zotin. i kam thënë Ramës mos u përpiq të hapësh gropa për kundërshtarët se do të bihesh vetë brenda.
Rama ishte i përfshirë në gushtin e 2015 për të ngarkuar penalisht Ilir Metën. Kam negociuar që energjitë të bashkohen për të mirën e vendit, jo për pushtet personal”, tha Kokëdhima.





