Një 18-vjeçar nga qyteti i Maliqit është gjetur i vetëvarur në varrezat e qytetit. Mariglen Sulejmani është gjetë i vetëvarur në një pemë në varreza, pranë varrit të të atit të tij, i cili mësohet se vetëm një vit më parë i kishte dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë.
Trupi i pajetë është pikasur nga kalimtarë të rastit, të cilën kanë lajmëruar më pas policinë. Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë. Është ngritur një grup hetimor i cili po heton mbi zbardhjen e plotë të rastit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë të jetë gjendja depresive e të riut, pas humbjes së të atit.





