Arvizu takon Bashën

basha-arvizuNuk folën specifikisht për protestat. Është ky komenti që Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka bërë për mediat pas takimit 30 minutësh të zhvilluar në selinëe partisë Demokratike me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Takimi mësohet se ka pasur në qendër të tij situatën politike në vend, si dhe tensionimet e shfaqura në raportet mes pozitës dhe opozitës. Burime nga PD konformojnë se kreu demokrat ka njohur diplomatin amerikan me aksionin opozitar, ndërsa ka shprehur mbështetjen pa kushte të opozitës përsa i takon procesit të integrimit.

Në fokus të bisedës gjithashtu ishin akuzat e artikuluara nga opozita në drejtim të Qeverisë, si dhe greva e urisë së të larguarve nga administrata,të cilën PD e ka mbështetur që në ditën e prë të saj, duke e cilësuar si një veprim të ndërmarrë për bukën e gojës.

 

Share it :