Florenc Drizari
Reforma administrativo-territoriale pritet të ketë efekte elektorale në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor e në vazhdim, sipas ekspertëve në fushën e zgjedhjeve. Aktualisht në reformën e nisur nga mazhoranca është trajtuar vetëm problemi i konfigurimit të njesive vendore, komuna e bashki, ndërkohë që për nivelin qarkut, ende ka paqartësi. Në një prononcim për gazetën “Standard”, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, thotë se zvogëlimi i numrit të qarqeve do të ketë rrjedhoja direkte në rregullat e administrimit të procesit zgjedhor, gjë që do të kërkojë edhe ndryshime në Kodin zgjedhor. Sipas tij, më e rëndësishme do të jetë efekti që do të ketë zvoglimit i këtij numri në rezultatin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqiperisë. Eksperti i zgjedhjeve flet për efektet që do të ketë zvoglimi i këtij numri në zgjedhjet lokale dhe ato qendror për partitë e mëdha dhe ato të vogla.
Kume
“Numri më i vogël i qarqeve do të krijojë mundësi shumë më të mira për konvertimin e votave të partive te vogla në mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Partive të vogla ky zvogëlim ju intereson. Ndërkohë në zgjedhjet për organet e pushetetit vendor, zvogelimi i numrit të komunave e bashkive, si rregull do të prodhojë efektin negativ për partitë e vogla. Mundesitë e tyre për t`u përfaqësuar në këshillat komunal ose bashkiak, si rregull do të zvogëlohen”,-deklaroi Kristaq Kume.
I pyetyr se sa ndikon reforma administrativo-territoriale në Kodin Zgjedhor e për pasoje në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, referuar këtu edhe dy varianteve të miratuara nga mazhoranca dy ditë më parë, atë me 39 dhe 47 bashki, Kume thotë se reforma në fjalë dhe ajo zgjedhore si procese legjislative nuk interferojnë tek njëra-tjetra, ndërkohë që sipas tij, është e rëndesishme të theksohet se Kodi zgjedhor që do të hartohet në kuadër të reformës së ardheshme zgjedhore, duhet të mbaj parasysh ndryshimet që do të prodhojë në hartën e ndarjes adminitrativo-territoriale reforma që është duke u bërë. “Duke qenë se numri i njesive vendore, komuna e bashki do të zvogelohet, pra, territori i tyre dhe numeri i zgjedhësve për çdo njësi do të rritet në mënyrë të ndieshme, është e nevojshme që të rishikohet formulimi i dispozitave sipas të cilave formohen zonat e administrimit zgjedhor”. Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thekson rëndësinë që ka konsensusi politik në miratimin e reformës administrativo-territoriale mes vetë aktorëve të politikës shqiptare.
“Lidhja me sensitive midis reformes administrativo-teritoriale dhe zgjedheve, lidhje që gjeneron edhe qëndrimi e opozitës ndaj saj është mundësia që ka hartuesi dhe realizuesi i kësaj reforme për ta përdorur atë në funksion të interesave të tij elektorale. Është e hapur mundësia që vendimmarrja për formimin e komunave dhe bashkive të ardheshme të bëhet duke ju referuar, me përpparësi, këtij interesi. Ndaj dhe është shumë e rendësishme që produkti i kësaj reforme të këtë kondtribuete reale të të gjithë palëve, mazhorancë e opozitë”,-deklaroi Kume. Aktualisht mazhoranca miratoi dy variante për hartën e re territoriale të vendit, variantin me 39 dhe 47 njësi. Edhe pse mes mazhorancës nuk pati një konsensus të plotë për të dalë në një variant të vetëm, harta përfundimtare pritet miratohet në fund të muajit korrik, para se të mbyllet sesioni parlamentar.
Riformatimi i KQZ? Ivi Kaso: Kodi e përcakton qartë se kur u mbaron mandati
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe Gjykatën Kushtetuese, Ivi Kaso, në një prononcim për gazetën “Standard”, lidhur me debatet e fundit për riformatimin e KQZ-së, shprehet se mandati i anëtarëve është i përcaktuar në ligjin e zgjedhjeve.
“Kodi Zgjedhor konsensual e përcakton fare qartë se Kur u mbaron mandati i kryetarit dhe anëtarëve aktual, dhe cili është mekanizmi që garanton balancën politike”,-theksoi Kaso. Ndërkaq, pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve gjatë shqyrtimit të raportit të KQZ-së për vitin 2013-ë, deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, foli për riformatimin e komisionit më të lartë të administrimit zgjedhor. Sipas Klosit, në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk mund të shkohet me këtë trupë zgjedhore për shkak të politizimit të saj.
Islami: Riformatimi i KQZ-së nuk është çështje dëshirash
Deputeti i opozitës Kastriot Islami, njëkohësisht edhe ekspert në fushën e zgjedhjeve, deklaron se riformatimi i KQZ-së nuk është i nevojshëm për faktin se komisioni në fjalë i ka të përcaktuara qartë rregullat se kur anëtarëve u mbaron mandati. Sipas Islamit, riformatimi i KQZ-së do të ishte në shkelje të ligjit dhe për këtë ai i referohet edhe shembujve të tjerë në raportet mes mazhorancës dhe institucioneve të pavarura.
“KQZ-ja ka një mënyrë sesi ndërtohet, ka një mandat dhe për këtë duhet respektuar ligji. Kjo nuk është çështje dëshirash që sa herë vjen një mazhorancë dhe e ndryshon. Nuk ndryshon formatimi sa herë që ndryshon mazhoranca. Ndryshon kur mbaron mandati dhe kur mbaron ky mandat ka një rregull sesi bëhet. Nëse ata ndryshojnë mandatin në mes, janë në thyerje të ligjit. Kjo gjë nuk është se ndodh vetëm më KQZ-në, këtë ata ia kanë bërë AMA-s e të gjithëve. Praktikisht ata po dhunojnë Kushtetutën dhe ligjit, parimet e funksionimit të institucioneve”,-tha deputeti Islami në një prononcim për “Standard”.
Reforma territoriale, dy variantet me 39 dhe 47 bashki, PS-LSI pa konsensus
Pas propozimit të pesë varianteve për ndarjen e re administrative-territoriale, Komisioni i Posaçëm Parlamentar miratoi tri ditë më parë dy variantet 39 dhe 47 të hartës për ndarjen e re administrative-territoriale dhe pas konsultave në komuna dhe bashki të vendit, do të dilet me një variant të vetëm. Për zbatimin e këtij vendimi, u ngarkua ministri i Çështjeve Vendore për të ndjekur procesin e konsultimeve dhe marrjen e mendimeve nga pushteti vendor për të bërë ndarjen në përputhje me përcaktimet.
Në mbledhjen e fundit socialistët janë shprehur në mbështetje për variantin me 39 zona funksionale, por lanë të hapur mundësinë e marrjes së elementëve pozitivë edhe nga varianti me 47 njësi. Me herët Kryeministri Edi Rama është shprehur për variantin e parë, atë të ndarjes me 30 njësi, por duke shtuar edhe njësitë minoritare në vend.
Nga ana e tyre deputetët e LSI-së kanë përjashtuar variantet me më shumë ndarje administrative.“E përjashtoj variantin me 63. Qoftë varianti me 39, qoftë varianti me 47 mendoj se janë dy variante që duhen kërkuar mendim për të dyja në vendimmarrjen përfundimtare. Nuk teprohet nëse quhet vendim historik sepse i tillë është. Për këto arsye, unë jam i mendimit që variantet 39 dhe me 47 ndarje do të ishin një propozim i mirë i Komisionit të Reformës për marrjen e opinionit nga komunitetet”, – ka thënë në mbledhjen e fundit deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.
Mesila Doda
Maxhoranca e sotme përkujtoi 70-vjetorin e “Kongresit të Përmetit”, ditën e legalizimit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Sot komunistet e rinj e të vjetër ndjehen më të fuqishëm e më vendimarrës se kurrë ndaj i sugjeroj udheheqsve rilindas që ta çojnë deri në fund amanetin e Enver Hoxhes dhe ta rikthejnë emërtesën e turpshme “Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë”.
Më këtë rast i rikujtoj debatikasve të rinj që në këtë vend bustet hiqen dhe diktaturat shemben, edhe kur janë të çimentuara nga trafiqet dhe pushteti.




