Adele, këngëtarja më e paguar në Britani

adele  Këngëtarja që ka fituar edhe “Oscar” me kolonën zanore “Skyfall” do ta realizojë në fund të këtij viti edhe albumin e saj të tretë, i cili, sipas saj, kap shifrën prej 45 milionë dollarësh. Ajo nuk ka realizuar asnjë album që nga viti 2011, por prapë mbetet këngëtarja më e paguar në Britani në mesin e yjeve të tjerë që janë më të rinj se 30 vjeç. Lista e “Sunday Times” e radhit Adele si këngëtaren më të paguar, kjo me rreth 15 milionë dollarë fitime vitin e kaluar dhe 15 milionë të tjera në vitin 2012. Në këtë listë pas saj vjen Calvin Harris, ndërsa më pas edhe One Direction, Harry Styles, Liam Payne, Zayn Malik, Leona Lewis, Katie Melua e Emeli Sande. Në listën e përgjithshme ku përfshihen edhe muzikantë mbi moshën 30-vjeçare vijnë edhe Simon Cowell, Paul McCartney, Elton John dhe U2.

 

“Fantazma” e Micheal Jackson godet serish

 Pas vdekjes së mbretit të popit, Micheal Jackson, në media dhe jo vetëm u spekulua mjaft rreth fantazmës apo hijes së tij, e cila, sipas tyre, ishte e pranishme. Rasti më i fundit ka të bëjë me shfaqjen e “fantazmës” së Jackson-it në çastin kur një imitues i tij ishte duke firmosur autograf për në një show në nder të tij dhe u fotografua nga një 14-vjeçar. Ai mbeti i tronditur kur pa se mbi supet e artistit të ri shfaqej një hije e shndritshme që ngjante me mbretin e popit.

 

Selena mbeti shtatzënë – Bieber nuk e deshi fëmijën?!

 Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez kishte mbetur shtatzënë me Justin Bieber-in në vitin 2012 dhe kishte planifikuar ta lindte fëmijën – raportojnë tabloidet amerikane.Sipas mediave, Selena kishte menduar se shtatzënia është shenjë se këngëtari kanadez është mashkulli me të cilin duhet ta kalojë jetën.Megjithatë, Bieber kishte refuzuar që të bëhej me fëmijë, ndërsa dy muaj më pas Selena ka pasur abort spontan dhe spekulohet se ky ka qenë momenti i thyerjes në lidhjen e tyre.“Shtatzënia nuk ishte planifikuar, por asaj nuk i interesonte. Ajo ishte e vendosur që ta mbante fëmijën. Ishte e bindur se ishte shenjë se me Justin duhej të qëndronte deri në fund të jetës. Megjithatë, Justin nuk donte ta pranonte këtë. Dy muaj më pas, Selena pati abort spontan”, – ka thënë një burim.Zëdhënësi i këngëtares ka dalë me deklaratë duke i mohuar këto thashetheme.

 

Motra e Beyonces që rrahu Jay Z, tani kikboksere?

 Skandali i madh që përfshiu yllin e hip hopit Jay Z dhe motrën e bashkëshortes së tij, Solange, duket se po merr dimension tjetër. Batutat për këtë skandal nuk kanë të ndalur. Pas fotografive interesante, ku Jay Z shihet duke kërkuar ndihmë nga Chris Brown (i cili rrahu Rihannan në vitin 2009), në internet po shfaqen shaka të tjera. Në uebfaqen më të madhe ku janë të dhënat e personaliteteve më me ndikim në botë dhe biografitë e tyre, duket se dikush ka qenë i shpejtë për t’ia ndërruar profesionin motrës së Beyonces, Solanges.

 

Stil ekstravagant, Perry dhe Goulding darkojnë në Londër

 E njohur për stilin e saj ekstravagant jo vetëm në skenë, por edhe në jetën e përditshme, ka preferuar të mos gabojë me një xhaketë lëkure. Të njëjtën stil ka preferuar edhe mikja e saj këngëtare, duke rënë në sy të paparacëve. I referohemi dy divave të muzikës, rebeles Katy Perry dhe Ellie Goulding. Perry nuk është e njohur vetëm për hitet e padiskutueshëm që ka sjellë ndër vite, por edhe për romancat e saj, për të cilën është përfolur shumë. Të njëjtën gjë nuk mund të themi për miken e saj mjaft simpatike, e cila është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj. Katy Perry kishte veshur një xhaketë lëkure, një fund me katrorë të kuq dhe me flokët e saj jeshil. Ajo është parë teksa dilte për të darkuar me miken e saj Ellie Goulding në Londër.

Share it :