Nuri Seferi mposhti Kampionin e Evropës në WBO, Tamas Lodi. Ky duel u zhvillua djenë Hamburg. Pas fitores ndaj Gusmyr Perdomon, të cilën e arriti të shtunën e kaluar në Universal Hall të Berlinit, Nuri Seferi mbetet boksieri më i mirë në trojet shqiptare. Boksieri shqiptarë kryqëzoi dorëzat me Kampionin e Evropës në ËBO, Tamas Lodi. Seferi gjatë karrierës si profesionist ka zhvilluar 41 meçe. Ai ka fituar 35 lufta, prej tyre 20 me nokaut. Kurse, ka gjashtë humbje, prej tyre një me nokaut. Kurse, boksieri hungarez gjatë karrierës ka zhvilluar 15 duele. 24 vjeçari ka 13 fitore, prej tyre 11 me nokaut, derisa ka një humbje me nokaut dhe një barazim




