Info/kult- Java e filmit nga Kosova

java e filmit kosovarArkivi Qendror Shtetëror i Filmit, organizon tek salla Audiovizuale e Muzeut Histori Kombëtar dhe Salla e Kinemasë së AQSHF-së në datat 12 – 16 Maj, javën e filmit Kosovar.  Të hënën, më 12 maj, ora 19.00, tek salla Audiovizuale e Muzeut Historik  Kombëtar KODI I JETËS, i regjizorit Ekrem Kryeziu, 2012, 115’. Të martën, 13 maj, ora 12.00, tek salla e kinemasë në Arkivin e Filmit ROJET E MJEGULLËS, i regjizorit Isa Qosja, 1988, 88’. E mërkurë, 14 maj, ora 12.00, tek salla e kinemasë në Arkivin e Filmit Filma me metrazh të shkurtër. MURI, Gazmend Nela, 2010, 22  Gjakmarrja, Luan Kryezie, 2008, Suxhuk Open, Burbuqe Berisha 2008, 25 min E enjte, 15 maj, ora 12.00 tek salla e kinemasw nw Arkivin e Filmit, “Lepuri me pesw kwmbw”, Ismail Ymeri, 1982, 80 min. E premte, 16 maj, ora 19.00, tek salla Audiovizuale e Muzeut Historik Kombwtar Kolona, Ujkan Hysaj, 2012, 22 min Amel, More Raca, 2013, 23 min.

 

Tradita e maleve të veriut në ekspozitë

Është çelur në Tirana Ekspres ekspozita “Tradita e Maleve të Veriut”. Kjo ekspozitë synon promovimin e trashëgimisë etno-kulturore të  zonave të veriut, duke sjellë një copëz të jetës së malësorëve  që nga mjetet e jetesës, veglat e punës, punimet e ndryshme artizanale dhe veshjet popullore. Ekspozita e objekteve shumëvjeçare do ndërthuret natyrshëm me diskutime, libra dhe poezi të autorëve të zonës shoqëruar nga tingujt e ëmbël të fyellit dhe çiftelisë, të cilat s’do ngurrojnë të marrin dhe nuanca rock-u. Në epokën e teknologjisë dhe të globalizmit ku kultura po njësohet vazhdimisht është e rëndësishme të kthejmë vështrimin herë pas here nga rrënjët, pasi kultura e sotshme ndërtohet mbi themele të forta të së shkuarës. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me datë 15 Maj 2014.

 

Share it :