Ankthi te 20-40-vjeçarët dhe tek të moshuarit, mënyrat për ta shmangur

AnkthiAnkthi është pjesë normale e jetës. Shumë njerëz ndihen në ankth kur përballen me një kërcënim ose me një sfidë të re. Një ekzaminim, një intervistë pune ose një konkurs i rëndësishëm mund të jenë prodhues normal i ankthit. Në të vërtetë, ankthi në këto situata është ndihmues. Por, ndërkohë që shumë pak ankth mund të na bëjë që të ndihemi të vetëkënaqur, shumë ankth mund ta bëjë jetën shumë të vështirë. Ankthi ndikon tek ne në mënyra të ndryshme. Mentalisht, mund të na bëjë që ne të ndihemi të shqetësuar, të ndikojë në vëmendjen dhe përqendrimin tonë dhe të shkaktojë paragjykime në mënyrën sesi ne mendojmë, duke na bërë që ta shohim botën si një vend më të frikshëm sesa është në të vërtetë. Ankthi gjithashtu prodhon një sërë efektesh anësore, siç është pulsi i shpejtë, marramendje, dridhje, shqetësime me tretjen e ushqimeve, djersitje dhe një tendencë për të marrë frymë shumë shpejt, hiperventilim etj. Kjo shpesh çon në pagjumësi. Ankthi ndikon edhe në sjelljen tonë, duke na bërë që të shmangim situata që ne mendojmë se mund të na shkaktojnë ankth. Ankthi është anormal kur sasia e përjetuar e ankthit është e papërshtatshme për situatën.

 

Trajtimet për ankthin

Ekzistojnë shumë mënyra efektive që trajtojnë çrregullimet e ankthit. Trajtimet mund të përfshijnë masat e mirëqenies, relaksin, këshillimin dhe mjekimin. Terapia konjitive–bihejvorale (CBT) është një formë e zakonshme këshillimi për çrregullimet e ankthit. Ajo përfshin edukimin për ankthin dhe teknikat për zgjidhjen e problemeve. Ashtu sikundër sugjeron edhe emri,

terapia ndihmon njerëzit që të kuptojnë mendimet dhe sjelljet e tyre rreth situatave provokuese të ankthit dhe sesi këto sjellje mund të përjetësojnë ankthin. Terapisti punon me personin që është në ankth, duke filluar që të sfidojë mendimet dhe duke modifikuar sjelljet e tyre në një mënyrë të tillë që të zvogëlojë ankthin. CBT mund të jetë një formë terapie shumë efektive për një sërë çrregullimesh të ankthit dhe zakonisht, për një trajtim afatgjatë, është preferuar metoda e mjekimeve. CBT nga ana e personit që trajtohet, kërkon një praktikë të konsiderueshme dhe trajtimet e suksesshme do të përfshijnë përgjatë rrugës, ekspozimin ndaj disa anktheve.

 

Të kujdesesh për ankthin

Të luftosh ankthin nuk është asnjëherë e lehtë. Personat me çrregullime të lehta të ankthit luftojnë përditë me mendimet e tyre shqetësuese dhe të bezdisshme. Njerëzit me çrregullime paniku, ata që nuk e dinë kur ai do të godasë, bëhen më të vetëdijshëm për shqetësimin që kanë. Ndonjëherë kjo shkakton një sulm paniku. Me fillimin e një viti të ri (ose çdo datë tjetër që na bën të ndihemi kështu), shumë nga ne i hedhin një sy jetës së tyre për të parë çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë jo. Ne rikapitulojmë ku kemi qenë dhe ku duam të jemi. Kjo fillon me krijimin e një plan-veprimi apo një kure të re. Provoni të ndërroni medikamentet, apo të ndiqni një terapi tjetër si p.sh. terapinë e mendimeve konjiktive (të sfidosh një mendim negative për ta vënë

në pah). Provoni dhe një trajtim tjetër si p.sh. hipnozën.

Nëse po mundoheni të bëni një ndryshim pozitiv në jetën tuaj, ja 5 detaje me të cilat duhet të merreni. Ju e dini se të kujdesesh për veten është gjithmonë e rëndësishme. Forma fizike ndikon në nivelin e ankthit. Ja disa hapa që duhet të ndërmerrni për të qenë në formën më të mirë fizike:

 

Hani siç duhet

Edhe pse dieta nuk është shkaktar i drejtpërdrejtë i ankthit, mund të ndikojë në nivelin e tij. Disa substanca, si p.sh. kafeina, rrit nivelin e acarimit dhe shkakton stres. Nëse nuk jeni të sigurt cilat ushqime janë të pranueshme për ju, flisni me një doktor ose dietolog që t’ju propozojë një dietë të balancuar

 

Bëni gjumë të bollshëm natën

Kjo sigurisht është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Shqetësimi dhe stresi bëjnë që të përpëliteni gjatë gjumit dhe kjo sjell rritje të nivelit të ankthit ditën tjetër.

Bëni stërvitje

Sipas studimeve, aktiviteti fizik, sado i paktë, ul nivelin e ankthit dhe depresionit. Nëse nuk merreni me asnjë lloj sporti, filloni me të paktën 10 ushtrime në ditë. Me kalimin e kohës, rriteni kohëzgjatjen. Nëse keni probleme të tjera, këshillohuni me një doktor për llojin e ushtrimeve që ju shkon për shtat.

Përvetësoni aftësi relaksuese

Strategjitë, si marrje fryme thellë apo meditimi, ju ndihmojnë shumë në luftën kundër ankthit. Edhe po ta praktikoni vetëm 10 minuta në ditë, ndryshimet do jenë të mëdha. Këto teknika ndihmojnë edhe në fazat e para të ankthit.

Mendoni për momentin

Mundohuni të jetoni momentin. Ankthi dhe stresi vijnë si pasojë e diçkaje që ka ndodhur në të kaluarën, ose për një shqetësim në lidhje me të ardhmen. Mundohuni të përqendroheni tek çdo gjë që ndodh rreth jush për momentin. Me këtë lloj praktike 10 minuta në ditë, mund të përforconi ndjesinë e të qenit mirë (aktiv).

 

 

 

 

Hipertensioni, ushqimet që duhet të konsumoni

Dihet që ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e gjithsecilit prej nesh, aq më tepër në shëndetin e personave që vuajnë nga sëmundjet kronike. Këta persona duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e ushqimit që konsumojnë. Ja disa mënyra se si duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe ushqimet që duhet të konsumoni për uljen e tensionit:

-Çokollatë e hidhur

-Thjerrëzat

-Drithërat

-Frutat dhe perimet e ndryshme

-Prodhimet e ndryshme të qumështit

-Fasulet dhe të gjitha derivatet e tyre

-Peshku apo kapsulat Omega 3

-Patatja ngjyrë vjollce

-Panxhari ngjyrë rozë

-Arrat

Share it :