3 kategoritë që do të përfitojnë të ardhura më të larta
Ndryshim dhe formulës për llogaritjen e pensionit
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka gati draftin e ri të pensioneve. Ky draft do të bëhet publik brënda kësaj jave dhe do të zbardhë të gjitha ndryshimet që parashikohen me skemën e re. Ekspertët që po merren me reformën e pensioneve e kanë dorëzuar draftin pranë Ministrit të Mirqëqënies Sociale Erjon Veliaj. Në draft parashikohen ndryshime rrënjësore të skemës që sipas ekspertëve do të sjellin më shumë të ardhura për çdo të moshuar në momentin që do të dalë në pension. Fillimisht ndryshimet në skemë do ti paraqiten opinonit publik dhe grupeve të interes. Më pas drafti do të kalojë për miratim në qeveri dhe diskutimet do të mbyllen në parlament, përpara se skema të hyjë në fuqi në 1 janar 2015.
Kush do të përfitojë?
Të parët që do të përfitojnë nga skema e re e pensioneve do të jenë të moshuarit pa të ardhura dhe që nuk kanë derdhur kontribute gjatë jetës së tyre. Kjo për shkak të një pensioni të veçantë që eksperët e kanë quajtur “pension social”. Ky pension do të jetë rreth 85 mijë lekë (të vjetra) dhe do të jepet pas moshës 70 vjeç, pasi i moshuari të ketë vërtetuar që nuk ka të ardhura. Kategoria që do të ketë mundësinë të përfitojë më shumë nga skema e re janë individët 40-45 vjeç të cilët do të kenë do të marrin një pension më të lartë se ai që marrin të moshuarit e sotëm. Kjo do të ndodhë falë hejqes së tavanit të përfitimeve duke u dhënë mundësi kontribuesve të rregullt të marrin një pension dyfish më të lartë se ai që do të merrnin nëse do të mbushnin sot moshën e pensionit. Po kështu çdokush mund të bëjë derdhje vullntare të kontributeve (veçmas nga kontributete që dërdhen kur je në punë), për të siguruar më shumë të ardhura kur të mbushet mosha e pensionit. Pjesërisht nga skema e re do të përfitojnë dhe të moshuarit të cilët do të dalin në pension gjatë 10-vjeçarit të ardhshëm. Kjo do të ndodhë falë ndryshimit të mënyrës për llogaritjen e pensionit. Kështu një burrë që sot është në moshën 55 vjeç, kur të mbushë moshën, pensioni nuk di ti llogaritet më të njëtën formulë si më parë, por me formulën e re që do të bëhet publike këtë javë nga Ministria e Mirëqënies Sociale.
Ndryshimet e moshës
Ashtu siç e bëri të ditur dhe Ministri i Mirqënies Sociale, Erjon Veliaj mosha e pensionit do të rritet më dy muaj duke filluar nga vitit i ardhshëm, por do të ulet për profesjonet e vështira. Këhstu ata që punojnë në miniera apo punë të tjera të cilat do të klasifikohet si “të rëndë” me skemën e re nuk do të dalin në pension në të njëtën moshë që dalin sot. Ndryshimi i madhë për moshën e pensionit pritet të bëhet pas 15 vitesh ku burrat do të dalin në pension në moshën 68 vjeç dhe gratë në moshën 65.





