Nënë me shumë fëmijë, si përfitohet pensioni  

 

Shuma e përgjithshme e pensionit do të jetë jo më shume se dyfishi i shumës bazë, ose 75% e pagës neto mesatare të 3 viteve rresht, në 10 vitet e fundit të punës të personit të siguruar, cila të jetë më e vogël

 

femijeInstituti i sigurimeve Shoqërore lidh pension dhe për nënat që kanë shumë fëmijë. Burrat ose gratë që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të plotë të pleqërisë kur: Plotësojnë moshën 50 vjeç, kanë 30 vjet periudhë sigurimi, janë tërhequr nga veprimtaria ekonomike, kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur mbi 8 vjeç.

 

Masa e pensionit

Masa mujore e pensionit të plotë të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë e pensionit iu jepet të gjithë personave të siguruar. Shtesa që iu jepet personave të punësuar është 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit do të jetë jo më shume se dyfishi i shumës bazë, ose 75% e pagës neto mesatare të 3 viteve rresht, në 10 vitet e fundit të punës të personit të siguruar, cila të jetë më e vogël. Pensioni bazë përcaktohet me VKM.

 

Veçoritë

Gjatë llogaritjes së pensionit si nënë me shumë fëmijë duhet të kemi parasysh se pensioni si nënë me shumë fëmijë i fshatit ka këto veçori: Përfituesja e këtij pensioni në qoftë se ka punuar në shtet dhe në ish-kooperativat bujqësore, do të përfitojë pension pleqërie fshati, si nënë me shumë fëmijë. Me plotësimin e kushteve për pensionin si nënë me shumë fëmijë dhe në qoftë se plotëson kushtet për pension shteti, pra ka mbi 17 vjet e 6 muaj periudha sigurimi në shtet, ka të drejtë që të kërkojë pension pleqërie të plotë ose të pjesshëm, sipas rastit.

 

 Dokumentacioni

Për të përfituar pension të plotë si nënë me shumë fëmijë përfituesi, ose i autorizuari me Instituti i Sigurimeve Shoqërore prokurë, paraqitet në ALSSH të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit si nënë me shumë fëmijë. Përfituesi për pension si nënë me shumë fëmijë, ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet si më poshtë: Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose çertifikatë lindjeje me fotografi

– Certifikatë e gjendjes familjare

– Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra)

– Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe certifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijët që nuk figurojnë në certifikatën e gjendjes familjare

– Dy fotografi

b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:

– Libreza e punës

– Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj

– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM

– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme);

– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992;

– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj)

– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët

– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna)

c) Për personat që përfitojnë nga ligji nr. 7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe:

– Vërtetim i gjendjes gjyqësore

– Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik

– Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë

– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë

d) Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:

– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 1.1.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 1.1.1994)

– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive

 

 

 

Sa kompensohen personat në ngarkim të pensionistëve

 

Ky kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfituesi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar. E përfitojnë të gjithë pensionistët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet: Kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë. Kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhënie pune. Nuk e përfitojnë pensionistët që realizojnë të ardhura nga veprimtaria ekonomike si të punësuar, punëdhënës, të vetëpunësuar ose kanë tokë në pronësi.

Masa e përfitimit:

414 lekë në muaj për çdo person të familjes në ngarkim kur:

– Fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën;

– Nipat, mbesat, kur nuk i kanë prindërit, bashkëjetojnë me pensionistin dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën. 207 lekë në muaj, kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune, ose në pension.

Dokumentacioni:

Fotokopje e letërnjoftimit elektronik për personat përfitues

Certifikatë familjare

Vërtetim nga shkolla

Vërtetim nga zyrat e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospatje të aktivitetit

Vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkues, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhënie pune

Deklaratë personale

Share it :