Publikohet lista/ Ja emrat e 45 karburanteve ku shitet me cilësi të keqe

Vlera e gjobave për çdo pikë, ka qenë nga 70 mijë deri në 1 milionë lekë

 

karburant,_1 Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë, nëpërmjet Inspektoratit Qendror Teknik, ka publikuar listën e 45 pikave të karburanteve, të cilat janë gjobitur gjatë vitit 2014. Masat janë marrë, pasi një pjesë e këtyre subjekteve nuk dispononin dokumentacionin tekniko-ligjor për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ndërsa një tjetër kategori subjektesh rezultoi se kishin probleme me standardin e pikës së flakërimit, përqindjen e squfurit jashtë normës ligjore, që janë treguesit kryesorë të cilësisë së karburantit. Vlera e gjobave për çdo pikë ka qenë nga 70 mijë deri në 1 milion lekë. Në një reagim të saj, Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure ka kërkuar hetim të plotë të këtij skandali, ku pjesë e hetimit të bëhen të gjitha pikate karburanteve. Pak kohë më parë, Drejtoria e Metrologjisë vendosi gjoba për 7 pika karburantesh, të cilat mashtronin me sasinë që shisnin. Nëpërmjet ndërhyrjes në pistoletat e naftës dhe të benzinës, në serbatorin e makinës hidhej më pak sesa tregohej në ekran.

 

 

Vendimi/ Gjykata Administrative rrëzon INUK-n: Të rifillojnë punimet në bulevardin e ri të Tiranës

 Ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës nuk mund të bllokohet nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës Administrative, e cila ka rrëzuar kërkesën e INUK-t për pezullimin e punimeve në bulevard. Vendimi i Gjykatës u mor pas shqyrtimit në themel të çështjes. INUK ndërhyri rreth një muaj më parë në zonën ku po ndërtohet bulevardi i ri dhe me një urdhër vendosi ndalimin e punimeve, pavarësisht se nuk ishte kompetencë e këtij institucioni. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar e argumentoi bllokimin me ankesat që kishin ardhur nga banorët, lidhur me çmimin e ulët që ishte vendosur nga qeveria për shpronësimin. Punimet për bulevardin e ri nisën me shembjen e stacionit të trenit të Tiranës shtatorin e vitit të kaluar dhe do të vijonin në lindje dhe ka një kosto prej 26 milionë eurosh. Nga zbatimi i projektit të bulevardit të ri të Tiranës preken 204 objekte dhe 38.642 m² truall. Në total janë 262 pronarë, të cilët do të shpronësohen nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e bulevardit të ri. Vlera totale e shpronësimit për këtë projekt është gati 1.8 miliardë lekë.

 

 

 

Share it :