E për ta bërë edhe më të nxehtë situatën, në foto shfaqet edhe një djalë, detyra e të cilit ishte të hidhte ujë në fundshpinën e Rihannas. Sa fatlum ai djalë! Këngëtarja ka realizuar disa poza tepër “hot” për një revistë franceze. Ndoshta këto foto të Rihannas kishit kohë që i prisnit. Këngëtarja ka realizuar disa poza për një revistë franceze, ku shfaqet praktikisht me të pasmet plotësisht zbuluar dhe pjesët e tjera intime pothuajse në… “ekspoze”. Vetëm në pjesën e sipërme të trupit të saj mban veshur një palë reçipeta, ndërsa pjesën tjetër e ka plotësisht të shfaqur. E për ta bërë edhe më të nxehtë situatën, në foto shfaqet edhe një djalë, detyra e të cilit ishte të hidhte ujë në fundshpinën e Rihannas. Sa fatlum ai djalë!
Miley Cyrus: Kam vuajtur nga depresioni
Miley Cyrus ka zbuluar se ka vuajtur nga depresioni dhe se një herë ishte babai i saj Billy Ray ai që i ka shpëtuar jetën. “Ishte një kohë kur vuaja shumë nga depresioni. Kyçja derën e dhomës sime dhe në një rast babait iu desh ta rrëzonte në tokë pë të më shpëtuar”, – tha këngëtarja 21-vjeçare. Cyrus tregoi se depresioni iu shfaq nga pasiguritë që i shkaktonin problemet normale që vuajnë adoleshentët me lëkurën e fytyrës. “Kisha një lëkurë shumë problematike dhe nuk ndihesha aspak mirë me pamjen time”, – shpjegoi Miley.
Selena Gomez largon nga puna prindërit
Selena Gomez ka bërë një hap “përpara” në karrierën e saj, duke shkarkuar nënën e saj dhe njerkun nga puna si menaxherë të saj. Këngëtarja raportohet se ka liruar nga detyra Mandyn dhe Brian Teefey qysh muajin e kaluar, për t’i dhënë shans karrierës së saj të drejtohet nga njerëz më profesionistë. Prindërit e Selenës kishin qenë nën menaxhim të karrierës së saj që nga fillimi, kur ajo doli në skenë si fëmijë me kompaninë “Disney”. Por ajo tani beson se është mjaft e pjekur – dhe mjaft e famshme – për të marrë vetë në duar frenat e saj, duke angazhuar menaxherë profesionalë. Ajo shpesh është përplasur me prindërit e saj së fundmi rreth karrierës – duke mos përmendur edhe lidhjen e saj me Justin Bieber. Megjithatë, këngëtarja raportohet se vazhdon të jetë e afërt me ta, pavarësisht se janë të pakënaqur me vendimin e saj.
Vila 10-milionëdollarëshe e Vergaras
Të qenit aktorja televizive më e paguar hollivudiane i ka përparësitë e veta. Ylli i “Modern Family”, Sofia Vergara, kohë më parë ka shpenzuar disa milionë dollarë për një shtëpi ëndrrash në Beverli Hills. Aktorja 41 vjeçe shpenzoi 10.6 milionë dollarë për vilën e saj gjigante me stil italian, e cila ka 7 dhoma gjumi dhe 11 banja. Jashtë saj është një pishinë e madhe dhe pamja përreth saj është e mahnitshme.
Lidhja e re që po habit Hollivudin
Katie kishte qenë mysafire e serialit që në 2011-ën, mirëpo shkëndijëzat mes tyre kanë lindur pas disa vjetësh dhe që atëherë, ata nuk po ndahen nga njëri-tjetri. Aktorja e Hollivudit, Katie Holmes, dhe aktori Jason Segel thuhet se kanë nisur një lidhje dashurie. Ish-bashkëshortja e Tom Cruise, Katie Holmes, dhe aktori i serialit “How i Met Your Mother” e kanë nisur një lidhje dashurie pasi janë takuar gjatë xhirimeve të këtij seriali. Katie kishte qenë mysafire e serialit që në 2011-ën, mirëpo shkëndijëzat mes tyre kanë lindur pas disa vjetësh dhe që atëherë, ata nuk po ndahen nga njëri-tjetri. Një burim i ka thënë revistës “Star” se Katie dhe Jason janë në fillim të lidhjes dhe janë të sigurtë në ndjenjat e tyre. “Ata po përshtaten shumë mirë me njëri-tjetrin dhe sipas Katiet, Jason është ai i vërteti”.




