Florenc Drizari
Rënia e transportit, rënia e ekonomisë rrëzon propagandën e Ramës”
“Era fryn djathtas në kontinent”. Kështu u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në mbledhjen e djeshme që zhvilloi me deputetët grupin parlamentar demokrat, pas përfundimit të punimeve në samitin e Partive Popullore Evropiane, PPE. Fillimisht Basha përshëndeti fitoret e partive të së djathtës në zgjedhjet lokale në Francë dhe në zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke thënë se në rastin e parë zgjedhësit e këtyre vendeve ndëshkuan me votë politikat e së majtës në qeveri, duke kthyer sytë dhe besimin nga partitë e opozitës së djathtë.
Basha tha se kjo tendencë për të djathtë shqiptare është një mision për të rikthyer stabilitetin ekonomik, për të cilin ai bëri përgjigjës Kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta. “Ardhja e qendrës dhe qendrës së djathtë në qeverisjen e vendit është një domosdoshmëri për të ndaluar krizën në pikiatë dhe për të rimarrë ringritjen. Hartimi dhe zbatimi i politikave që burojnë nga parimet e lirisë dhe shtetit ligjor janë rruga e sigurt për të kthyer në shinat e zhvillimit dhe përparimit Shqipërinë e marrë peng nga eksperimentet e paafta dhe të papërgjegjshme të tipit “ ku rafsha mos u vrafsha”, nga arroganca, demagogjia dhe papërgjegjshmëria e qeverisë Rama-Meta”,-theksoi Basha.
Borxhi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama se po manipulon shifrat e ekonomisë nëpërmjet INSTAT-it. Basha e quajti absurd boxhin 720 milionë dollarë të paregjistruar ndaj biznesit që deklaron Kryeministri, duke thënë se një borxh i paregjistruar nuk ekziston.
“Rritja artificiale e shifrave të borxhit për konsum propagandistik bëhet për të justifikuar dështimet e qeverisë, dështimet në mbajtjen e premtimeve për shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit dhe për financimin e ekonomisë edhe pasi kjo qeveri ka marrë një borxh të madh në vjeshtën e vitit të kaluar dhe përgatitet të marrë një hua të re të madhe këtë vit.
Zotin Rama e gënjen mendja se mund t’i mashtrojë për herë të dytë shqiptarët. Njerëzit besojnë premtimet, por gjykojnë faktet. Njerëzit po shohin se kjo qeveri ka marrë e po merr borxh më dorë të rëndë, por nuk po shlyen detyrime; ka ngritur taksat si asnjëherë tjetër dhe po mburret se po realizon e tejkalon planin e të hyrave në buxhet, por nuk po ndërmerr asnjë investim, nuk po bën asnjë punë serioze që t’i ketë duk. Kjo ka dy shpjegime. Qeveria ose po gënjen për te ardhurat, ose po i shpërdoron ato. Në fakt po i bën të dyja”,-tha Basha.
“Edi Tapia”
Një tjetër çështje e diskutuaër në mbledhjen e grupit të PD-së, ishin edhe deklaratat e Kryeministrin Rama për legalizimet. Basha e quajti propagandë të qeverisë të gjithë procesin e nisur sëfundmi nga kreu i ekzekutivit, duke thënë se një proces i tillë ka nisur kohë më parë. Gjithashtu kreu i opozitës foli edhe për zyrat e punësimit që Kryeministri Rama ka inaguruar në disa qytete të vendit, që për kreun e PD-së, është një tjetër fasadë e kësaj qeverie.
“Në fakt propaganda është bërë sot kuptimi i qeverisjes së Shqipërisë; nuk qeverisin, vetëm bëjnë propagandë, përdredhin fjalët, përdredhin ndonjë shifër, marrin ndonjë gjë që ua kemi lenë gati ne, i ndërrojnë ngjyrën apo etiketën dhe mundohen ta paraqesin si një arritje të tyre, siç kanë bërë përshembull me zyrat e punësimit apo me tapitë e legalizimeve, që kryeministri Rama ia ka marrë Shabanit tonë dhe i ka bërë te vetat. Shaban-Tapia, i quante kur ishte në opozitë, tani i quan në Edi-Tapia”,-deklaroi Basha. Në fund të fjlës kreu i PD-së thekson se opozita do të kërkojë transparencë për çdo euro, dollarë apo lek që merret borxh në vend.
Berisha: Vetëm protesta popullore e ndal revanshin enverist të Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se po merr kompetencat e kreut të shtetit. në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se me ligjin e ri Rama merr për vete të gjitha kometencat që Presidenti ka ushtruar 23 vite pluralizem për përmbushjen e detyrës së tij si Komandant i Pergjithshem. Ky është një rikthim drejt të shkuares se zezë.
“Pas lufte, Enver Hoxha për disa vjet shpali veten sekretar të parë të Komitetit Qendror të PPSH, Kryeminister dhe President te Shqiperisë. Me vonë, duke ruajtur për vete te gjitha kompetencat e Presidentit, krijoi Presidentin kukull te Presidiumit te Kuvendit Popullor. Ne vitin 91 partite e qendres se djathte te Europës, ne deklaraten e Parisit, cilesuan Enver Hoxhen për barbarite e tij si Hitlerin shqiptar te Pasluftes por edhe sepse Hitleri, pas vdekjes se presidentit gjerman Hindenburg, suprimoi postin e presidentit dhe mori vete kompetencat e tij. Prapa ketij veprimi enverist te Edi Ramës perveç etjes për pushtet qendron dhe deshira per te patur ne dore se bashku me Koçon pronat e ushtrise ne brigjet e Jonit dhe Adriatikut per pazare korruptive. Vetëm protesta e përgjithshme popullore do të ndalë revanshin enverist të Edi Ramës”, – shkruan Berisha.
Dëshmia e Breçanit: Shkarkimi im hakmarrje politike
Ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani deklaroi se lirimi i tij nga detyra u bë për shkak të hakmarrjes politike të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në seancën dëgjimore të mbajtur pasditen e djeshme në Komisionin Hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit, Breçani tha se largimi i tij nga detyra është bërë në kundërshtim me ligjin. Për deputetë të mazhorancës, anëtarë në Komision, këto janë pretendime të pabaza, ndërsa akuzuan Breçanin se është rritur në gradë në shkelje të ligjit, fakt që është hedhur poshtë nga ai. Breçani u pyet edhe lidhur me konfliktet e herëpashershme që ai ka pasur me deputetë të opozitës sot në mazhorancë dhe dha këtë përgjigje: “Jam konfliktuar sa herë deputetët e opozitës kanë shkelur ligjin. Në një rast, për shembull: me çfarë të drejte deputeti ofendon uniformën e policisë dhe e kap për rrobash etj.etj. apo si në rastin e shkollës “Bajram Curri” me rastin e zgjedhjeve kur deputetët e opozitës më akuzuan mua për vjedhje votash ndërkohë që për atë deputet më thanë “Lëre atë se ka pirë raki!” Ndërsa për mesazhin e postuar në faqen e tij në fb me thirrje për përmbysjen e Ramës, Breçani sqaroi se atë e kishte shënuar i biri i tij.




