LEGALIZIMET/ Kufiri në 300 metër katror truall, sa do të vlerësohet

Florenc Drizari

 

 

Rama: Kush ka ndërtuar në tokën e vet nuk do paguaj asnjë gjë, kush ka ndërtuar në pronën e shtetit apo pronarit të vjetër ka një procedurë tjetër

 

rama_certifikata_falasLigji i ri për legalizimet pritet të nis sëshpejti shqyrtimin në komisionet parlamentare, ndërkohë që paralelisht me këto procedura, përfaqësues të qeverisë kanë nisur një tur takimesh në qytete të ndryshme të vendit, për të shpjeguar ndryshimet dhe hapat që duhen ndjekur. Premtimet e përfaqësuesve të qeverisë thonë se qytetarët që kanë ndërtyar në tokën e tyre do të marrin dokumentet e legalizimit falas, ndërkohë që procedura të tjera do të ndjekin ata persona që kanë ndërtyar në tokën e shtetit apo të pronarëve të tjerë. Këto procedura të ndryshme shpjegohen me faktin se ka një grup të madh njerëzish që kërkojnë legalizim, ndërkohë që ekziston një tjetër gru njerëzish që kërkojnë kthim dhe kompensim pronash. Qeveria thotë se ka një zgjidhje për ata që kanë ndërtuar jo në tokën e tyre dhe argumenton se trualli deri në 300 metra katrorë, do të legalizohet jo çmimin e tregut, ndërsa ndërtesat mbi 300 metra katrorë konsiderohen një pasuri përtej nevojës për legalizim dhe ajo pjesë do të legalizohet me çmimet e tregut.

 

Rama

Kryeministri Rama zhvilloi dje një takim në qytetin e Durrësit, duke shpërndarë certifikata të legalizimeve për banorët e zonave me ndërtime informale. Ai zhvilloi një takim me banorët e zonës informale të ish-Kënetës në Durrës ku u ka sqaruar procesin e legalizimit të banesave. Gjatë këtij takimi Rama theksoi edhe njëherë se procesi i legalizimit të banesave do të bëhet falas. “Sot (dje) jemi këtu pasi jemi të gatshëm që zotimin tonë për të kryer dhe mbyllur legalizimet, si një plagë e madhe dhe thelluar në vite, falas ta bëjmë realitet. Ta bëjmë realitet duke filluar siç kemi filluar në çdo zonë me dhënien e dokumenteve të pronësisë për ata që kanë aplikuar vite më parë. 160 mijë aplikime të bëra në vite për të cilat nuk është bërë asnjë gjë dhe askush nuk ka vajtur tu trokasë në derë qytetarëve. Janë mijëra familjet kanë paguar një herë, dy apo tre herë pa llogaritur sa kanë paguar për ata që kanë trokitur në derë sa afrohej fushata shkuan deri aty sa të jepnin letra false si tapi. Ne kemi ardhur tu japim dokumente pronësi, tituj pronësie.”- u shpreh Rama. Kryeministri theksoi gjithashtu se procesi është ndryshuar dhe të gjithë qytetarët do të kryejnë procedurat për legalizimet do të bëhet me mbështetjen e ALUIZNIT. “Kemi bërë një ndryshim themelor në proces duke vendosur jo më që ju të shkoi ju te ALUIZNI por ai të vi tek ju. Të vi tek shtëpitë tuaj të jetë shërbëtori juaj për të plotësua dokumentacionin. Ai dokumentacion që ishte tortura më e madhe sot do bëhet me asistencën e ALUIZNIT dhe falas. Gjithë procesin e mban përsipër shteti. Falas do bëhet legalizimi edhe për të gjitha familjet pa përjashtim. Duam ti japim fund këtij procesi. Ne e bëjmë këtë jo vetëm që kush ka ndërtuar të marrë pronësinë edhe për një arsye tjetër që ka të bëjë drejtëpërdrejtë me ekonominë.”- theksoi Rama. Më tej kryeministri ka sqaruar se si do të veprohet me legalizimet për banesat që janë ndërtuar në prona publike apo të ish-pronarëve. “Askush nuk do të paguaj më për penalitete vonesash. Kush ka ndërtuar në tokën e vet nuk do paguaj asnjë gjë, kush ka ndërtuar në pronën e shtetit apo pronarit të vjetër ka një procedurë tjetër. Kemi një grup njerëzish që kërkojnë legalizim dhe një grup njerëzish që kërkojnë kthim pronash. ”- sqaroi Rama. Më tej janë shpërndarë edhe certifikatat e pronësisë për disa nga qytetarët që kishin aplikuar prej vitesh për legalizimin e banesave. Certifikata e parë u dha nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ai theksoi se legalizimet po u bëhen njerëzve në nevojë që e meritojnë.

 

 

Legalizimet, Bashkia e Tiranës: Rama në mungesë të rezultateve sulmon çdo arritje për qytetarët

Bashkia e Tiranës reagoi dje pas deklaratave të Kryeministrit Rama në qytetin e Durrësit, duke i cilësuar si qesharake qëndrimet për legalizim fasas për të gjithë qytetarët. Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës s`ka asgjë për të treguar për punën e tij dhe në mungesë të rezultateve të tij sulmon, bllokon dhe nxin çdo arritje për qytetarët. 

“Paaftësia, e ka bërë jo vetëm gënjeshtar por edhe qesharak Edi Ramën. Sot i qau hallin ish- nënkryetarit të tij të Bashkisë së Tiranës se nuk e ka të hipotekuar pallatin. Është bërë për të ardhur keq se nuk di më dhe çfarë flet. Po pse për 11 vjet zoti Rama nuk e pajisët me hipotekë pallatin e Lames? Mos ndoshta si qindra të tjerë, ju pasi i lejuat ndërtuesit të shkelin lejen e ndërtimit vendosët të braktisni mijëra qytetarë nga e drejta e tyre për të pasur hipotekën e shtëpisë së tyre?!

Bashkia e Tiranës ka pajisur me leje përdorimi 180 objekte deri më sot, duke u mundësuar 40 mijë qytetarëve të Tiranës të kenë tapinë e shtëpisë së tyre. Me iniciativën e Bashkisë u miratua akti normativ për ti dhënë zgjidhje ngërçit në të cilin kishte futur me papërgjegjshmërinë e tij mijëra familje të Tiranës, Edi Rama. Ndërkaq, janë në fazat finale të përfundimit të procesit edhe 65 objekte të tjera, të ndërtuara po në shkelje të lejes së ndërtimit, me përfitues afro 14 mijë qytetarë të Tiranës.

Ka edhe 132 objekte të tjera, me një problematikë e cila kryesisht konsiston në mungesën fizike të ndërtuesve, juridike apo në mungesën e vullnetit kur ata ekzistojnë si fizikisht dhe juridikisht.

Kryeministri ska asgjë për të treguar deri me sot për punën e tij, por bëhet edhe më i pabesueshëm, gati qesharak kur në mungesë të rezultateve të tij sulmon, bllokon dhe nxin çdo arritje për qytetarët”,-thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

 

 

 

Deputetet e opozitës marrin pjesë në Forumin Global të Grave Parlamentare në Islandë

Deputetet e opozitës Mesila Doda, kryetare e Aleancës së Grave Deputete të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetare e grupit të miqësisë Shqipëri-Islandë dhe Albana Vokshi kryetare e Komisionit të Çështjeve Sociale, morën pjesë në konferencën botërore me temën “Prania e gruas në politikë, kusht përparimi për shoqërinë”, ku merrnin pjesë deputete dhe senatore nga të gjitha kontinentet.

Në konferencë, Deputetet parashtruan qëndrimet e tyre lidhur me rolin e gruas në shoqërinë e sotme dhe sfidat e saj në shoqërinë shqiptare. Ato nënvizuan nevojën për një prani më të shtuar të grave në politikë, duke promovuar modelin e Islandës, i cili është listuar në 5 vitet e fundit si vendi i parë në botë për diferencën midis burrave dhe grave si dhe është vendi me praninë më dominonte të grave në politikë. Deputetet theksuan gjithashtu nevojat e mëdha të gruas shqiptare që përfshijnë problematika të rënda njerëzore, siç është fenomeni i dhunës në familje, i cili ende nuk po përballet në mënyrë serioze nga shteti dhe shoqëria, ashtu dhe ato të kushteve të pasigurisë ekonomike.

Share it :