Problemet me veshkat, nga se shkaktohen, mjeku: Kujdes me kripën dhe sheqerin

111Veshkat janë të rëndësishme për funksionimin e shëndetshëm të trupit sepse rregullojnë tensionin e gjakut, balancimin e ujit dhe elektroliteve dhe eliminojnë materiet e dëmshme nga organizmi. Nëse darkën e kaloni shpesh në shtëpi, me një qese kokoshka në njërën dorë dhe telekomandën në dorën tjetër, me siguri jeni të vetëdijshëm se sa e dëmtoni shëndetin tuaj.

Ilaxhet
Përdormi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve, veçanërisht në sasi të madhe, ka veprim të dëmshëm në indin dhe strukturën e veshkave.
Edhe ilaçet që merren me recetë edhe ato pa recetë mund të ndikojnë në reduktimin e qarkullimit të gjakut në veshka. Ilaçet kundërinflamatore josteroide që përdoren për shërimin e dhimbjeve dhe temperaturën e rritur, janë shkaku kryesor i kësaj.
Në mes një dhe tre për qind të arsyeve të reja të dështimit kronik të veshkave në vit shkaktohen me keqpërdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve, thonë shkencëtarët.

Pirja e duhanit
Ndikimi i cigares në mushkëri dhe zemër tashmë është i njohur, por hulumtimet tregojnë se si duhanpirësit janë më të prirë të kenë proteina në urinë, çka është shenjë e dëmtimit të veshkave. Sëmundjet të cilat ndikojnë në punën e veshkave, si diabeti dhe tensioni i lartë po ashtu përkeqësohen nga konsumimi i duhanit, ndërsa duhanpirësit gjithnjë e më shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, kanë treguar hulumtimet.

Ushqimi i pasur me sheqer
SheqerI çon te problemet shëndetësore si diabeti dhe trashja – dhe këta janë faktorët e rrezikut për sëmundjet e veshkave. Reduktoni konsumin e sheqerit në organizëm dhe do të reduktoni rrezikun nga sëmundjet e përmendura. Më pak sheqerna të përpunuar nënkupton edhe më pak kalori, kimikate dhe kripë, ndërsa beli dhe veshkat do t’ju jenë mirënjohëse.

Teprimi me kripë
Ushqimi shumë i njelmët mund të rrisë tensionin e gjakut. Tensioni i lartë dëmton veshkat dhe me kohë mund të çojë deri te dështimi i veshkave. Derisa ushqimi i zakonshëm amerikan përmban rreth 3.300 mg kripë në ditë, organizmat shëndetësorë rekomandojnë konsumin ditor prej 2.300 mg, pra rreth një lugë kripë. Ata me tension të lartë dhe veshka të sëmura kanë nevojë të konsumojnë edhe më pak kripë – rreth 1.500 mg në ditë. Për fillim, reduktoni konsumin e ushqimit të përpunuar dhe sa më pak përdoreni kripën!

 

 

 

Intervista

Mjeku: Kripa dhe sheqeri armiqtë e veshkave, uji mik

 

Për mjekun nefrologë Arjan Gega, faktorët që shkaktojnë probleme te veshka janë të shumta. Duke filluar nga kripa, sheqeri në ushqime, pirja e ilaxheve pa recetë, mungesa e lëvizjes por mbi të gjitha mos prja e ujit sjellin dhimbje të formave të ndryshme te veshkat.

Doktor a mund të na thoni, se sa është numëri i shqiptarëve të cilët kanë probleme në veshka?

Numër të saktë nuk ka, por një studim i bërë kohët e fundit ka treguar shifra të frikshme. Sot në Shqipëri 1 në 15 persona vuajnë nga sëmundje të ndryshme të veshkave.  Krahasur me vendet e europës apo botës, vendi ynë ka shifra jo shumë shqetësuese, por duke marrë parasysh, klimën, pozitën gjeografike, ky numër është i lartë.

Pjesa më e madhe e të prekurve që paraqiten në klinikën tuaj, në c’fazë të sëmundjes janë?

Në jetën e përditshme, kur ndjejmë një dhimbje të lethtë, na duket jo shumë shqetësuese. Kështu është dhe me veshkat. Shpesh personat që kanë probleme edhe pse e shikojnë që urinojnë mbi 5 herë në ditë, kanë dhimbje ose djegje ose ndryshim të ngjyrës, përsëri e shikojnë si normale, ndrëkohë që këto janë shenjate para që tregojnë se veshkat janë prekur nga diçka. Po kështu shenja janë dhe enjtjet në këmbë ose duar, dhimbjet e mesti, lodhja pa bërë ndonjë punë, vështirësi me frymarrjen etj. Përgjithësisht problemet me veshkat njerzit i sjellin vet, duke konsumuar kripën tej normave të lejuar, ushqimet me sheqer përmbëjnë një tjetër shqetësim se sjellin fryrjen e trupi. Pra të gjitha këto duhen vëzhguar me kujdes në mënyrë që te mjeku të mos shkojmë në fazën e fundit të promblemit. Përgjithësisht pacientët na vijnë shumë vonë, sidmos ata që janë nëpër rrethte, ku shpesh herë orjentohen gabimisht nga mjekët e lagjeve.

 

Çfarë duhet të bëjë sot një person që ka problem me veshkat?

Është e vërtetë që shumë probleme të veshkave shërohen nga medikamente të ndryshme, por çdokush e ka vet në dorë veshëkne tij. Cdo të thotë kjo?! Uji, ku ka ilaxh më të mirë se uji që mund të shërojë veshkat. Në gjuhën tonë ujin ne e quajmë mikun e veshkave. Prija e një gote uji në mëngjes, gjatë kohës që pimë kafe, kur hamë drekën ose darkën apo dhe gjatë gjithë ditës është një nga mënyrat për të pastruar veshkën. Po kështu aktiviteti fizik është i rëndësishëm. Palestra, ose një vrap te liqeni do ti bënte mirë çdokujt, të riu apo të moshuari. Duhani është armiku i veshkave, këhstu që duhet marrë parasysh rrallimi dhe më pas lënia e tij.

 

 

Faqe 2

Si të kontrollojmë kolesterolin, ushqimet që duhen konsumuar

 

Dr. Ciro Vestita

 

Është gjerësisht i pranishëm në gjakun tonë. Po të mos ekzistonte, shumë hormone nuk do të mund të “ndërtoheshin” nga mëlçia jonë. Pra prania e tepërt e kolesterolit është e dëmshme, pasi ajo ngjitet mbi arteriet koronare, duke shkaktuar dëme vaskulare. Në një përqindje të lartë të rasteve, kolesteroli i lartë është me bazë ushqimore; një ushqim i larmishëm, i pasur me zarzavate dhe fruta të freskëta mund të luftojë kolesterolin e tepërt. i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik: kolesteroli si të gjitha yndyrat e tjera, mund të digjet përmes një aktiviteti të rregullt fizik. Eksperienca ime më ka treguar se një dietë e kufizuar në ushqimet e poshtë treguara dhe në fitoterapinë e përshkruar mund të ulë kolesterolin e tepërt HDL-në në shtatëdhjetë përqind te rasteve dhe si pasojë mund të ngrejë kolesterolin e “mirë”.

Ushqime që duhen evituar: Gjithçka që përmban margarinë vegjetale të hidrogjenuar, vaj vegjetal palme e koku.

Ushqime që duhen konsumuar rrallë: gjalpë, sallo derri, sallame.

Një çështje më vete përbën veza: e verdha e vezës është e pasur me kolesterolin e “mirë”, pra me HDL-në. Kush e ka kolesterolin e lartë mund të hajë pa problem vezë dy herë në javë, mjafton që e verdha e vezës të mos skuqet.

Dhe, sa më shumë: sojë e verdhë, qiqra, bizele, bathë, vaj ulliri, peshk deti, patëllxhanë, rrepa, karota, kopër, angjinare, lakër, spec djegës, domate, mollë, ananas, rrush, kivi, bajame, avokado, limon.

Këto ushqime ulin kolesterolin dhe janë kardiombrojtës, falë përqindjes së lartë të vitaminave antioksiduese: beta karoten, C dhe E.

Menuja

Lëng selinoje: një gotë lëng të shtrydhur selino në mëngjes (esëll).

Lëng lakre: një gotë lëng lakre të zezë mbasdite.

Verë angjinaresh: zbusni në ujë 30 gram gjethe angjinare në l litër verë të kuqe. Një gotë të vogël në mbrëmje gjatë darkës.

Tizanë me gjethë angjinari, fara carangthi, bishta alteje e mështekne: në një litër ujë të valuar zieni për pesë minuta: 10 gram gjethe angjinare, 5 gram gjethe mështekne, 5 gram fara carangthi, 5 gram bishta alteje. Pihet gjatë ditës me stomakun bosh.

Share it :