Info/ Sport

skedina

Skedina

Çelsi – A. Vila                                    4+                    2.5

Dortmund – Volfsburg                     X2                   2.4

Inter – Bolonja                                   1-1                  2.1

Fiorentina – Udineze                       1                      1.9

PSG – Reims                                     0-2                  2.3

Çelsi – A. Vila

Humbja e rëndë me Parisin pritet të sjellë jo pak probleme për skuadrën e Murinjos. 3 me 1 mbetet një rezultat i vështirë për t’u kthyer dhe do ta detyrojë Çelsin të kthejë sytë nga kampionati, ku tashmë ka humbur dhe vendin e parë. Këtë javë do të ndeshet me Aston Vilën, një ekip me rrezikshmëri të lartë, kjo edhe për shkak të sulmuesit Benteke, një ndër golashënuesit më të mirë në kampionatin anglez. Ndeshja pritet të jetë me gol, ku skuadra e Murinjos do të kërkojë të rifitojë mbështetjen e tifozëve pas humbjes tronditëse me PSG-në. Aktualisht Çelsi është në vend të dytë, por nga ana tjetër Mançester Siti ka 2 ndeshje më pak dhe rrezikon që skuadra e Murinjos të renditet e treta. Kjo do të bëjë që Çelsi të mos ketë synim tjetër veç fitoren në ndeshjen e së shtunës dhe domosdoshmërisht një fitore me gola.

 

Dortmund – Volfsburg

Që skuadra e Jurgen Klëpit nuk po kalon një moment të mirë, kjo dihet nga të gjithë. Përveç formës së dobët në kampionat, humbja 3 me 0 me Realin e Madridit të mërkurën ka sjellë jo pak lodhje për Rojshin me shokë. Këtë fundjavë, Dotrtmundi do të përballet me Volfsburgun, një skuadër e rrezikshme në sulm dhe mbi të gjitha do të kërkojë të përfitojë nga angazhimi që do të ketë skuadra e Klëpit ditën e martë, kur do të kërkojë misionin e pamundur të kualifikimit përballë Realit. Ndeshja pritet të jetë me gola, por fitorja e Dortmundit është e vështirë, për shkak edhe të mungesave të shumta.

 

Inter – Bolonja

Më keq se kaq nuk mund të shkojë për Interin. Humbje në shtëpi me Atalantën, barazim dramatik me Livornon dhe një sërë rezultatesh negative kanë lëkundur pankinën e trajnerit Maxarri. Këtë të shtunë “zikaltrit” do të përballen me Bolonjën, një ekip i cili duket se është i destinuar për të rënë nga kategoria. Sipas drejtuesve të ekipit të Interit, fitorja do të jetë një detyrim ndaj tifozëve, por nga ana tjetër dhe një biletë për t’u kualifikuar për në Europa League. Parashikimi për këtë ndeshje është 1-1 me pjesë dhe koefiçenti është minimum 2.

 

Fiorentina – Udineze

Fiorentina e nisi me shumë pretendime kampionatin këtë vit, por duket se në ndeshjet e fundit po i rrëshqet nga duart situata. Një tjetër ndalesë me skuadrën e Udinezes do të kërcënonte kualifikimin për në Europa League dhe do të sillte më shumë presion për ekipin. Udineze nga ana tjetër është një ekip mjaft i rrezikshëm kur luan në shtëpi, por jashtë fushe ka treguar një formë të dobët. Kjo formë pritet të shfrytëzohet maksimalisht nga skuadra e Montelës. Parashikimi i parë për këtë ndeshje është fitorja e Fiorentinës, por nuk përjashtohet edhe mundësia 3+.

 

PSG – Reims

Vendi i parë në kampionat dhe i shkëputur me pikë nga Monakoja, do t’i japë luksin PSG-së të ruajë formën fizike në ndeshjen e fundjavës. Pas asaj fitoreje mbresëlënëse ndaj Çelsit të Murinjos, tashmë do të kërkohet që ekipi të jetë i karikuar për ndeshjen e kthimit në Londër. Ndeshja parashikohet pa gola dhe mund të luhet në mundësinë poshtë 2.5 gola.

Share it :