Rafael Aranzadi, Leo Mesi spanjoll i viteve 1900

Rafael Moreno Aranzadi, autori i 200 golave me Atletiko Bilbaon, pas vdekjes së parakohshme, u nderua nga Spanja, pasi Këpuca e Artë e iberikëve që nga viti 1953 u quajt “Pichichi”, ashtu siç ishte edhe nofka e tij.

 

 

raffaNë fillimet e viteve 1900, Spanja dhe e gjithë Evropa njohën Rafael Moreno Aranzadin. Për të gjithë ata që tërhiqen nga emri i pagëzimit (Moreno) duhet të presin apo të dëgjojnë edhe nofkën që i vunë tifozët që iu gëzuan vetëm për pak kohë golave të tij, pasi vdekja e mori atë nga fushat e futbollit në një moshë shumë të re. Për të gjithë ai ishte vetëm “Pichichi”. Kjo nofkë është shumë e thjeshtë për t’u shpjeguar: Rafael Moreno Aranzadi ishte një futbollist shtatshkurtër (154 centimetra). Edhe pse nuk kishte një trup të përshtatshëm për t’i bërë ballë kësaj loje fizike, “Pichichi” ia doli që të bëhej një legjendë në tokën e tij, në Vendet Baske. Me golat e tij, Rafael Moreno Aranzadi fitoi edhe zemrat e të gjithë Spanjës. Pasi u nda nga jeta në moshë të re, e gjithë Spanja i bëri një dhuratë: titulli i golashënuesit më të mirë të La Ligas mori emrin e tij: tani për të gjithë Këpuca e Artë në Spanjë quhet thjesht “Pichichi”…

 

Rrënjët dhe fillimi i legjendës

Në Bilbao, më 23 maj të 1892-shit, Dalmacia Aranzadi nxori në dritë Rafaelin. I ati ishte Hoakin Moreno, avokat i suksesshëm që më pas u bë edhe qytetari i parë (kryebashkiak) i Vizkajas (krahinë autonome e Vendeve Baske). E ëma, Dalmacia, ishte kushërira e njërit prej personazheve më të famshme (të kulturës) spanjolle të fundviteve ‘800 dhe fillimviteve ‘900, Miguel de Unamuno. Fëmijëria për Rafaelin nuk ishte shumë e qetë. Si të mos ishte ndryshe: studioi në vende mjaft prestigjioze, më pas u regjistrua në Universitetin e Deustos (që ndodhej në krahun e majtë të lumit Nervion). Fakulteti i Drejtësisë nuk e tërhoqi shumë Morenon. Djaloshi kishte lindur për t’u shndërruar në një nga yjet më të shndritshëm të futbollit (sport që kishte mbërritur në Vendet Baske falë marinarëve anglezë). I gjithë komuniteti bask në atë kohë nuk priti shumë dhe u apasionua pas këtij sporti inovativ.

 

200 gola

Edhe pse ishte shtatshkurtër, Moreno arriti që të bënte para në botën e futbollit (luajti si anësor) falë trupit të tij të fortë. Moreno ishte vetëm 18 vjeç kur realizoi golin e parë me klubin e sapolindur Atletik Klub Bilbao në vitin 1911. “Pichichi”, edhe pse i ri, nuk hezitoi të driblonte portierin dhe të shënonte kështu golin për ekipin që do të kthehej në një simbol. Atletik mundi 2-1 Akademia de Artileria, por evenimenti i ditës do të ishte një tjetër, goli i parë i Rafael Moreno Aranzadi me fanellën bardhekuqe. Pas atij goli, Moreno do të shënonte plot 199 me këtë fanellë. “Pichichi” mori pjesë në finalen e parë të Kupës së Mbretit në Spanjë në mars të 1913-s. Atletik Bilbao e humbi atë takim 1-0 përballë Rasing Klub de Irún. Më pas disa muaj më vonë po të atij viti, Atletik Bilbao, duke qenë se do të përuronte stadiumin e ri “San Mames” ftoi fituesit e Kupës së Mbretit (që tani mbajnë emrin Real Union): “Pichichi” shënoi njërin prej 200 golave të realizuar në karrierë: më 21 gusht të 1913-ës Moreno shënoi në stadiumin e sapondërtuar “San Mamés” (impiant ku Bilbao luan edhe sot takimet). Ai gol kishte edhe një të veçantë tjetër: u shënua përpara syve të Mbretit Alfonso XIII. “Pichichi” shënoi golin e parë 1-0 kundër Rasing Klub de Irun. Ai takim më pas përfundoi 1-1 dhe askush nuk e u mërzit shumë, pasi stadiumi (i projektuar nga arkitekti Manuel Maria Smith) ishte gati që të priste legjendën.

 

I pari në fushë dhe dashuri

“Catedral”, stadiumi i dytë më antik në Spanjë pas “Molinón të Gijon”-it, ishte skena e shumë arritjeve të Morenos dhe skuadrës së tij Atletik. Tipi i lojës ofensive që bënin “luanët”, që ishte fryt i mësimeve të marra nga teknikët anglezë, të cilët trajnuan këtë ekip në fillim të shekullit të kaluar (Sheperd, Barnes e Barton, këta ishin të parët), u dhanë baskëve çelësin e suksesit. Ekipi i Bilbaos fitoi tri Kupa të Spanjës (në finalen e 1915-ës “Pichichi” shënoi tre gola ndaj RCD Espanjol, 5-0) dhe po kaq Kupa të Vizkajas midis viteve 1914 dhe 1916, “Pichichi” arriti të fitonte edhe një Kupë Spanje apo Mbreti më 1921. “Pichichi” kështu u njoh nga e gjithë bota. Legjenda tregon se ai bëri për vete gruan e tij, Avelina Rodriguez, pikërisht në pushimin 15-minutësh të një ndeshjeje. Aurelio Arteta, piktor nga Bilbao, arriti që të fiksonte këtë moment në një pikturë që e quajti “Idilio en los campos de sport” (Dashuri në fushat e futbollit). Në këtë vepër “Pichichi” nuk ka veshur xhupin e bardhë që e vishte gjithmonë gjatë ndeshjeve. Në 1920, “Pichichi” u grumbullua për herë të parë me kombëtaren spanjolle (Seleçión) dhe mori pjesë kështu në lojërat olimpike që u zhvilluan në Belgjikë.

Marrë nga “Goal.com”

 

Share it :