Në Gjermani ka 151 teatro publikë. Gjithashtu, ka teatro bashkiakë, teatro shtetërorë dhe teatro të landeve. Këta plotësohen nga 280 teatro privatë, 130 orkestra dhe 40 festivale të ndryshme
Nga Kristine Dezel*
Gjermania ka një dendësi të njësuar të teatrove dhe ansambleve. Në sytë e shumë shikuesve, varieteti i madh i skenave të vendosura nëpërmjet Hamburgut dhe Mynihut, Berlinit dhe Bohumit janë parajsa teatrore, disa prej të cilave konsiderohen si majat e teatrit botëror. Në fund të fundit, teatrot në Gjermani shpesh janë mikpritës për drejtuesit dhe producentët e huaj, të cilët u gëzohen performancave dhe pjesëmarrjeve në takimet e teatrove dhe festivaleve të ndryshme në Gjermani.
Pika kulmore e sezonit teatror është takimi i Berlinit, një aktivitet i njohur në arenën ndërkombëtare e që shfaq produksione të ndryshme në këtë metropol çdo maj.
Çfarë temash po e preokupojnë teatrin gjerman dhe cilët janë burrat dhe gratë që po bëjnë produksionet teatrore? Cilat janë zhvillimet e reja?
Mund të thuhet pa ekzagjerim se Gjermania ka peizazhin teatror më të pasur e më të ndryshëm në botë, një pasuri kulturore unike që u zhvillua në shek. 18. Asnjë vend tjetër nuk mund të mburret me dendësinë e ansambleve dhe teatrove.
Faktet flasin vetë: në Gjermani ka 151 teatro publikë. Gjithashtu, ka teatro bashkiakë, teatro shtetërorë dhe teatro të landeve. Këta plotësohen nga 280 teatro privatë, 130 orkestra dhe 40 festivale të ndryshme. Ndoshta, këto të dhëna nuk kanë përfshirë edhe 150 teatro që nuk kanë stafe permanente, ose 100 teatro që janë kompani shëtitëse. Por përveç këtyre teatrove, në Gjermani ka grupe të llojeve të ndryshme, numrin e të cilave nuk e di asnjeri. Më tepër se të qenit e një metropoli teatror dominant – siç është Parisi në Francë – Gjermania ka skena të shumëllojshme, të cilat ofrojnë programe ambicioze në të gjithë vendin me pothuajse 110 mijë performanca dhe 7000 koncerte për çdo vit.
Në kryeqytetin Berlin ka 5 teatro shtetërorë, 3 teatro opere dhe një skenë jashtë teatrit shumë të pasur dhe të ndryshme që, siç është pranuar, e bëjnë Gjermaninë një metropol teatror që nuk është i centralizuar, por ka shtrirje në të gjithë vendin. Në kontrast me shumë vende të tjera, teatri në Gjermani është para së gjithash një mision publik dhe jo një ndërmarrje private komerciale si në SHBA, ku 80 – 90% e projekteve publike financohen prej sponsorizimeve dhe gjetjes së fondeve.
Teatër publik do të thotë teatër që subvencionohet.
Shteti federal në Gjermani dhe autoritetet lokale sigurojnë shumicën e fondeve.
Siguria e krijuar nga subvencionet ka bërë të mundur që teatrot bashkiakë dhe ata shtetërorë të zhvillojnë dhe krijojnë zhanret tipike të teatrit si: teatri shumëgjinish; teatrot e repertorit dhe ansamblet e përhershme.
Teatrot e repertorit ofrojnë një program të ndryshëm me produksione klasike dhe moderne. Në ndryshim me produksionet e Broduejt në Amerikë, ose në ato të shumicës së teatrove privatë, programi i teatrove të repertorit konsiston në varietetin e shfaqjeve, të cilat luhen mbi një bazë alternative për një periudhë të gjatë. Teatri i repertorit ka një ansambël teatror të punësuar në formë permanente, element i cili bën të mundur të mbulohet spektri i madh i programeve.
Zhvillimi dhe kultivimi i ansamblit është një prej detyrave më të rëndësishme të drejtorit të teatrit, pasi ai është përgjegjës për dizajnin e programit dhe njëkohësisht bën dhe përcaktimin e profilit artistik të teatrit. Ai është në fakt, shpesh drejtor organizativ i produksionit të teatrit, si p.sh.: Diter Dorn në teatrin shtetëror të Bajernit në Mynih ose Tomas Ostermajer në teatrin e Berlinit.
Me rastin e teatrit me shumë gjini, drama, muzikali dhe baleti janë të bashkuara në një vend dhe secila gjini ka drejtorin e vet artistik. Në shumë teatro të kësaj natyre dansi është hequr nga programi prej më shumë se 30 vjetësh. Por, shumë institucione akoma mbajnë teatrot e fëmijëve dhe të rinjve.
Ish-presidenti gjerman, Rikard fon Vaizeker ka deklaruar: “Kultura jonë është rritur si një pyll i madh, i ndryshëm dhe miks. Ajo shërben si ajër i freskët që është i nevojshëm për jetën. Rrënjët e këtij pylli miks teatror datojnë hershëm në shekullin e 18-të, në kohën e partikularizmit dhe shteteve të vogla. Në këtë kohë, Gjermania ishte e ndarë në principata të vogla konkurruese dhe secila prej tyre ruante teatrin e oborrit të saj, zakonisht për arsye përfaqësuese.
Shpesh këto oborre merrnin kompanitë të aktorëve shëtitës në shërbim të tyre. Paralel me këto zhvillime, biznesmenët krijuan teatro të ashtuquajtur teatro qytetarë e që më vonë u kthyen në kompani aktorësh.
Pas hyrjes së lirisë së tregut në 1869, lindën shumë teatro që varionin që prej skemave të vogla, në taverna; deri te teatri gjerman i krijuar në Berlin prej Adolf L`Arronge, në 1883, i cili u kthye në një teatër udhëheqës.
Në vitet 1918/19, pas krijimit të Republikës së Vajmarit, teatrot e oborrit përfundimisht u kthyen në teatro shtetërorë. Pastaj në vitet ‘20 teatrot qytetare u kthyen në teatro bashkiakë. Si pasojë, struktura e peizazhit të teatrit gjerman është ruajtur gradualisht dhe është integruar në sektorin publik. Ideja që teatrot janë institucione kulturore publike; pjesë integrale e qytetit, ose e shtetit dhe si të tillë duhet të subvencionohen, mbeti pjesë e konsensusit bazë mbas krijimit të Republikës Federale Gjermane në vitin 1949. Teatri i pas luftës u frymëzua nga një atmosferë e një ndryshimi radikal.
Teatrot e shkatërruara u rindërtuan dhe u ngritën ndërtesa të reja teatrosh. Gjermania donte në këtë kohë të rigjallërohej edhe në planin kulturor.
Bota e teatrit në Gjermaninë Lindore ishte konturuar nga drejtorë të tillë si: Bertold Breht, Volfgang Langhof, Volfang Hainc dhe Beno Besen dhe më vonë prej Aleksandër Lang dhe Hajner Myler; në perëndim, në Republikën Federale Gjermane impulse të reja zunë fill në Bremen, gjatë viteve 1960, ku një grup i tërë drejtuesish të rinj hoqën nga repertori klasik dhe revolucionarizuan teatrin e vjetër.
Peter Zadek, Peter Shtajn dhe Hans Nojen Fels shërbyen në gjenerimin e stilit të Bremenit në një trajtim të tyre jo konvencional, siç bënin Rajner Fasbinder dhe Karl Gryber. Kjo shënonte gjithashtu mbërritjen e teatrit politik, i cili shprehej në mënyra të ndryshme, duke përfshirë dokumentarët e luajtur nga shkrimtarë, aktorë të tillë si: Rrolf Hohuth (Deputeti) dhe Peter Vajs (Hetimi). Në këto vite u pa edhe emergjenca e një numri të grupeve të lira teatrore dhe teatrove shëtitës.
Rezultati më sinjifikant i kësaj proteste politike ishte krijimi i teatrit të Berlinit, më 1970, nga Peter Shtajn, i cili e çoi teatrin me baza determinante. Ansambli i tij legjendar përfshinte aktorë si: Bruno Ganc, Oto Sander, Edit Klever dhe Juta Lampe. Përveç Shtajn, drejtorët më të shquar ishin edhe Klaus Gryber dhe Luk Bondi. Ata vunë standarde nëpër të gjithë Evropën me projektet e tyre politike të Greqisë së lashtë dhe produksionet e dramave (Çehov, Ibsen). Shumë drejtues që determinuan në estetikën e teatrit, akoma sot janë duke luajtur një rol udhëheqës.
Klaus Pejman, i cili drejton ansamblin e Berlinit që prej viti 1999, ose drejtori zviceran Luk Bondi, i cili ka udhëhequr si menaxher i rrallë Festivalin e Vjenës që nga viti 2002, Peter Zadek, i cili shpërtheu nëpërmjet konvencioneve tradicionale me produksione revolucionare të Shekspirit më 1960 – 1970, por gjithashtu prodhoi komedi të lehta dhe teatrin muzikor, e që është akoma një prej drejtorëve plot gjallëri dhe po shkon drejt të tetëdhjetave. Produksioni i tij më i fundit ishte “Shelagh Delaneye’s”, dramë sociale e 1950,”Shija e mjaltës”, në teatrin e St.Paulit në Hamburg, me Eva Mates dhe Julia Jentc. Ai tani po bëhet i pavarur me “produksionin e tij të ri”- jo më duke ndjekur sistemin e subvencioneve gjermane. Ai po bashkon gjithashtu aktorët e tij të preferuar, Anxhela Vinkler, Suzan Lotar, Uve Bom dhe po prodhon dramat e Shekspirit në festivale të mëdha.
Pas dominimit të meshkujve, erdhi një gjeneratë që kishte të bënte me materialet, madje më radikalisht, duke shpikur vetë. Mbas bashkimit të Gjermanisë, më 1990, ishte ”provokatori” Frank Kastorf në Berlinin Lindor, i cili nxiti në teatrin e viteve 1990 më shumë se të tjerët. Prej origjinës nga Gjermania Lindore, ky drejtor mahniti skenën, me shaka therëse, komentare dhe elementë të performancës.
Nuk është e rëndësishme për të nëse ai merrej me dramën klasike (“Mbreti Lir”), tekste të Hejner Myller (“Lufta”), ose punët e bazuara te filmat (“Qyteti i gruas”). Kastorf atakonte materialin me përbuzje agresive dhe cinizëm, duke veçuar dhe duke ribashkuar fragmentet me shtrëngatë dhe krisma. Teatri ishte në elementin e tij. Ishte në një gjendje të ekzaltimit permanent, histerik, kritik dhe totalisht i lidhur me kohën. Skena e Berlinit përfaqësonte gjendjen e artit dhe ishte teatri më vibrant në Gjermaninë e ribashkuar. Kastorf ishte koncentruar veçanërisht në adoptimin epik të novelave të Dostojevskit dhe tashti gjithnjë në rritje përdor elemente filmike në produksionet e tij. Ai akoma udhëheq teatrin dhe ansambli i tij gëzon statusin e kultit. Drejtori zviceran Kristof Martler ngriti famën gjatë vitit 1990 në skenën e Berlinit dhe teatrin gjerman në Hamburg. Në projektin e tij të lartë siç ishte “Vrite një evropian” dhe “Ora Zero”, ai vuri në skenë seanca muzikore të çuditshme dhe siguroi drejtim kreativ në majat e të shkuarës gjermane. Produksionet e Matlerit celebruan paqetësinë. Teatri i tij dukej që gjithmonë mbinte prej produksionesh të ndryshme. Matleri ekuilibronte nxitimin e botës globale me lakuriqësinë dhe dëshpërimin figurave të tij të çuditshme, të cilat jetojnë në kohë.
Komplet në kontrast me të, Kristof Shlingenshlef tejkaloi të gjithë limitet e skenës. Ai ngriti lart gjuhën gjermane në teatër, duke iu drejtuar aktorëve të ndjeshëm dhe me shpirt si Andrea Breth dhe Xhosi Viler, ose maestros të “Slapstikut”, Andreas Krigel, shakatar, komedian dhe legjendar si Baster Kiten.
Bashkë, një spektër i gjerë i producentëve dolën në skenë dhe disa prej tyre lëvizën drejt pozicioneve udhëheqëse, p.sh si Tomas Ostemajer, koreografi Sasha Vals, të cilët e çuan teatrin e Berlinit.
Ostermajer u bë i njohur një gjysmën e viteve ‘90 nëpërmjet teatrit eksperimental. Ai paraqiti drama anglosaksone në Gjermani. Ostermajer themeloi gjithashtu festivalin e dramës, të cilin e udhëhoqi deri në vitin 2000.
Festivali i përvitshëm prezanton shkrimtarët bashkëkohore nga e gjithë bota. Festivali i vitit në mars është titulluar “Ekspresi Oriental” me drama nga Evropa Lindore si Budapesti, Festivali i Salzburgut feston në mënyrë madhështore 250-vjetorin e Volfgang Amadeus Moxartit: më shumë se 4000 punonjës janë të angazhuar për të mbështetur realizimin e 212 shfaqjeve.
Maratona e Moxartit ka filluar me dy vepra të hershme të kompozitorit. Të mërkurën në mbrëmje ishte radha e premierës së madhe: opera “Figaro” me sopranon e njohur Anna Netrebko.
Njerëzit janë vendosur në radhë përpara shtëpisë së re për Moxartin. Ata duan të marrin pjesë në paradën e njerëzve të shquar dhe yjeve e para së gjithash, të shohin qoftë edhe për një çast yllin e operës, Anna Netrebko.
“Është gjigande”, shprehet një grua, ndërkohë që një burrë pranë saj shton: “Shfaqje madhështore, bukuri madhështore, thjesht një kënaqësi e veçantë”.
Ndërkohë një tjetër vë re: “Ai atje, me kapuçin e bardhë në kokë, shpresoj të mos këndojë. Antoni nga Tiroli!”
Jo, ai nuk këndoi, dëgjoi ndoshta atë çfarë mund të dëgjoje: art, i cili arrin kufijtë e së magjishmes, art mbi dashurinë dhe art nga dashuria për muzikën.
Dashuria këtu vjen duke fluturuar me krahë të bardhë, e magjepsur dhe disi e turbulluar.
Suzana dashuron Figaron, Figaro dashuron Suzanën, konti gjithashtu dashuron Suzanën dhe kontesha dashuron kontin, i cili nuk e do më. Ndërsa pazhi Kerubin i do të gjithë. Në mes të këtij labirinti, shfaqet një korrier i vogël i dashurisë, i cili mund të ishte vëllai binjak i Kerubinit, një shpikje e regjisorit Claus Guth. Me krahët e tij prej engjëlli, ai shfaqet herë pas here dhe lëshon pupla të bardha, të cilat bien si flokë dëbore mbi njerëzit.
Dhe siç ndodh me dashurinë: dikur asaj i paralizohen krahët dhe mbi të qëndron reja e dështimit: zogj të zinj të ngordhur mbushin kështjellën e kontit, e cila ka parë dikur ditë më të mira. Suvaja thërrmohet, letra dekorative varet në mure, gjethe të zverdhura vjeshte hyjnë nga dritaret.
Drejtorët si Nikolas Shteman ose Kristiane Pole kanë kaluar disa etapa dhe kanë arritur në teatrot bashkiakë dhe shtetërorë elemente konceptuale të artit dhe performancës. Drejtuesi shkrimtar Armin Petras shkruan me pseudonimin Fric Kater dhe përdor stilin e lirë. Teatri gjerman është tani më i pasur dhe dinamik se në të gjithë historinë e tij. Ka një shumëllojshmëri stilesh dhe gjuhë. Spektri shtrihet që prej klasikëve tradicionalë, në produksionet pop dhe post-dramatike. Mikael Talhajmer përdor një drejtim socio-empirik dhe përdor stilin e telenovelave. Aktorët në këto vepra reagojnë totalisht në formë histerike për kapitalizmin histerik global. Grupi “Rimini-Protokoll” bën teatër dokumentar iluminist me aktorë joprofesionistë nga jeta reale. Në këtë kuadër, Jurgen Gosh është fokusuar në lojën e thjeshtë dhe me intensitet të madh.
Disa drejtues të kalibrit të madh eksperimental tentojnë të krijojnë performanca në Gjermani si: Jon Simons nga Holanda dhe Alvis Hermains nga Letonia. Edhe shkrimtari aktor britanik, Martin Krimp është i njohur në Gjermani me dramat e tij të fundit “Mizoria”dhe “Ndjeshmëria”.
Në momentin aktual, tema të tilla si globalizmi, papunësia dhe temat që fokusohen te besimi janë veçanërisht popullore. Shumë drama të reja janë shkruar për këto çështje. Dramat sociale janë duke rilindur. Megjithatë, programet akoma janë duke ndjekur klasikët si Shekspir, Gëte dhe Çehov.
*kritike teatri





