Lëvizje në të gjitha Prokuroritë, ja si e nis Arta Marku punën

Ardhja e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pritet të sjelli ndryshime të prokurorëve në rrethe.

Arta Marku ka planifikuar emërimin e 3 drejtorëve të rinj në Prokurorinë e Përgjithshme, por ndryshimet pritet të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe drejtuesit i Prokurorive në rrethe.

Mësohet se Kryeprokurorja ka planifikuar edhe krijimin e një Drejtorie të re ku në krye të saj do emërohet Arqile Koça, një prej kandidatëve që garoi për postin e Kryeprokurorit.

Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë do drejtohet nga Anila Leka, ndërsa Drejtoria e Gjyqësorit do ti jepet prokurorit Artur Selmani.

Anton Martini pritet të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të rënda, ndërsa Organi i Akuzës në Kryeqytet do drejtohet nga Bensik Cani.

Për prokuroritë e rretheve këto janë emrat e mundshëm për kandidat si më poshtë:

Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi

Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali

Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani

Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha

Prokurorinë Fier, Sotir Kllapi

Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra

Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado

Prokurorinë e Korçës, Elson Sadiku

Prokurorinë e Beratit pritet ta drejtojë, Genci Qani

Share it :
Berisha: Ka një mirëkuptim total nga shqiptarët për kryengritjen paqësore të opozitës! Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, ka një mirëkuptim total nga shqiptarët dhe njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës! Ai tha se, ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha kreu demokrat duke folur për protestën e opozitës. Berisha: Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni. Siç e dini, kryengritja paqësore e 20 shkurtit paraqiti para çdo shqiptari dyshen Rama-Balluku më të nxirë se kurrë ndonjëherë. Por kjo nuk ndodhi vetëm para shqiptarëve. I rrufeshëm ka qenë pasqyrimi i kësaj ngritje në mediat më të mëdha të botës. Nga Zelanda e Re në Alaskë, nga Poli i Veriut në Polin e Jugut, në të katër anët e globit, pas Ajatollahëve të Teheranit, figurat më të nxira në mediat botërore kanë qenë Edi Rama dhe Lubi Balluku. Kjo është e vërteta. Ka pasur një mirëkuptim të plotë dhe total nga mbarë shqiptarët dhe mbarë njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës shqiptare më 20 shkurt. Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë ditë të tëra negociata sekrete të fshehtë për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes së tij në shkëmbim të Lubisë. Por në qoftë se një marrëveshje e tillë arrihet, ky do ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë. Kjo do të ishte marrëveshja e asgjësimit përfundimtar të institucionit të akuzës. Unë jam i vetëdijshëm që Lubi Balluku ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur, por gjithçka ka bërë, e ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe si aksionere në minorancë me Edi Ramën. Se ti kujtove se thashë minorene, të shkon mendja tek Epstein direkt, se ajo e Ergys Agasit është një lloj Epsteini shqiptar. Pra, gjithçka është bërë për lëkurën e tij, për familjen e tij.