Shezai Rrokaj: ‘O “shtet”, kur do kesh pak Dinjitet’?

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Z.Shezai Rrokaj nëpërmjet një postimi nga rrjeti social Facebook ka hedhur akuza të forta kundër kryeministrit dhe qeverisë. Ai vë theksin tek dy ngjarjet e fundit: Votimi kundër SHBA-së në OKB dhe vdekja e të riut Florenc Beqiraj.

‘Mjafton të përmendim dy ngjarjet e fundit për të kuptuar se çfarë shteti kemi. Njëra lidhet me votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA-ve, aleatit strategjik dhe mbrojtësit të identitetit tonë kombëtar, mikut që gëzon mbështetje qytetare plebishitare. Tjetra lidhet me Florencin, një i ri 23 vjeçar, i cili gjeti vdekjen nga torturat në burg në Francë. Edhe kjo një ngjarje dhimbshme si shumë të tjera që lidhen me dramën e mërgimit të shqiptarëve nëpër botë. O ‘shtet’ i pavarur, i fortë e heroik! Kur do të kesh pak dinjitet? Kur jeta e qytetarit do të marrë vlerë? Kur do të sillet si shtet, ky shteti ynë marionetë, që ikën nga fryn era dhe s’ka qëndrueshmëri, që qytetarët e vet i ka kthyer në aradhe ikanakësh, pasi vendi i tyre është bërë i pajetueshëm. Shtet hajnash deri në makuteri. Shtet i droguar, shtet pa asht, pa prestigj. Shtet leckaman që nëpërkëmb shtetarin e vet, që nuk të jep siguri për jetën. Shtet dhelpërak, tinzar, që kinse të mbron, por në fakt të bishtnon, kur ke hall. E kush e përfaqëson këtë shtet? Ca oligarkë të pangopur, krimi i organizuar i lidhur me qeverisjen, mediet servile dhe gjyqësori i kapur, pa përjashtuar shumë politikanë dallkaukë dhe popullin që u shkon pas dhe i duron mbi kurriz, ose lëshohet rrugëve të botës shpresëhumbur për një të ardhme në vendin e tij’.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :