Dokumenti “origjinal”: një mbetje e mistifikuar e censurës politike

Nga Vasfi Baruti

 

Deklarata_e_Pavarsise,_dokumenti_origjinal_1912Ndërprerja e firmëtarëve të Pavarësisë nga rreshti i firmëtarit Mustafa Kruja e deri në fund nuk është mbarimi i faqes së parë (Figura 3) dhe gjashtë firmëtarëve u mbetej vetëmse të nënëshkruajnë në faqen e pasme të dokumentit, por ndërprerja e firmëtarëve me rreshtin e Mustafa Krujës është palosje e faqes së parë të dokumentit për të fshehur atë firmëtar e firmëtarët e tjerë pas tij; prandaj kjo është një zgjedhje e motivuar politike, siç kemi sjellë argumente më parë e që në vijim vijnë e tre argumente të pakundërshtueshme me përfundimin: fotografia “origjinale” (Figura 3) nuk është autentike me dokumentin origjinal të botuar nga Nosi, por është një mbetje e mistifikuar e dokumentit origjinal i censuruar nga censura politike qendrore e Partisë.

Argumenti i parë. Më 1962, në 50 vjetorin e Pavarësisë, ndoshta i vetmi botim serioz i botuar ishte albumi Rilindja Kombëtare, me autor historiani Kristo Frashëri, i cili botoi faksimilen e plotë të Vendimit të shpalljes së Pavarësisë dhe që u censurua me gjashtë firmëtarë, si Mithat Frashëri, Xhelal Koprencka, Lef Nosi, Mustafa Kruja etj.,  [Figura 4], të cilët u mbuluan me dy foto dhe vitet e fundit profesori u akuzua pa të drejtë në organe të shtypit se kishte bërë censurën e dokumentit, porqë e vërteta është se censurimi bëhej nga censura qendrorë e partisë. Censurimi i Figurës 4 është bërë e njohur, por censura ka një detaj të panjohur që meriton të ndriçohet: në dokumentin origjinal rreshti i parë i firmëtarëve fillon me Ismail Qemalin dhe përfundon me Elmas Boce dhe Veli Harçi [Figura 2], kurse në dokumentin e censuruar [Figura 4] Elmas Boce e Veli Harçi dalin firmëtarët e parë kurse Ismail Qemali del i pari ne rresht të dytë! Motivi është krahinor: e para është Gjirokastra me rreze drite e patriotizmi e pas saj vjen Vlora!

Argumenti i dytë. Është në albumi “PPSH 1941-1966”, botimi i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste në KQ të Partisë, më 1966. Albumi fillon me formimin e shtetit shqiptar: Flamuri, një fotografi e Ismail Qemalit dhe një facsimile e vendimit të shpalljes së pavarësisë, me diçiturë: “Fac-simile e dokumentit të shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor.” [Figura 5] Nga krahasimi me dokumentin në Figura 2, dokumenti i botuar në album është censuruar rreshti i tretë (nga fillimi) me firmëtarët: Abd Toptani, Abas Dilaveri, Mithat Frashëri, Shefqet Daiu, nga rreshti i pestë është censuruar Iljaz Vrioni; nga rreshti i nëntë deri në rreshti i katërmbëdhjetë janë të censuruar firmëtarët: Qemal Mullaj, Lef Nosi, Dr. H. Myrteza, Nuri Sojlliu, Mustafa Kruja, Ferid Vokopola, Ymer Delialliu, Xhemalyddin Delialliu e Zuhdi Ohria. Të censuruar nga Vendimi i shpalljes së Pavarësisë janë 14 firmëtarë dhe janë 8 firmëtarë më shumë të censuruar se në vitin 1962 (Figura 4) dhe përse mund të ketë ndodhur ky intensifikim i goditjes kundër më shumë se 1/3 të delegatëve firmëtarë? Lufta e klasave po ngjitet në kreshtën e ashpërsimit të vet dhe po marrin zjarr lëvizjet “revolucionare“ në gjithë vëndin. Në bllokun me gjashtë rreshtat e fundit të firmëtarëve të censuruar firmëtari Nebi Sefa Lushnja, në rend i parafundit, mesa duket ka biografi të pastër dhe shkëputet nga blloku i të goditurve e mbivendoset mbi firmëtarin Iljaz Vrioni (rreshti i gjashtë, i treti nga fillimi.) Censura në albumin e Rilindjes Kombëtare qoftë e formalisht mbante vulën shtetërore, atë të Shtëpisë Botuese Naim Frashëri, kurse censura e 14 firmëtarëve në albumi “PPSH  1941-1966” ka vulën e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste që përpunonte politikat e Partisë dhe dokumenti i Pavarësisë censurohëj nga koka e Partisë në pushtet. Argumenti i tretë. Teksti i Historisë së Shqipërisë, vëllimi i dytë, botim i Institutit të Historisë dhe i Universitetit të Tiranës, më 1969 ribotohej në Kosovë dhe akti i shpalljes së Pavarësisë në tekst përfaqësohej me Figurën 4, të botuar më 1962, ku dy fotografi mbulojnë gjashtë firmëtarë të pavarësisë, si Mitat Frashëri, Mustafa Kruja, Lef Nosi etj.

Në çdo punim kritik ka edhe një punë krahasuese, herë me ngjashmëri, herë me ndryshime. Në të ashtuquajturën fotografi origjinale (Figura 3) censurohen nënëshkrimet e gjashtë firmëtarëve, por në shiritin e letrës përfundi fotografisë shenjohen emrat e firmëtarëve, pra goditja është e fortë, për të mos lënë gjurmë origjinaliteti, por edhe disi e mëshirë sepse mbetet identiteti i tyre. Kurse goditja është e pamëshirë në faksimilen e Figurës 5, pasi nuk lihet asnjë gjurmë identiteti për të nëntë firmëtarët, nga rreshti i Lef Nosit e deri në fund, sikur ata të mos ishin fare firmëtarë në Kuvendi i Vlorës. Dhe shihet  qartë se lufta klasave është shumë e ashpër dhe e pamëshirë dhe lihet të kuptohet qartë se është e njëjta dorë institucionale për censurën në Figura 3 dhe censurën në Figura 5.

Në gjurmë të dokumentit origjinal të Pavarësisë

Nga viti 1937, kur Vendimi origjinal zinte vend nderi në ekspozitën Rilindja Kombëtare, i pari dhe i vetmi kërkim i dokumentit origjinal të Pavarësisë bëhej në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë. U kërkua në arkiva, veçanërisht në AQSH nga ish-drëjtoresha dhe mbeti konstatimi se nga viti 1937 dokumenti origjinal nuk ishte parë më më vonë, deri në ditët tona. Por në kërkimimet që kam bërë, e reja është se dokumenti origjinal i Vendimit të Pavarësisë është parë edhe në vitin 1957, edhe në vitin 1962, edhe në vitin 1965. Sepse “asgjë nuk kalon pa lënë gjurmë”, siç shkruan Çehovi. Dhe vihemi në gjurmë derisa të formohet “figura” e krimit e dokumentit origjinal të Pavarësisë.

Në kërkimet për gjetjen e origjinalit të dokumentit u hodh dhe hamendje apo hipoteza, por s’është e vërtetë hamendja se “dokumenti origjinal është në fondin personal të E. Hoxhës”, e pavërtetë e hamendja se “dokumenti origjinal është në fondin personal të Titos, i është dhuruar atij nga Hoxha”, e pavërtetë se dokumenti mund të jetë në arkiva ballkanike apo europiane. Dokumenti origjinal është në arkiva vetiake në Tiranë. Dhe ja argumentat!

Përfillimi të mirëkuptohemi për një të vërtetë “aksiometrike”. Përderisa botimi i vendimit të Pavarësisë nga Lef Nosi doli në dritë dhe u depozitua (nga familjarë të Lef Nosit) në Bibliotekën Kombëtare më 3 shkurt 1977 (me nr. inventari S/122023) e po ashtu edhe në AQSH, dhe gjurmë të këtij botimi nuk ka e nuk janë gjetur më parë, atëherë sipas ligjeve të mendimit s’vihet as fare në dyshim se çdo publikim në libra e albume i dokumentit të Pavarësisë para vitit 1977 ka si burim të parë dokumentin origjinal të shpalljes së Pavarësisë, të 28 Nëntorit 1912, dhe jo botimin e Nosit të vitit 1937.

Dëshmia e parë dhe e vetme, por edhe pjesërisht më e rëndësishme, është nga Profesor Kristo Frashëri dhe për të çveshur pastaj të vërtetën nga të pavërtetat e alibia e mbajtësit të dokumentit të Pavarësisë. “Ky dokument doli në dritë edhe më 1962. Ai që e kishte, pronari i tij, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë se mund ta përdhunonin atë dokument, mund ta shfrytëzonin për emrat që kishte atje brenda. Nuk e di për ç’arsye. Unë kam folur vetë me atë pronar që t’ia dhuronte Muzeut kundrejt një shpërblimi. Pastaj u kalua ajo dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta. Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë. Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Nuk janë këtu në Shqipëri. Nuk janë në Shqipëri. Më duket se nuk janë. Nuk e di mirë,” [Intërvistë në VoA, dt. 17.8.2012]. Dhe diç më shumë nga Profesori: “… Dokumenti i pavarësisë ka qënë në Tiranë deri në verën e vitit 1962. Për një arsye që s’dua ta them na iku nga dora. I iku nga dora qeverisë. Tani asqë jam në gjendje ta ndjek. Unë s’lëvis dot nga vendi. Ai që e kishte na u lut që të mos e zinim në gojë emrin e tij. Dhe unë ia kam dhënë fjalën e s’e tregoj.” [K. Frashëri: Shqiptarja.Com 26 tetor 2012].

Për këtë dëshmi mund të këtë gjithfarë komente, por të kqyrim (me konstatime) atë që është thënë atëherë në VoA. Konstatimi i parë që bie në sy është se Profesori është dëshmues i drejtpërdrejtë se dokumenti origjinal i Pavarësisë është parë në vërën e vitit 1962 dhe ajo që kuptohet qartë është se dokumenti është parë dhe nga vetë Profesori, kur dihet se edhe interesi intelektual i tij për ngjarjen e Pavarësisë është i madh. Konstatimi i dytë: Konstatimi i parë, se Profesori e ka parë dokumentin e Pavarësisë dhe e ka pasur në dorë atë është i vërtetë, sepse më 1962 dokumenti origjinal me guxim intelektual për kohën botohej nga Profesori në albumi Rilindja Kombëtare, dhe për burim të parë kishte dokumentin origjinal, sepse burimi i Nosit, siç është konstatuar më parë doli në dritë 15 vjet më vonë, më 1977. Konstatimi i tretë: Profesori thotë se ishte viti 1962 kur doli në dritë dokumenti origjinal i Pavarësisë, por këtu më duhet të bëj një korektim apo saktësim, sepse për Profesorin nuk është viti 1962 që e ka parë dokumentin origjinal, ky vit është hera e dytë, sepse është e dokumentuar se viti 1957 është viti i parë që Profesori e ka pasur në dorë dokumentin, përderisa një facsimile e tij është botuar në broshurën e tij Pavarësia e Shqipërisë, botim i Ministrisë së Arsimit më 1957, dhe sërish i njëjti argument: përderisa botimi i Nosit doli në dritë 20 vjet më vonë, atëherë i vetmi burim i parë për broshurën me autorsi Profesorin është dokuminti origjinal i Pavarësisë.

Ka e një konstatim të katërt. Por ka edhe një herë të tretë që Profesori e ka patur në dorë dokumentin origjinal të Pavarësisë dhe burimi është Historia e Shqipërisë, vëll. 2-të, botimi i vitit 1965, i Institutit të Historisë, me autorsi historianët të njohur të kohës: Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Ndreçi Plasari, Kristo Frashëri, Jusuf Alibali, dhe për të ritheksuar se tema e Pavarësisë për autor kishte Profesor Frashërin. Në faqen 361 të tekstit është vendosur Figura 72 më diçiturë: “Akti i shpalljes së pavarësisë kombëtare në Vlorë më 28 nëntor 1912.” [Figura 6] Dhe sërish asqë mund të mos besohet se dokumenti i botuar këtu ka për burim dokumentin origjinal të Pavarësisë, përderisa si burim nuk mund të jetë botimi i Nosit, i cili doli më 1977. Dhe faksimilja e botuar, po të shihet me kujdes në pjesën e epërme shihen gjurmë shkronjash e në të djathtë një fjalë e palexueshme, që mesa kuptohet është një prerje aksidentale horizontale e rreshtit- si vazhdim i dokumentit, dhe në pikëpamjen time kjo është pamja që i afrohet më shumë origjinalit të dokumentit të Pavarësisë. Në kqyrjen e këtij dokumenti në facsimile bie në sy diç e pabesueshmë për kohën: ndërsa më 1962 dokumenti i pavarësisë censurohej me gjashtë firmëtarë, por firmëtarët e dokumentit të pavarësisë që botohej në tekstin më të madh- atë të Historisë së Shqipërisë, duket se kishin fituar të jenë në paqe me shtetin e partinë, dhe e pabesueshme por e vërtetë: të pa cënuar Mithat Frashëri, Mustafa Kruja, Lef Nosi, Xhelal Koprencka etj. Mesa duket, e kështu besohet, do të këtë qenë vendimtar autoriteti i Ndreçi Plasarit, funksionar i lartë e nr. 2 në Institutin e Studimeve të Marksizëm-Leninizmit në KQ, dhe megjithëse nuk kemi asnjë fakt reflektimi për të pabesueshmen e vërtetë, botimi i kësaj facsimile do të këtë lëshuar tërmet dhe këtë e shohim në botimin e të njëjtit dokument disa  muaj më vonë kur 14  firmëtarë vendosen në poligonin e qitjes e goditen me artileri të rëndë. Si përfundim, botmi i dokumentit të Pavarësisë në Historia e Shqipërisë, më 1965, është argument bazik i paluajtshëm se dokumenti i Pavarësisë është parë dhe prekur me dorë nga autorë të tëkstit dhe autori i vetëm në jëtë i kësaj të vërtetë, që s’i tret dheu firmëtarët, mbetet Profesor Frashëri.

Për faksimilen e Figurës 5, një tipograf ngre dyshimin e arsyeshëm se faksimilja duhet të këtë për burim të parë origjinalin dhe s’mund të jetë riprodhim nga facsimile e botuar në teksti Historia e Shqipërisë. Argumenti përforcohet disi dhe nga fakti se emri i Ismail Qemalit në figurën 2 është  mjaft dukshëm me bojë të zezë, kurse në Figurën 5 emri I. Qemali është shumë i zbehtë, që do të thotë së është vënë dorë për ta bërë gati të palexueshëm. Prandaj, ka dhe një mundësi, qoftë e mjaft e vogël, që dokumenti origjinal aksidentalisht të këtë mbetur në dosjën e albumit “PPSH 1941-1966”, por problem është se ku mund të jëtë kjo dosje apo ka përfunduar në kazanët e plehrave. Sido të jetë, tashmë kemi një pikë të fortë stacionare ku mund e duhet të kërkohet dokumenti origjinal i Pavarësisë, nga dhe duhet nisur në rrugën e kërkimit të dokumentit: Historia e Shqipërisë, vëll. 2, 1965.

Nga dëshmia e Profesorit s’mund të mos vërehet dhe një alibi: ajo e poseduesit apo “pronarit” të aktit origjinal të Pavarësisë që ia kishte dhënë Ismail Qemali me amanetin e madh se “dokumenti kishtë një rëndësi të jashtëzakonshme” dhe se Profesori nuk mundi ta bindë personin (më 1962) që t’ia falë Muzeut dhe i dha besën e kërkuar se nuk do ta rrëfente emrin e “pronarit” të dokumentit origjinal të Pavarësisë. Kjo pjësë e dëshmisë nuk ka asnjë pikë mbështetëse tek e vërteta, pasi tashmë dihet se është e vërtetë, si e thamë, aksiometrike; askush s’mund të mohojë se dokumenti origjinal u ekspozua në ekspozitën Rilindja Kombëtare, më 1937 dhe protagonist i kësaj ngjarje ishte Lef Nosi dhe shkruan shumë qartë Branko Merxhani: “Ky dokument [dokumenti i Pavarësisë, v.b] tepër i vlefshëm për historinë politike të Shqipërisë së re është ruajtur gjer më sot për hir të kujdesjes së Lef Nosit, një nga patriotët e orës së parë.” [Revista Përpjekja, nr. 13, janar 1938, faqe 82] Argumenti i Branko Merxhanit këtu e më parë është i qartë: Ai, Merxhani, është dëshmues i drejtpërdrejtë, dhe më i vlerë edhe se mjaft dokumente arkivore, se ishte merita e Lef Nosit që dokumenti i shpalljes së Pavarësisë ruhej deri në ditët e nëntorit 1937 dhe vendosej me duart e tij në ekspozitën Rilindja Kombëtare, dhe po ashtu është e qartë se Branko botonte në mijëra kopje dokumentin e Pavarësisë, pikërisht atë që kishte botuar në revistën Përpjekja dhe që e kishte parë me sytë e tij të ekspozuar në ekspozitën e nëntorit dhe dokumenti ishte një faqe me të 40 firmëtarët e pavarësisë. Argumenti Merxhani zhbën argumentin e Profesorit për atë të besuarin e Ismail Qemalit që i kishte dhënë amanet dokumentin e Pavarësisë e poseduesit të dokumentit nuk iu mbush mendja nga këshilla e Profesorit për ta dorëzuar në Muzeum, dhe kjo do të ishte e vërtetë sikur Ismail Qemali amanetin t’ia kishte dhënë Lef Nosit. Po ashtu, nulizohet e argument në tym i koleksionistit se Lef Nosi bëri montimin e faqes së dytë në faqen e parë të dokumentit dhe se ekspozoi në ekspozitë vetëm faqen e parë të dokumentit. E vërteta është në argumentin e Branko Merxhanit. Kurse çelësi i Solit të vendimit të Pavarësisë, ku gjendet ai, është e sigurtë se është në teksti Historia e Shqipërisë, Vëll. 2, 1965, faqe 361, botimi i Tiranës. Çështja është se kush do të fitojë: Pesha e rëndë e Kryqit të mëkatit, apo fala e dhënë e besa e mbajtur!

Share it :