Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i ndërpresë ndihmën financiare vendeve që do të mbështesin një rezolutë të OKB-së që kundërshton njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit. Në fillim të këtij muaji, SHBA e ndërmori këtë hap pavarësisht kritikave ndërkombëtare.
Kështu që nëse Shqipëria do të votojë në OKB pro kësaj rezolute dhe nëse Trump do ta zbatojë zotimin e tij, atëhere shumë fonde të SHBA-ve drejt Shqipërisë do të ndëriten, përfshi edhe ato në favor të reformës në drejtësi dhe shumë fonde të tjera sociale që jepen nga USAID.
Komentet e tij bëhen përpara votimit në asamblenë e përgjithshme të OKB-së për një rezolutë që kundërshton çdo njohje të Jeruzalemit si kryeqytetin izraelit. Draftrezoluta nuk përmend SHBA, por thotë se çdo vendim për Izraelin duhet anuluar. Më herët, ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley paralajmëroi vendet anëtare se presidenti Trump i kishte kërkuar të raportonte për votat kundër SHBA në votimit që do të mbahet të enjten.





