Aplikimet/ Datat sipas qyteteve, ja kur do të plotësohet formulari A1 dhe A1Z

Driçim Çaka

 

Kandidatët e viteve të kaluara nisin plotësimin në datën 25 mars

 Dy ditë kohë për të korrigjuar gabimet që mund të bëhen nga maturantët

 

maturanteMiratohen datat se kur do të plotësohet formulari A1 dhe A1Z për të gjitha qytetet. Çdo maturant do të ketë vetëm një ditë kohë për të plotësuar formularin A1, ndërsa për qarkun e Tiranës do të jenë në dispozicion tri ditë. Plotësimi i A1-shit nis në qarkun e Tiranës dhe mbyllet në qarkun e Kukësit. Sipas grafikut të shpërndarë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, përcaktohet se plotësimi i formularit A1 do të mbyllet më 24 mars. Në datën 25 mars do të nisë plotësimi i formularit A1Z (maturantët përpara vitit 2014) dhe për këta kandidatë do të ketë vetëm 5 ditë kohë për të mbyllur aplikimin. Për të gjithë ata kandidatë të cilët gabojnë gjatë plotësimit të formularit A1Z dhe A1Z do të ketë datë më vete për të korrigjuar çdo gabim të mundshëm. Në datat 30 dhe 31 mars do të mund të bëhen të gjitha korrigjimet e gabimeve.

 

Kandidatët e viteve të kaluara

Kandidatët e maturave shtetërore 2006 – 2013 aplikojnë për në IALP bazuar në rezultatet e viteve të mëparshme të Maturës Shtetërore, nëse pas verifikimit nga AKP rezulton se: Nuk janë shpallur fitues. Janë shpallur fitues dhe nuk janë regjistruar. Janë shpallur fitues dhe janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik, vërtetuar nga dekanatet përkatëse me shkresë zyrtare në AKP. Fleta origjinale e çregjistrimit, dorëzohet në AKP para aplikimit me formularin A1Z, në mënyrë që të bëhet i mundur çregjistrimi në sistemin e Maturës dhe ndryshimi i numrit të matrikullimit. Kur studenti vazhdon studimet në vitin e dytë e më tej, ai duhet të marrë paraprakisht miratimin nga MAS për të vijuar procedurat e kësaj pike. Kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme, rezultatet janë jo më të ulëta sesa 4.50. Në rastet kur kandidati ka dhënë më shumë së një herë një lëndë në provimet me zgjedhje i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lënde merren koeficientet e Maturës Shtetërore 2014.

 

Zgjedhja e lëndëve

Pak ditë më parë specialistët e Ministrisë së Arsimi kanë këshilluar maturantët që të tregohen të kujdesshëm lidhur me zgjidhjen e lëndëve. “Koefiçentët më të lartë nuk të bëjën fitues, por mund të të penalizojnë. Lëndët duhet të zgjidhen në bazë të prirjeve që kanë maturantët, pasi një notë e ulët në një lëndë me koefiçent të lartë, mund të penalizojë garën e secilit”, – përmendin specialistët. Këtë vit Ministria e Arsimit rriti koefiçentët për disa lëndë, duke u dhënë përparësi fushave që ka nevojë tregu i punës.

 

 

 

Studimi

Sëmundjet mendore të të rriturve vijnë nga dhuna fizike në fëmijëri

Një studim i botuar nga “Journal Pediatrics” mund t’i bëjë prindërit të mendohen më me kujdes kur të godasin fëmijët. Kërkuesit morën të dhëna nga më shumë se 34.000 të rritur dhe zbuluan se të jesh qëlluar me nga një më i rritur në mënyrë të drejtpërdrejtë rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve mendore. Në bazë të rezultateve, dhuna trupore shoqërohet me çrregullime të gjendjes shpirtërore, përfshi depresionin dhe ankthin, po ashtu çrregullimet e personalitetit dhe abuzimin me drogën dhe alkoolin. Ata llogaritën se rreth 7% e sëmundjeve mendore të të rriturve i atribuohen dhunës fizike në fëmijëri, si shuplakat dhe goditjet. Studimi raporton se shuplaka rrit rrezikun e depresionit primar në 41%, përdorimin e alkoolit dhe drogës në 59% dhe sjelljet maniake në 93%. Sipas Tracie Afifi, profesor në Universitetin Winnipeg, është e këshillueshme për prindërit dhe të gjithë edukatorët që punojnë me fëmijët, në asnjë mënyrë të mos ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të çdo moshe, sepse lidhja mes dhunës fizike dhe çrregullimeve mendore është reale. Edhe pse, sipas Akademisë Amerikane të Pediatërve, rreptësisht ndalohet goditja me shuplakë, nga shifrat e studimeve del se më shumë se gjysma e prindërve në SHBA pranojnë se kanë dhunuar fizikisht fëmijët e tyre. Disa kërkues sugjerojnë se janë rreth 70-90% e nënave që kanë qëlluar me shpullë të paktën një herë, por një studim i botuar së fundmi nga “Journal Pediatrics” mund t’i bëjë prindërit të mendohen më me kujdes kur shtrijnë dorën drejt fëmijëve.

 

 

Share it :