Kryebashkiaku Erion Veliaj është larguar nga Shqipëria që prej mbrëmjes së djeshme. Burime të Lapsi.al thonë se ai ka zbritur në orën 21:00 në Fiumiçino, aeroporti i Romës.
Por ndërkohë në mediat shqiptare vazhdojnë të transmetohen kronikat e gatshme të Bashkisë Tiranë.
Sot për shembull kronika e shpërndarë nga zyra e propagandës së Erion Veliajt, është ajo që ka të bëj me mbjelljen e pemëve në atë zonë që do të quhet si pylli orbital i Tiranës.
Lapsi.al sjell më poshtë fotot e disa mediave (TCh, Klan, News 24 Report Tv, ABC News, Ora News), që e kanë pasqyruar në bllok këtë kronikë, ndonëse kryebashkiaku ka dy ditë jashtë Shqipërisë.









