Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve, lista me emrat që do të marrin paratë e këstit të parë dhe të dytë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA Ministria e Financave ka publikuar listën me emrat e ish-të dënuarve politikë apo trashëgimtarëve të tyre, që do të mund të marrin këstin e parë ose të dytë. Ministria e Financave bëri me dije se do të shlyhen detyrimet ndaj atyre që nuk kanë arritur të përfitojnë asnjë këst, si dhe listat e të gjithë përfituesve. Në total, janë 3405 emrat e ish-të përndjekurve që do të përfitojnë nga fondi i radhës që ka akorduar qeveria. “Drejtoria e Pagesave të Dëmshpërblimeve, pranë Ministrisë së Financave, në bazë të ligjit nr. 9831, po përgatitet të shpërndajë dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist, të cilët nuk kanë përfituar asnjë këst deri më tani”. Lista e plotë me emrat e përfituesve të parë është botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave. “Kjo listë përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit politik, emrat e trashëgimtarit ose trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja, si dhe dokumentacionin i cili i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar si të gatshme për t’u paguar ose jo. Të interesuarit, dosjet e të cilëve kanë qoftë edhe një mungesë të vetme në dokumentacionin e kërkuar në bazë të dispozitave në fuqi, duhet ta plotësojnë në një kohë sa më të shkurtër, për të përfituar pa vonesë këstin e parë të dëmshpërblimit”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

 

Ne gazeten e sotme Standard(date 15 mars) ne versionin print dhe pdf  mund te lexoni listat me emrat e plote te perfituesve.

 

 

 

 

 

Share it :