Florenc Drizari
Rama: Tritoli që në kohën tuaj, ne rilindëm policinë dhe do të mbajmë premtimet
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli zhvilloi dje një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rendit në vend. Edhe pse deputetet e opozitës kishin braktiskur më parë sallën e Kuvendit në shenjë proteste për shkeljen e rregullores siç pretenduan ata, disa prej tyre u rikthyen në sallë, duke ndjekur interpelancën mes Topallit dhe Ramës. Ish-drejtuesja e Kuvendit të Shqipërisë për tetë vitet e qeverisjes së djathtë Jozefina Topalli, akuzoi Kryeministrin për shifrat e larta të kriminalitetit dhe shkarkimet në policinë e shtetit. Sipas deputetës së opozitës, rendi dhe siguria ne vend janë në shifra të lartë dhe situata është e frikshme për jetën e pronën “Askush nuk ndihet me i sigurte. Qytetaret zgjohen ne mengjes dhe sapo hapin syte degjojne ose per shperthim tritoli , ose per vrasje , ose per humbje jeete nga aksidentet ! Por kjo eshte vetem zgjimi! Gjate dites degjojne per grabitje , per plackitje me maska e me kallashnikov, per perleshje me arme mes te rinjve edhe ne shkolla! Por dita nuk mbyllet ketu! Ne mbrembje trishtimi ,frika e ankthi i pasigurise behet edhe me e rende! Shperthime te tjera tritoli, humbje jete, plagosje ,vjedhje,djegie makinash, vrasje, masakra raportojne mediat!”,-deklaroi Topalli.
Pas prezantimit të çështjeve të ngitura në interpelancë nga ish-kryeparlamentarja Topalli, kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalimit shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen pak ditë më parë të ish-zëvendësministrit demokrat Ferdinand Poni. Më tej Rama tha se shifrat e kriminalitetit që jep opozita nuk janë reale. Ai akuzoi krerët e opozitës se po bëjnë politikë me shifrat e të vrarëve.
“Në këtë foltore, lideri i Partisë Demokratike, ka premtuar se do të kërkojë ndjesë publike në rast se shifra jozyrtare e të vdekurve, mbi 50 vetë, që sipas partisë së tij, janë vrarë nga mesi i shtatorit në mesin e janarit, do të rezultonte e pavërtetë. Kjo është dita ta kërkojë ndjesën përmes jush Jozefinë, për lojën makabre politike me shifra qëllimisht të fryra vrasjesh. Sepse deri në fundin e shkurtit numri i viktimave është më pak se 50, ndërsa numri i vrasjeve vetëm 43; ndërkohë që, për të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur qeveriste Partia Demokratike, viktimat kanë qenë 73 dhe vrasjet 64. Pra, edhe pse ne vetë nuk jemi aspak të kënaqur me gjithë sa kemi arritur në më pak se gjashtë muaj, i kemi ulur në një të tretën, fiks 33%, edhe numrin e vrasjeve, edhe numrin e viktimave”,-deklaroi Rama.
Më tej në replikën e saj, Topalli akuzoi Kryeministrin Rama se qëllimisht ka ulur shifrat e kriminalitetit.
“Ju ulni kriminalitetin duke fallsifikuar shifrat| JU i thoni tritolit dhe eres se tij “era shtet”!Sot po flisni me tritol e trafiqe! Pergjigja juaj eshte edhe e turshme!Keshtu si ju “ kush nuk qeveris”’?edhe zani Caushi…”
Gjatë interpelancës së djeshme mes Topallit dhe Ramës nuk munguan akuzat dhe batutat. Rama e mbylli fjalën duke cituar Spartak Ngjelën, ndërsa ish-kryeparlamentarja replikoi me po të njëjtën shprehje. “S’më mbetet tjetër të them veçse fjalën e Spartak Ngjelës “amanet mushkat zotërinj”,-tha Rama. Ndërsa Topalli edhe pse jashtë mikrofonit iu përgjigj: Po e mbyll me fjalën e mushkës.
Opozita braktis votimin, Kuvendi miraton amnistinë dhe ndryshimet në Kodin Penal
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare projektligjin “Për dhënie amnistie” me 84 voto pro dhe projektligjin “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në votim, ndërkohë që nga radhët e deputetëve të mazhorancës mungonte deputeti Fidel Ylli. Në tërësi shumica parlamentare i votoi projektligjet që ishin në axhendë me 84 votat e saj. Para fillimit të procesit të votimit, deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën për mos zhvillimin e Parlamentit të enjten e kaluar, ku duhej të ishte miratuar procesverbali i seancës plenare të datës 27 shkurt 2014, dhe sipas tyre duhet të mblidhej përpara Konferenca e Kryetarëve dhe të merrte një vendim. Pas debateve opozita u largua nga Kuvendi duke u shprehur se nuk po zbatohet Rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta, ligji. Lidhur me këtë çështje, Kryetari Meta sqaroi deputetët e opozitës se ditën e mërkurë dt 5 mars 2014 parlamenti u mblodh në një seancë të posaçme për të dëgjuar Presidentin e Republikës së Italisë dhe seanca e djeshme ishte parashikuar më parë, meqenëse ditën e enjte 14 deputetë nga maxhoranca dhe opozita do të jenë në Strasburg në një takim me delegacionin e Parlamentit Europian. “Shumica e projektligjeve të cilët ishin në proces për t’u miratuar të enjten e kaluar nuk kishin përfunduar ende nëpër komisione, prandaj unë gjykova që të mos mblidheshin ditën e enjte vetëm për të miratuar procesverbalin”,- tha Kryetari Meta. Mes kreut të Kuvendit dhe kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, pati edhe debate. Gjithcka ndodhi në momentin kur foltorja e Kuvendit u zaptua nga deputetët e PD që bllokuan vijimin me rendin e ditës. Sipas tyre, mazhoranca po shkel Kushtetutën me çdo votim që kryen në Kuvend. Pas largimit nga seanca parlamentare, Edi Paloka bëri me dije qendrimin e të djathtëve duke thënë se ky largim nuk do të thotë se opozita po bojkoton parlamentin.
Debatet dhe replikat Topalli – Rama
Jozefina Topalli: Rendi dhe siguria në vend janë dëshpëruese! Situata është e frikshme për jetën e pronën! Askush nuk ndihet me i sigurtë!
Edi Rama: Në këtë foltore, lideri i Partisë Demokratike, ka premtuar se do të kërkojë ndjesë publike në rast se shifra jozyrtare e të vdekurve, mbi 50 vetë, që sipas partisë së tij, janë vrarë nga mesi i shtatorit në mesin e janarit, do të rezultonte e pavërtetë. Kjo është dita ta kërkojë ndjesën përmes jush Jozefinë…
Jozefina Topalli: Sa gënjeshtar që je mor zoti Kryeministër!
Edi Rama: Ndërsa në gjithë harkun kohor të qeverisjes suaj, e dini sa keni larguar? 3188 punonjës policie!
Jozefina Topalli: Lexo emrat.
Edi Rama: Vetëm Sekretari juaj i Përgjithshëm në MPB, kishte të punësuar brënda kësaj ministrie 2 kunetër, nipin e gruas, mbesën e gruas, nipin e tij dhe dy kushërinj të tjerë. Drejtori juaj i SHKB, kishte edhe të dy vëllezërit e punësuar në ministri…
Jozefina Topalli: I paburrë…
Edi Rama: Koha do të provojë se sa i dobishëm ishte për Shqipërinë e për shqiptarët investimi i votës së 23 qershorit në kutizën e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ndërkohë që tanimë, koha e ka provuar, se nga ç’kthetra injorance të egër e babëzie të pashërueshme kanë shpëtuar shqiptarët në 23 qershor.
Jozefina Topalli: Të them që është sjellja më e papërgjegjshme që kam dëgjuar ndonjëherë nga ndonjë kryeministër i cilës do anë për një çështje që ka të bëjë me jetën e fëmijës, të familjarëve dhe të bizneseve. Zoti Kryeministër, ishte e turpshme përgjigja juaj. Gjuha juaj ishte gjuhë tritoli!
Ilir Meta: Zoti Kryeministër!
Edi Rama: Çarë të them unë zoti kryetar, të sjell puna në këtë situatë ku do të dëgjoshë çfarë dëgjuam dhe kur mendon që për parafolësen populli ka paguar gjithë ato rroga e ado dieta. S’më mbetet tjetër të them veçse fjalën e Spartak Ngjelës “amanet mushkat zotërinj”
Ilir Meta: Zonja Topalli keni të drejtën e replikës.
Jozefina Topalli: Po e mbyll me fjalën e mushkës.




