Biznesi ul ndjeshëm investimet

shtrimi rrugeveBiznesi vendas ka ulur ndjeshëm investimet gjatë vitit 2013. Lajmi konfirmohet nga të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi ecurinë e importit të makinerive dhe pajisjeve, çka tregon edhe ritmin e investimeve nga ana e sipërmarrjeve në vend.

Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2013 janë importuar në total rreth 70 miliardë lekë makineri, pjesë këmbimi dhe pajisje, me një ulje të ndjeshme prej afro 30% kundrejt një viti më parë.  Rënia e importeve të këtij grupi mallrash ka nisur në fakt që prej vitit 2012, por trendi rënës është përkeqësuar shpejt gjatë vitit të kaluar.Sipas sipërmarrësve, 2013-a ka qenë padyshim një nga më të vështirët e 10-15 viteve të fundit dhe bizneset e kanë pasur të vështirë që të mbajnë “gjallë” aktivitetin dhe as që kanë menduar të ndërmarrin investime të reja. Kjo është reflektuar edhe me rënien e kredive për biznesin e madh në sistemin bankar, që pritet gjithashtu të vijojë me trend rënës edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, importet e makineri dhe pajisje janë rritur në mënyrë të pandalshme, që prej vitit 2005, për të arritur kulmin në fund të vitit 2011. Kryesisht rritja e importit të tyre është pasojë e zgjerimit të investimeve publike në infrastrukturë, pasi kompanive të ndërtimit u është dashur të importojnë makineri të ndryshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Ndërkohë, të dhënat më të fundit për muajin janar 2014 flasin për një përmirësim të lehtë të importeve të këtij grupi mallrash. Gjatë muajit të parë të vitit janë importuar në total rreth 6.3 miliardë lekë makineri e pajisje, me një rritje të lehtë prej 1.7% kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë. Megjithatë, për sipërmarrësit edhe ky vit nuk pritet të ketë një rritje në investimet e bizneseve në kushtet kur investimet publike parashikohet të jenë minimale ndërkohë që edhe biznesi vetë ruan mungesën e likuiditeteve të mëdha. Sipas INSTAT-it, importet më të mëdha vijnë nga Italia, që mbulon 26% të tyre, ndjekur nga Kina me 14% të totalit.

Dogana e Kosovës: Nuk ka taksë 40 euro për kamionët

 Dogana e Kosovës njoftoi dje opinionin se raportimet lidhur me aplikimin e taksës prej 40 eurove nuk janë të vërteta. Dogana e Kosovës nuk ka kompetenca ligjore për të shtuar ndonjë taksë, përveç taksave të cilat aprovohen nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Informatat e dhëna nga vozitësit e maunave në media lidhur me pretendimet për aplikimin e taksës janë të pavërteta, dhe po tentojnë të shfrytëzohen nga një grup i vogël i tregtarëve (importues nga Kosova) për qëllime të tyre. Dogana në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Aleancën e Biznesit dhe Odën Amerikane në Kosovë janë pajtuar kohë më parë që të ndërrojnë procedurat e thjeshtëzuara të importit, ashtu që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me Kodin e Doganave dhe Akcizës dhe praktikave më të mira evropiane. Prandaj edhe tani Dogana ka pezulluar sistemin e importit të thjeshtëzuar që ka qenë duke u shfrytëzuar nga këto kompani, deri në rilicencimin e tyre sipas udhëzimit administrativ i cili ka hyrë në fuqi në muajin shkurt të këtij viti.
Ky është një vendim i përbashkët, i marr në Këshillin Konsultativ pranë Ministrisë së Financave, këshill që përbëhet nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit
Dogana e Kosovës është e përkushtuar për rend dhe ligj duke krijuar konkurrencë të barabartë për të gjithë importuesit dhe mallrat që importohen në vendin tonë.
Dogana edhe një herë informon se nuk ka aplikim të ndonjë takse por vetëm pezullimi i procedurave të thjeshtëzuara deri në përfundimin e procesit të ri-licencimit nëpër të cilin do të kalojnë të gjithë aplikuesit”, – thuhet në njoftim.
Më herët, zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës Shqiptare thanë se ishin në dijeni për këtë çëshje dhe aktualisht po realizohen konsultime me Doganën e Kosovës.
Por drejtuesit e kamionëve deklaruan ata do të ndryshojnë destinacionin e lëvizjes së tyre, duke i futur mallrat në Kosovë nga Serbia, apo Maqedonia.

 

 

Kriza në Krime trondit ekonominë

 Kriza pёr Ukrainёn presupozon falimentimin e shtetit. Tregjet ndёrkombёtare financiare dhe furnizimet evropiane me gaz, sipas analistёve, janё prekur mё pak prej kёsaj krize

  Situata e trazuar politike nё Krime duket se nuk po i influencon nё pёrmasa aq dramatike sa mendohej tregjet financiare ndёrkombёtare: Pas humbjeve tё mёdha tё kurseve nё bursa tё hënën gjendja u stabilizua sërish. Megjithatë, pёr Ukrainёn ka shenja pёr falimentimin e shtetit, nё rast se nuk ndihmojnë donatorёt ndёrkombёtarё.

Tё hёnёn (3.3.2014) indeksi rus i aksioneve RTS ra me 12%, vlera mё e ulёt kjo nё gjashtё vitet e fundit. Edhe nё bursa tё tjera pati rёnie tё indekseve tё aksioneve: Dow Jones u ul me njё pёr qind, indeksi orientues i Eurozonёs, EuroStoxx 50, ra me 2,25%. Edhe indeksi gjerman DAX reagoi fort duke pёsuar njё rёnie me rreth 3,5% tё vlerёs. Por qysh tё martёn tregjet u qetёsuan disi: EuroStoxx 50 dhe DAX fituan nё tregtinё e bursёs pёrkatёsisht me nga njё pёr qind. Rubla ruse shpёtoi nga tendenca nё rёnie, pasi Banka Qendrore e Rusisё e rriti interesin orientues nga 5,5% nё 7%.

 

BE tani pёr tani nuk rrezikohet

Sipas analistёve, ekonomia botёrore nuk ёshtё ende nё rrezik. “BE-ja njё tё pestёn e importeve tё gazit i merr nga Rusia”, vё nё dukje kryeekonomisti i Commerzbank, Jörg Krämer, nё intervistё pёr “DW”. “Nёse tani Ukraina nuk do tё shёrbente mё si vend tranziti, vetёm rreth gjysma e furnizimeve me gaz do tё devijohej pёrmes linjave tё tjera”. Eksperti Krämer, ndonёse e konsideron teorikisht si tё mundshёm rrezikimin e furnizimeve pёr BE-nё, mendon se nuk ka gjasa qё kjo tё ndodhё. Sipas tij, marrёveshjeve me ekonominё private Rusia nё tё kaluarёn u ёshtё pёrmbajtur gjithmonё me rigorozitet, sepse ekonomia ruse varet prej eksportit tё gazit. Nga ana tjetёr kjo varёsi e evropianeve prej gazit rus ёshtё pengesё pёr njё ndёrhyrje nё konflikt: “Perёndimi e ka kёrcёnuar Rusinё ta pёrjashtojё nga samiti i grupit tё vendeve tё industrializuara G8, por nuk do tё ndёrhyjё ushtarakisht – kjo madje nuk ёshtё bёrё as nё tё shkuarёn.

 

Ndërmarrjet gjermane tё qeta

Gjermania importon njё tё tretёn e nevojave tё veta pёr gaz nga Rusia. Kjo sipas ekspertit Krämer, mund tё kompensohet me zёvendёsimin e kёtyre importeve me gaz nga burimet amerikano-veriore. Por krejt ndryshe ёshtё situata pёr firmat gjermane, qё kanё filiale nё Ukrainё: “Ne kemi rreth 500 ndёrmarrje gjermane nё Ukrainё”, – thotё drejtori ekzekutiv i Komisionit tё Ekonomisё gjermane pёr Lindjen, Rainer Lindner, nё bisedё pёr “DW”. Ndёr kёto ndёrmarrje janё prodhuesi i artikujve tё sportit Adidas dhe grupi Metro nga Dyseldorfi. Rreth 6000 firma gjermane janё aktive nё Rusi. “Kёto firma kuptohet qё janё tё shqetёsuara pёr tё ardhmen”. Pas Rusisё Gjermania ёshtё partnerja mё e rёndёsishme tregtare pёr Ukrainёn.

 

Ekonomia e brendshme ukrainase e goditur

Pёr Ukrainёn gjendja aktuale nё aspektin e ekonomisё ё vendit ёshtё dramatike. Prej dekadash bilanci i tregtisё sё Ukrainёs me jashtё ёshtё nё disbalancё: Ҫmime tё larta pёr importet e gazit nga Rusia kundrejt ҫmimeve tё ulёta nё tregun botёror pёr produktet ukrainasё si drithёra dhe ҫelik.

“BE-ja ishte pёr Ukrainёn njё partnere pёr modernizimin, – thekson Lindner. – Vitin e kaluar madje synohej tё nёnshkruhej marrёveshja e tregtisё sё lirё – por kjo nuk u realizua”. Njё konflikt i vazhdueshёm i BE-sё me Rusinё mund tё influencojë negativisht ndaj zhvillimit ekonomik nё tё gjithё hapёsirёn evropianolindore, sipas Komisionit tё Ekonomisё gjermane pёr Lindjen. Kёshtu zhvleftёsimi i rublёs aktualisht i shtrenjton eksportet gjermane nё Rusi.

Agjencia e vlerёsimit tё riskut Standard and Poor’s e vlerëson aktualisht Ukrainёn nё prag tё falimentimit. Krahas sistemit tё tronditur social ky vend nuk ka rezerva pёr tё shlyer borxhet nё ekonominё me jashtё dhe ndodhet nё varёsi urgjente tё ndihmave nga jashtё: Ministri i ri ukrainas i Financave Juri Kolobov e ka pёrcaktuar nevojёn pёr ndihma pёr sivjet dhe vitin e ardhshёm me rreth 25 miliardё euro.

Njё ekip i FMN-sё ndёrkohё ёshtё duke verifikuar gjendjen financiare tё Ukrainёs. Por FMN-ja ёshtё e detyruar qё kreditё e mundshme t’i kushtёzojё me reforma.

 

(Marrë nga “Deutsche Welle”)

 

Share it :