Sigurimi si i vetëpunësuar në bujqësi është i detyrueshëm. I vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat fushore, duke filluar nga data 1 gusht 2013 e në vazhdim, paguan kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 30 000 lekësh. i vetëpunësuar në bujqësi, që banon në zonat malore, nga data 01.08.2013 e në vazhdim, paguan kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 23 000 lekësh. i vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat rurale, nga data 1.1.2014 e në vazhdim paguan kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 3.4% të dyfishit të pagës mujore minimale prej 4 200 lekësh, të barabartë me 286 lekë në muaj. Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhen bashkërisht. Ato janë të detyrueshme dhe paguhen individualisht, një herë në tre muaj. Afati i fundit i këtyre pagesave është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, Brenda çdo tremujori kalendarik. Për të bërë sigurim për periudha të kaluara, llogaria bëhet kundrejt masave të kontributeve të viteve respektive, mbi të cilën aplikohen dhe kamatëvonesat përkatëse. Punëdhënësi duhet të dorëzojë rregullisht sipas afatit të caktuar listëpagesat, të cilat janë i vetmi dokument, që vërteton pagesën e kontributeve për çdo punonjës. Listëpagesa është dokumenti bazë për dhënien dhe llogaritjen e përfitimeve për çdo punonjës, si dhe vërtetimeve të kërkuara prej tyre.
Përfitimet nga skema për të vetëpunësuarit në bujqësi
Kuotat e ulta të pagesave të kontributeve për sigurimin shoqëror, si rrjedhojë e politikave favorizuese shtetërore.
– Për një vit vjetërsie në punë në shtet një i vetëpunësuar në qytet paguan 68 037 lekë, ndërsa vetëpunësuari në zonat fushore paguan 30 000 lekë në vit.
– i vetëpunësuari në zonat malore paguan vetëm 23 000 lekë në vit.
Përfitim të vjetërsisë në punë, ku njohja e periudhave për të cilat janë paguar kontribute njihet vjetërsi në marrëdhënie pune me shtetin.
Çfarë pensioni do përfitohet për të vetëpunësuarit në bujqësi
– Pensionit bazë të pleqërisë
– Pensionit të pjesshëm të pleqërisë
– Pensionit të reduktuar të pleqërisë
– Pensionit të invaliditetit
– Pensionit të pjesshëm të invaliditetit
– Pensionit familjar
– Shpërblimin për lindje fëmije
– Të ardhurën për barrëlindje, që është e barabartë me shumën e kontributeve të paguara nga 1.10.1993 – 30.3.2010, 16 vjet e 3 muaj.
– Duke u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi në zonën fushore, për 15 vjet, në masën prej 65 702 lekësh, përfitohet pension i pjesshëm pleqërie prej 4 404 lekë në muaj, dmth për 1 vit e 3 muaj pension pleqërie mund të merren ato çfarë janë paguar.
– Zona malore paguan 42 702 lekë dhe përfiton pension të pjesshëm pleqërie në masën 4 404 lekë në muaj, pra për 10 muaj pension pleqërie merren ç’janë paguar.
Në zonat malore përfshihen të vetëpunësuarit në bujqësi, që banojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë. Në zonat fushore përfshihen të vetëpunësuarit në bujqësi, qe banojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethet Berat, Kuçovë, Durrës, Krujë, Elbasan, Peqin, Fier, Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Devoll, Lezhë, Laç, Shkodër, Tiranë, Kavajë, Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.
Dokumentacioni dhe procedurat për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi
– Certifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile
– Vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme të komunës ose bashkisë
Ose
-Akt noterial, që vërteton tjetërsimin e pronës (p.sh., qiramarrje)
– Në çdo rast, për sigurim të periudhave për vitin korent si dhe për periudha të kaluara, do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari bujqësore/blegtorale.
-Inspektori i të vetëpunësuarve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i vetëpunësuar në bujqësi plotëson dokumentin tip “Urdhër veprim”.Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës zyra postare lëshon dokumentin “Mandat arkëtimi”, ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti “Veprim arke”, i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese.
-Me dokumentin “Mandat arkëtimi” ose “Veprim arke” personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, ku ka marrë “Urdhër veprimin”. Këto dokumente në asnjë rast nuk duhet t’i dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore bëhet pajisja e detyrueshme me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Kushtet si të vetëpunësuar në bujqësi
Personi që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi,duhet të plotësojë këto kushte:
-Të ketë mbushur moshën 16 vjeç
-Të jetë i aftë për punë
– Çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension
– Nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë
– i vetëpunësuari në bujqësi duhet:
– Të banojë në të njëjtin nënqark ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim, dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale
– Të banojë në fshat, megjithëse tokën mund ta ketë në nënqarkun fqinj




