Florenc Drizari
Kreu i PD-së: “Shqipëria në protestë” kundër të keqes që po mbërthen vendin
Opozita i mazhorancës rikthimin në punë të gjithë atyre që në këto muajt e parë të qeverisjes së majtë, kanë humbur vendet e tyre në administratën publike. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje mazhorancës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të tërhiqet nga çdo iniciative për t’i bërë të ligjdhme shkarkimet nga puna me vazhdimin e zbatimit të vendimeve të aktit normativ për nëpunësin civil.
“Ajo që kërkojmë sot e do të vazhdojmë ta kërkojmë me forcë në aulën e Kuvendit dhe në të gjitha foltoret dhe sheshet e “Shqipërisë në protestë” është anulimi i pasojave që ka krijuar ndërkohë zbatimi antiligjor i aktit normativ antikushtetues, kthimi në punë pa kushte i gjithë burrave dhe grave, të rinjve e të rejave që janë hequr arbitrarisht me aktin e rrëzuar, kthimi pa kushte i ligjshmërisë në sjelljen dhe qëndrimet qeverisë ndaj administratës publike”,-deklaroi Basha.
Duke folur për aksionin opozitar për ditët ne vijim, Basha tha se beteja politike me mazhorancën do të përqëndrohet në Sallën e Kuvendit të Shqipërisë si dhe në protesta qytetare. Ai e cilësoi qeverinë “Rama-Meta” si shumicë e votave të marra nga kutitë, por që u bë shumicë e cilësuar me mandatet të “peshkuar nga opozita”. Sipas tij kjo u bë për të goditur dhe për të vënë nën varësi politike institucionet e pavarura dhe për ta dobësuar rolin e opozitës parlamentare.
“Në këto kushte të rrezikimit serioz të demokracisë, ne kemi vendosur ta kombinojmë e alternojmë betejën parlamentare me një kalendar gjithnjë e me të ngjeshur protestash, kudo ku është nevojshme dhe sa herë të jetë e nevojshme. Protesta popullore është mjeti i ligjshëm për të balancuar raportet arbitrarisht të zhbalancuara të forcave në Kuvend. Qytetarëve, jo vetëm votuesve të opozitës por dhe qytetarëve në tërësi u është marrë një pjesë e përfaqësimit në Kuvend, por nuk mund t’u merret në sheshet e protestës popullore. Ne, qytetarët, votuesit tanë dhe të tjerët e ndjejmë si një obligim të shenjtë ndaj shtetit ligjor dhe demokracisë të dëshmojmë pa pauza dhe pa kompromis në sheshet e protestave forcën tonë reale kundër antireformave me mandate të trafikuara”,-theksoi Basha.
Kreu i opozitës tha se nëse qeveria nuk ndalet nga vendimet e saj për të cilët qytetarët kohët e fundit kanë dalë në protesta, atëherë “të ndalojnë dhe largojnë burimin e saj, qeverinë Rama-Meta”.
Duke folur nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha rendimi disa nga pasojat negative që sipas tij ka sjellë mazhoranca aktuale për qytetarët shqiptar. Në fjalën e tij Basha garantoi se opozita do të mbështesë çdo protestë popullore dhe do të jetë në krah të qytetarëve për çdo vendimmarrje të gabuar të qeverisë.
“Kjo është qeveria e shpunësimit masiv, e heqjes masive nga puna të shqiptarëve që vetem mbyll dhe shkatërron vende pune, vetem hedh e hedh pa pushim njerëz në rrugë me taksat e larta, që e kanë detyruar sipërmarrjen si gjeneratorin kryesor të punësimit të bëjë shkurtime; kjo është qeveria e shpunësimit masiv të shqiptarëve, me të ashtuquajturat reforma rregullatore nga kulla e fildishtë e luksoze, arbitrare, të befta, të pakolaudura me gjendjen dhe oportunitetet reale të vendit, të pakonsultuara me grupet e interesit, të pambështetura në parimet e lirisë ekonomike dhe nevojave shoqërore, siç e shohim me protestën e taksive tetë plus një e dhjetëra të tjerë që po mbërthen e do të mbërthejë vendin në ditët dhe javët në vazhdim”,-deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kongresi i PPE
Basha, Berisha e Bodtani pjesë e delegacionit për në Dublin
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kreu demokrat Sali Berisha, pritet të marrin pjesë bashkë në Kongresin Zgjedhor te Partive Popullore Evropiane që do të mbahet në Dublin më datat 6 dhe 7 Mars në Dublin.
Mësohet se të dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike do të nisën për udhëtim drejtë Dublinit ditën e mërkurë, ndërkohë që pjesë e delegacionit të djathtë do të jetë edhe deputeti Gerti Bogdani. Në këtë Kongres Lulzim Basha merrë pjesë për herë të parë si kryetar i PD-së, ndërkohë që ish-kryeministri i vendit si i ftuar. Basha dhe Berisha përtej axhendës së Kongresit pritet të zhvillojnë takime me krerët e lartë të partive motra në Evropë ku do i njohin edhe me zhvillimet politike ne Shqipëri dhe situaten në të cilin ndodhet vendi pas ardhjes në pushtet të socialisteve. Vizita e politikanëve opozitare në Dublin përkon me ardhjen në Tiranë të komisionerit për zgjerim, Stefan Fyle. Vizita e Fyle-s ishte duhej të mbahej disa ditë më parë, por axhenda e takimit të tij u shty për shkak të situatës në Ukrainë.
PD: Dënojmë inkursionin rus në Ukrainë
Partia Demokratike me atë të një deklarata dënon qëndrimin e Rusisë për ngjarjet në Ukrainë. Me anë të një deklarate, PD thotë se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe bën thirrje për tërheqjen e forcave ushtarake ruse. Në qëndrimin e opozitës shqiptare thuhet se forcat ruse duhet të respektojnë detyrimet dypalëshe dhe duhet të tërhiqen ndaj çdo ndërhyrje të mundshme ushtarake. “Partia Demokratike po ndjek me vëmëndje dhe shqetësim të madh zhvillimet në Ukrainë. PD dënon inkursionin rus në territorin e Ukrainës dhe mbështet plotësisht thirrjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut për tërheqjen e forcave ruse në bazat e veta, ndalimin e çdo ndërhyrje tjetër në Ukrainë dhe zbatimin e detyrimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare në respekt të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”,-thuhet në deklaratën e opozitës.




