Rita Ora, sharm dhe elegancë në pasarelën e modës në Milano

rita-ora-ir-katy-perry-5306ea560a39cRita Ora vazhdon të mahnitë jo vetëm botën e muzikës, por edhe atë të modës, me sharmin dhe elegancën e saj në pasarelën e modës në Milano. Rita, e ftuar si mysafire speciale, nuk ka hezituar që të parakalojë në pasarelë, duke u shfaqur tejet bukur në një fustan të zezë nga sateni e ku figuronte me shkronja të mëdha ngjyrë ari edhe brendi “Moschino”. Në këtë eveniment e pranishme ka qenë edhe Katy Perry.

 

20 vjet me Leonora Jakupin

 Është pa dyshim një ndër emrat më të suksesshëm të skenës sonë. E ky sukses pa dyshim se është pjesë e punës së palodhshme e të rejave të njëpasnjëshme që publiku gjithmonë i ka mirëpritur. Bëhet fjalë për Leonora Jakupin, e cila krahas angazhimeve të shumta aktuale, ka treguar se së shpejti do të vijë me një këngë të re. “Sapo kam përfunduar incizimin e një këngë. Është një baladë të cilën e kam punuar me Aida Barakun e Armend Rexhepagiqin dhe shumë shpejt do të jetë në duart e publikut”, – ka thënë Leonora, e cila ka dashur që titulli i këngës e imtësitë rreth saj të mbeten befasi për publikun. Ndërkaq ka treguar se klipin për këtë baladë do të filloj ta xhiroj javën e ardhshme, këngëtarja e dashur e shumë shqiptarëve ka njoftuar se po punon fort që ky krijim të jetë në nivelin e duhur artistik. “Po kënga do të jetë e plotësuar edhe me klip. Javën e ardhme filloj me xhirimet e klipit”.

Genta ju thërret: Më ndiqni…

 Rrjeti social “Instagram” ka filluar të bëhet çdo ditë e më shumë tërheqës për njerëzit, sidomos të rinjtë dhe të pasionuarit pas fotografisë. Së fundmi, profil në këtë rrjet social ka hapur edhe Genta Ismaili. Në “Facebook” ajo ka postuar këtë foto duke u bërë thirrje fansave që ta ndjekin në “Instagram”.

 

 

Morena Taraku shfaqet në palestër më seksi se kurrë…

 Dikur ishte në trend që në “Instagram” të postoheshin foto nga darka e dreka të ndryshme. Zakonisht fotografohej pjata me ndonjë koment të timit “Hmmm…” Kësaj praktike duket se i ka ardhur fundi. Tani në trend është të postosh foto nga palestrat sportive. Dhe, bukuroshja jonë Morena Taraku nuk bën përjashtim. Ajo ka postuar një foto nga palestra, ku duket jashtëzakonisht joshëse. Morena ka lançuar me 14 shkurt këngën e saj të parë, në bashkëpunim me Bleron, “My Love”.

 

 

Klepto, së shpejti videoklip me NRG Band

 Reperi shqiptar Klepto do të publikojë së shpejti bashkëpunimin e tij të ri me NRG Band. Grupi i njohur shqiptar rikthehet kështu në një projekt të ri bashkë me reperin e hitit “Klepto in this Bitch”. Videoklipin është duke e punuar ThinkCreative, kurse për muzikën do të përkujdesen Kico n’Torch.

 

 

Florent Abrashi, ftesë për koncerte pasi triumfoi në “The Voice 3”

 Florent Abrashi, fituesi i “The Voice of Albania 3”, pas triumfit, ka pasur një sërë ftesash për të kënduar live. Një nga koncertet është ai sonte, më 22 shkurt, në “Grand Store” në Prishtinë. Ky koncert e sheh të rikthyer në skenë Florentin, i cili ka mbajtur një koncert në Gjakovë, por në kryeqytet kjo do të jetë performanca e tij e parë e madhe.

 

 

Share it :