Ekipi, sipas organeve kompetente, do të përballet me ligjin dhe kjo nuk do të prekë ndonjë person në veçanti, por vetë klubin
Duket se për Barcelonën nuk ka kohë që të qeshë. Kjo, pasi një lajm i hidhur ka ardhur pas fitores në Ligën e Kampioneve ndaj Mançester Sitit. Tashmë organet gjyqësore duket se do të nisin një proces ndaj vetë klubit. Nuk është presidenti Sandro Rosel, është subjekti që akuzohet nga organet spanjolle për evazion fiskal në lidhje me çështjen “Nejmar”. Edhe pse gjithçka nisi me një hetim ndaj Roselit, Prokuroria ka vendosur të hedhë në gjyq klubin “blaugrana” për dëmet që i ka shkaktuar thesarit të shtetit. Sipas hetuesve, provat ekzistojnë dhe në këtë rast nuk ka aspak rëndësi kush e drejtonte shoqërinë në atë periudhë, prandaj në këtë rast do të jetë vetë klubi i Barcelonës që do të përballet me akuzën, shkruan “Marça”. Sipas të dhënave, shoqëria “blaugranase” ka thyer normat e artikullit 310 të Kodit Penal, që u modifikua në vitin 2010, pikërisht në pikën kur trajtohen të tilla raste, duke i deleguar përgjegjësitë nga personi juridik në kompaninë për të cilën ka punuar apo punon. Pas këtij vendimi, Barcelona duhet të punësojë një përfaqësues ligjor. Kjo, pasi duhet për të mbrojtur të drejtat e shoqërisë, edhe pse Gjykata nuk ka njoftuar ende për emrat që do të thirren të dëshmojnë në lidhje me këtë çështje. Nga përllogaritjet, thesari i shtetit është dëmtuar me 9.1 milionë euro nga veprimet e paligjshme të ish-presidentit Sandro Rosel. Ish-presidenti dha dorëheqjen pak ditë më parë, pikërisht për shkak të kësaj çështjeje. Rosel u akuzua se pagoi më shumë se 57 milionë euro për të afruar në “Camp Nou” talentin brazilian. Ndërkohë, në arkën e Santosit, por edhe në xhepat e familjarëve të futbollistit mendohet të kenë shkuar rreth 100 milionë euro. Ndërsa pak kohë më parë klubi ka reaguar në qëndrimin zyrtar ndaj raportit të prokurorit Hoze Perals në Gjykatën e Lartë të Spanjës. Kjo, pasi ai hodhi dyshime të forta mbi ligjshmërinë e marrëveshjes për blerjen e Nejmarit nga Santosi për 57,1 milionë euro. Në deklaratën e Barcelonës shkruhej: “Barcelona dëshiron të shprehë indinjatën e thellë për raportin e prokurorit të Gjykatës së Lartë mbi nënshkrimin e Nejmarit. Është e pashpjegueshme që prokurori, pasi na kërkoi kontratën me futbollistin, tani kërkon masa të mëtejshme, pa marrë parasysh qëndrimin mbrojtës të klubit. Është gjithashtu e vështirë për ta kuptuar pse në procedurat e tij prokurori kërkon në institucione, të tilla si FIFA, dokumente të cilat Barcelona ia ka vënë tashmë në dispozicion Gjykatës ose mund t’ia vërë në dispozicion sikurse ka bërë më 26 dhjetor. Vendimi i prokurorit hedh dyshime mbi marrëveshjen e përsosur të Barcelonës për të blerë për 57 milionë euro një futbollist që kërkohej edhe nga rivalët tanë. Masat e reja që po ndërmerren janë në funksion të zgjatjes së procesit, që ne gjithmonë e kemi konsideruar të pabazë dhe të pamatur. Operacioni i nënshkrimit me Nejmarin ishte kompleks. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë fakt, sikurse e kemi shprehur gjithmonë se bëhet fjalë për një marrëveshje të natyrës konfidenciale në disa pika të saj. Kjo ishte rruga për të bërë të mundur blerjen e futbollistit. Rivalët tanë ishin të gatshëm të bënin të njëjtën gjë për më shumë para, por ne kishim besim në aftësitë e grupit tonë negociues. Kompleksiteti kontraktual, i përshkruar nga prokurori në raportin e tij si “simulim kontraktual” kurrsesi nuk përbën një krim. Ne besojmë se prokurori në raport bën shumë gabim që gjykon ndryshe. Duke pasur parasysh seriozitetin e këtyre fakteve dhe pavarësisht se besojmë te Gjykata, ne duhet të veprojmë me forcë në mbrojtje të nderit të Barcelonës dhe presidentit të saj”. Kjo komunikatë ka hedhur kështu dritë mbi një problem që duket se nuk do të kalojë lehtë për skuadrën e Tata Martinos. Kështu, në ditët në vijim pritet që edhe Prokuroria të dalë me të dhëna të tjera për të treguar nëse ka probleme apo jo çështja “Nejmar”, por tashmë duket se çdo gjë do të vendoset me anë të gjykatës dhe kjo mund të sjellë probleme që mund të ndikojnë edhe mbi klubin.
Bavarezët triumfojnë kundër topçinjve, Atletiko merr fitore në San Siro
Ndeshje me shume emocione ishin dy sfidat e djeshme te Champions Lige. Sfidat paten shumë ritëm të lartë dhe dhuruan spektakël. Ndeshja midis Bajern dhe Arsenal ishte dhe ajo që rezervoi një fitues. Ndeshja do të niste shumë mirë për vendasit e Venger. Skuadra londineze do të bënte në minutat e para një lojë që frikësoi gjermanët. Shansin e artë e pati Ozil i cili arriti që të merrte një 11 metërësh. Gjermani bëri gjithçka mirë deri kur erdhi moment i ekzekutimit. Hezitimi i mesfushorit e bëri më të lehtë për Nojer që ta kuptonte idenë. Pas kësaj erdhi radha e Bajern. Gjermanët arrijnë të ndërtojnë më shumë aksione dhe të jenë më aktiv në sulm. Derisa në minutën e 40 Roben do të pengohej në zonë. Arbitri akordon 11 metërsh dhe jep të kuq për Shezni. Para topit është Alba. Austriaku ndjek fatin e Ozil dhe humbet përpara Fabianskit të sapo futur. Më pas në pjesën e dytë u pa një dominim i skuadrës bavareze. Duke përfituar dhe nga epërsia numerike skuadra e Guardiolës arriti ta zotëroi mirë fushën. Nuk do të vononte shumë dhe do të vinte goli. Do të ishte Toni Kros ai që do të lëshonte një predhë drejt portës së Fabianskit dhe do të çonte skuadrën në avantazh. Arsenal pëson por nuk arrin që të reagojë. Në fund vjen edhe goli dytë nga Myler që e ka të lehtë të shënojë. Kështu ndeshja mbyllet në favor të skuadrës gjermane që kalon me një hap për në fazën tjetër. Ndërsa në San Siro Milani i pafat mundet nga Atletiko. Skuadra e Sedorf do të bëntë shumë mirë gjatë gjithë lojës mirëpo do të ishin spanjollët që do të shënonin. Disa shtylla për kuq e zinjtë por që nuk arritën të finalizonin. Do të ishet Diego Kosta ai që do të shënonte ne minutën e 80 duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Konte: Në Europa Ligë me synim fitoren
Tekniku i hekurt Konte u shpreh se do të jetë arritje e jashtëzakonshme për Juventusin nëse arrin që të fitojë triumfin në Ligën e Evropës. Kampionët e Italisë, siç dihet, u eliminuan nga Gallatasarai në Ligën e Kampioneve, mirëpo Konte nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Europa Ligë. “Në 52 ditët e ardhshme, duke përfshirë edhe ndeshjet e kombëtareve, lojtarët do të luajnë 16 ndeshje. Ne duhet të jemi të gatshëm për këtë. Unë e dua skuadrën të plotë dhe dua që të dalim në Europa Ligë sa më mirë që mundemi. Po luajmë ndaj një ekipi që fitoi grupin para Lacios, luajmë ndaj Trabzonsporit. Ata kanë lojtarë të fortë”, – u shpreh tekniku bardhezi.
Mesi dhe Aguero në listë, Tevezi mbetet jashtë
Lionel Mesi dhe Serxho Aguero bëjnë pjesë në listën e kombëtares së Argjentinës për ndeshjen miqësore ndaj Rumanisë në mars. Me gjithë thirrjet e dy sulmuesve të njohur, jashtë listës kanë mbetur mesfushori i Interit, Esteban Kambiaso, dhe sulmuesi i Juventusit, Karlos Tevez. Sabala ka bërë listën me 22 lojtarët që do të ketë në dispozicion. Një mungesë tjetër e rëndësishme është edhe ajo e lojtarit të Totenhemit Lamela.
Lista e plotë:
Portierë: Serxho Romero (Monako), Mariano Andujar (Katania)
Mbrojtës: Pablo Zabaleta (Mançester Siti), Federiko Fernandez (Napoli), Ezekiel Garei (Benfika), Markos Roho (Sporting Lisbona), Hugo Kampanjaro (Inter), Hoze Basanta (Monterrei), Lisandro Lopez (Getafe), Nikolas Otamendi (Atletiko Mineiro), Xhino Peruci (Katania).
Mesfushorë: Havier Maskerano (Barcelona), Angel di Maria (Real Madrid), Lukas Bilia (Lacio), Rikardo Alvarez (Inter), Augusto Fernandez (Selta Vigo), Hoze Soza (Atletiko Madrid).
Sulmues: Lionel Mesi (Barcelona), Gonzalo Higuain (Napoli), Serxho Aguero (Mançester Siti), Ezekiel Laveci (Paris Sent-Zhermen), Rodrigo Palasio (Inter).
Zllatan: Klop, trajner “cool”
Suedezi Zllatan Ibrahimoviç edhe një herë është shprehur me konsiderata për trajnerin e Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop. Sulmuesi është shprehur shumë mirë për gjermanin, duke e përshkruar atë si një njeri shumë “cool”. Suedezi u bë pjesë e një shakaje në janar, kur u shpreh se ai mund të luajë për Dortmundin. Këto spekulime ai ka vazhduar t’i nxisë, duke e lëvduar teknikun gjerman. “Jurgen Klop është djalosh shumë “cool”. Më pëlqen se si Dortmundi luan shumë mirë dhe Klop është paksa i çmendur, por unë nuk mund të luaj për ta. Nuk është e mundur që unë të shkoj në Bundesligë. Kam kontratë me Parisin dhe dua të luaj këtu një kohë të gjatë”, – u shpreh Ibra për “Sky”.




