Çmimi i energjisë, vetëm në Rumani paguhet më shumë se ç’paguajnë shqiptarët

Ervin Kaduku

 

Në rajonin e Ballkanit, vetëm Rumania ka çmim më të lartë se Shqipëria për energjinë elektrike, ndërsa vendet e tjera e kanë çmimin më të ulët

 

 

energjiaData Albania ka kryer këto ditë një kërkim mbi çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Shqipëri, rajon dhe Bashkim Evropian. Të dhënat janë grumbulluar nga zyra statistikore e BE-së, Eurostat. Çmimi i energjisë llogaritet si euro për kilovat-orë dhe është i vlefshëm vetëm për konsumatorin familjar. Në Shqipëri, çmimi është mesatarja e paguar nga familjet për kWh pavarësisht se konsumi është me dy tarifa, me çmim më të ulët për konsumin mujor deri në 300 kWh prej 9.24 lekë me TVSH (0.066 euro) dhe për konsumin mbi 300 kWh në masën 16.2 lekë (0.16 euro). Çmimet zyrtare të energjisë elektrike nuk kanë ndryshuar që nga viti 2008.
Por pavarësisht çmimit zyrtar, Eurostat vlerëson se çmimi efektiv i paguar nga familjet shqiptare për energjinë elektrike është në masën 0.116 euro për kWh për vitin 2013. Të dhënat janë për tremujorin e parë të vitit 2013, kur konsumi i familjeve shqiptare është më i lartë se sa në verë dhe rrjedhimisht edhe çmimi mesatar i paguar është më i lartë.
Në rajonin e Ballkanit vetëm Rumania ka çmim më të lartë prej 0.132 eurosh për kWh, ndërsa vendet e tjera e kanë çmimin më të ulët. Mali i Zi e ka 0.1 euro për kWh ndërsa familjet në Bullgari paguajnë 0.092 euro për kWh. Në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Maqedoni gjendet çmimi më i ulët i energjisë elektrike për familjet në masën 0.08 euro për kWh.

Ndërkohë, në Bashkimin Evropian çmimi i energjisë elektrike është afërsisht 80 për qind më i lartë se sa në Shqipëri, ose 0.2 euro për kWh. Vendi më i shtrenjtë është Danimarka, ku energjia elektrike kushton 0.3 Euro për kWh, kryesisht si pasojë e kostos së lartë të burimeve të reja të energjisë së rinovueshme si era, për të cilën Danimarka është e famshme.
Me përjashtim të vendeve të reja anëtare, Franca është një prej vendeve me çmim të ulët të energjisë për konsumatorët familjarë prej 0.147 eurosh për kWh, kryesisht si pasojë e përdorimit të lartë të energjisë bërthamore nga ky vend.

 

 

 

Çmimi i energjisë elektrike për familjet në euro

Vendi/Viti

2011

2012

2013

Ndryshimi %
 

BE-28

0.179

0.189

0.2

5.8

Eurozona

0.18

0.199

0.213

7.0

Belgjika

0.214

0.233

0.217

-6.9

Bullgaria

0.083

0.085

0.092

8.2

Republika Çeke

0.15

0.15

0.153

2.0

Danimarka

0.291

0.3

0.3

0.0

Gjermania

0.253

0.26

0.292

12.3

Estonia

0.097

0.11

0.135

22.7

Irlanda

0.19

0.216

0.23

6.5

Greqia

0.125

0.139

0.156

12.2

Spanja

0.198

0.219

0.223

1.8

Franca

0.138

0.139

0.147

5.8

Kroacia

0.114

0.121

0.137

13.2

Italia

0.199

0.213

0.229

7.5

Qipro

0.205

0.278

0.276

-0.7

Letonia

0.117

0.138

0.138

0.0

Lituania

0.121

0.126

0.137

8.7

Luksemburgu

0.168

0.17

0.165

-2.9

Hungaria

0.168

0.155

0.14

-9.7

Malta

0.17

0.17

0.17

0.0

Holanda

0.174

0.186

0.196

5.4

Austria

0.199

0.198

0.208

5.1

Polonia

0.147

0.142

0.148

4.2

Portugalia

0.165

0.199

0.208

4.5

Rumania

0.108

0.105

0.132

25.7

Sllovenia

0.144

0.154

0.161

4.5

Sllovakia

0.168

0.172

0.17

-1.2

Finlanda

0.154

0.155

0.158

1.9

Suedia

0.209

0.203

0.21

3.4

Mbretëria e Bashkuar

0.143

0.198

0.174

-12.1

Islanda  

0.111

0.105

-5.4

Norvegjia

0.213

0.188

0.191

1.6

Mali i Zi

0.087

0.091

0.102

12.1

Maqedonia    

0.081

 
Turqia

0.122

0.131

   
Shqipëria

0.115

0.116

0.116

0.0

Bosnjë-Hercegovina

0.075

0.08

0.08

0.0

         
BALLKANI        

Çmimi i energjisë elektrike për familjet

 

 
Vendi/Viti

2011

2012

2013

Ndryshimi %
 

2011

2012

2013

Ndryshimi
Shqipëria

0.115

0.116

0.116

0.9

Mali i Zi

0.087

0.091

0.102

17.2

Maqedonia NA NA

0.081

 
Turqia

0.122

0.131

NA  
Rumania

0.108

0.105

0.132

22.2

Bosnja-Hercegovina

0.075

0.08

0.08

6.7

Bullgaria

0.083

0.085

0.092

10.8

Mesatarja

0.098

0.101

0.101

2.2

 

 

 

 

Bien me 23 për qind të ardhurat valutore nga emigracioni

Paratë që emigrantët dërguan në atdhe përgjatë vitit 2013 pritet të kenë rënë me 23%. Ndonëse deri tani janë bërë publike të dhënat për 9 mujorin 2013, pritshmëritë për gjithë vitin bëhen të ditura në programin afatmesëm të qeverisë 2014-2016. Sipas këtij raporti, përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe vështirësitë në tregjet e punës në vendet pritëse nga të cilët burojnë dërgesat e emigrantëve, Italia dhe Greqia, ndikuan drejtpërdrejt në rënien e transfertave hyrëse vitin e kaluar.

Prirja rënëse e dërgesave të emigrantëve parashikohet të vazhdojë dhe përgjatë vitit 2014 dhe më pas të shënohet një rritje e lehtë përgjatë vitit 2015 dhe 2016, sipas programit të qeverisë. Si pasojë e faktorëve të lartpërmendur, në terma afatgjatë, dërgesat e emigrantëve pritet të mbeten të ulëta dhe rëndësia e tyre si burim i jashtëm financimi pritet të jetë më pak i rëndësishëm. Si pasojë e rënies së dërgesave të emigrantëve, suficiti i llogarisë së transfertave korrente pritet të ngushtohet me rreth 20% për vitin 2013.

Për 9 mujorin 2013, të ardhurat që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre në Shqipëri ishin në nivelet më të ulëta historike, në 345 milionë euro, me një tkurrje prej 32% me bazë vjetore, duke reflektuar si tendencën ciklike, ashtu dhe krizën që po kalojnë Greqia dhe Italia, shtetet ku ndodhet pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.

Trendi rënës i remitancave pritej për shkak të lëvizjeve ciklike (pas 20 vitesh emigrantët fillojnë e shkëpusin lidhjet nga vendi mëmë), megjithatë ai është përshpejtuar për shkak të krizës që po përjetojnë Greqia dhe Italia, që kanë lënë mijëra shqiptarë të papunë. Remitancat e emigrantëve përdoren kryesisht për financimin e konsumit në vend.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :