Vrasja e Dritan Lamajt/ Mbyllen hetimet, dosja dërgohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Anxhela Tato

 

Prokuroria, 12 muaj hetime për të zbardhur ngjarjes, prova më e fortë, dëshmitari okular

 Akuzat për Arben Frrokun, vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje

 

ARBEN FRROKU_3Mbyllen hetimet dhe dërgohet në Gjykatë dosja e Arben Frrokut, nën akuzë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Prokurorisë së Krimeve të Rënda i janë dashur 12 muaj hetime që të arrinte në zbardhjen e ngjarjes së rëndë së 24 shkurtit të vitit 2013. Sipas organit të akuzës nga provat dhe dëshmitë rezulton se vëllai i deputetit Mark Frroku është autori i vrasjes së Lamajt. Në dosjen voluminoze, që u dorëzua pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasditen e se enjtes, mësohet se ndër provat kryesore të akuzës është rrëfimi i një dëshmitari të mbrojtur, që në momentin e vrasjes ka parë të pandehurin duke qëlluar me automatik në drejtim të kryekomisarit. Kjo provë, është kundërshtuar nga avokatët, të cilët pretendojnë se dëshmitari i mbrojtur është i manipuluar. Ata thonë se Arben Frroku në momentin e vrasjes ka qenë në dalje të qytetit të Elbasanit, duke udhëtuar për në Greqi, ku edhe u arrestua në orët e para të mëngjesit të 25 shkurtit 2013, në një hotel në Selanik. Pas arrestimit, drejtësia shqiptare kërkoi nga Gjykatat greke lejimin e ekstradimit të Frrokut drejt Shqipërisë, kërkesë që u pranua dhe rezultoi me ekstradimin e pak muajve më parë të Frrokut. Sipas akuzës, shkak i ekzekutimit në prite të ish-shefit të komisariatit nr. 6 ka qenë një konflikt fizik i kryekomisarit me të pandehurin, për të cilin Arben Frroku ka qenë shoqëruar edhe disa orë në polici.

 

Hetimet

 Ka rezultuar se në datën 24.2.2013, rreth orës 18:30, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, blloku i banesave “Vasil Shanto”, është qëlluar me armë automatike, brenda në mjetin e tij tip “Lancia” me targë TR 2564 N, shtetasi Dritan Lamaj. I dëmtuari është transportuar nga personat e pranishëm për në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë. Nga hetimet ka rezultuar se viktima është ndjekur nga autorët me një mjet tip “BMW”, ngjyrë gri, me targë DR 1944 F dhe në momentin që po parkonte është qëlluar brenda mjetit. Autorët më pas janë larguar nga vendngjarja. Menjëherë u shkua në vendin e ngjarjes dhe u bë këqyrja ku u gjetën dhe u sekuestruan 4 gëzhoja automatiku model 56 dhe 1 trup predhe, të cilat u dërguan për ekspertim. Nga këqyrja e kufomës rezulton se viktima ka marrë 12 plagë arme zjarri me drejtim qitje nga prapa-para, goditje të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Në datë 26.2.2013, rreth orës 20:00, është gjetur në afërsi të fshatit Domje e braktisur autovetura tip “BMW”, së cilës i ishte vënë flaka. Mësohet se viktima ka ushtruar disa funksione në Policinë e Shtetit, ku ka qenë edhe në detyrën e shefit të komisariatit të policisë nr. 6, Tiranë. Ka dyshime të bazuara se vrasja me dashje është kryer për shkak të funksionit të shtetasit Dritan Lamaj si punonjës policie. Ka rezultuar nga hetimet se viktima ka pasur një konflikt serioz me shtetasin nën hetim Arben Frroku, i cili ka një biznes në zonën që mbulon ky komisariat. Konflikti ka filluar në muajin mars të vitit 2012. Ky konflikt është acaruar më shumë në muajin shtator, kur shtetasi Arben Frroku është shoqëruar në komisariatin e policisë nr. 6 dhe ka mbetur ende i pazgjidhur. Nga veprimi hetimor i përgjimit të komunikimeve telefonike të shtetasit Arben Frroku, ka rezultuar se ky i fundit, menjëherë pas ngjarjes, ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Korçës dhe rreth orës 21:27 ka kaluar pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për në Greqi dhe aktualisht ndodhet atje. Dyshohet që shtetasi Arben Frroku është autor i vrasjes së Dritan Lamajt, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar plotësisht.

 

 

Trafik droge

Policia zbulon tunelin ku trafikantët fshihnin drogën, gjendet gomonia 9 metra

Zbulohet një tunel në zonën e hidrovorit në Vlorë, që mendohet se përdorej nga trafikantët për të fshehur mjetet motorike për trafikun e lëndës narkotike drejt Italisë. Ndërkaq, për këtë arsye gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar edhe disa efektivë të Policisë së Kufirit. Këta efektivë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni në lidhje me këtë tunel që përdorej për trafiqe të ndryshme nga Vlora në drejtim të Italisë. Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se tuneli ndodhet në Akerni, në afërsi të Novoselës, dhe del në Pyllin e Sodës. Brenda është gjetur dhe një gomone 9 metra e gjatë. Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në gjithë zonën. Sipas të dhënave të para nga policia e Vlorës, mësohet se tuneli përdorej si bazë për të nisur mjete lundruese të ngarkuara me lëndë narkotike drejti në Itali. Në tunel u gjet dhe një zetor, gjenerator dhe pajisje të ndryshme. Nisin hetimet për zbardhjen e rrjetit të trafikantëve. Policia Kufitare e Sarandës ka mundur të sekuestrojë 70 kg marijuanë, e cila po transportohej me një varkë drejt Korfuzit. Blutë e Sarandës bëjnë me dije se në varkën e dyshuar ishin dy persona, të cilët me të vënë re që po ndiqeshin nga policia kanë hedhur në det thasët me lëndën narkotike. Policia ka mundur të sekuestrojë lëndën narkotike, ndërsa personat që e transportonin atë kanë mundur të largohen. Ndërsa pak minuta më vonë, nga një tjetër operacion i policisë së Gjirokastrës i quajtur “Mëngjesi”, është mundur të sekuestrohet një sasi e konsiderueshme marijuane. Sipas policisë, 140 kg marijuanë u sekuestruan në segmentin Kordhoc – Gjirokastër, brenda një mjeti me targa greke YZZ4168, që drejtohej nga shtetasi E. D. Policia bën me dije se transportuesi, duke përfituar edhe nga errësira, ka mundur të largohet. Ai braktisi mjetin në lagjen SMT gjatë ndjekjes, ndërsa mësohet se droga kishte si destinacion qytetin e Durrësit. Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen e autorit.

 

Familjarët e Basri Nikollit: Dikush tjetër fshihet pas vrasjes së Naime Skukës

 Pak ditë pas vrasjes së Basri Nikollit të afërm të tij kanë folur për mikrofonin e “News 24”. Të afërmit e kanë cilësuar vrasjen e Basriut të padrejtë dhe kanë shtuar më tej se motra e tyre nuk është autorja e vrasjes së Naime Skukës. Ata hedhin dyshime se dikush tjetër fshihet pas vrasjes së Skukës. Më tej, të afërmit pretendojnë se kur u vra Basri Nikolli, policia ka shkuar 2 orë me vonesë në vendin ngjarjes. Më tej, sipas Kanunit, vrasja për hakmarrje kryhet pas përfundimit të gjyqit. Duke kujtuar momentin e vrasjes së Basri Nikollit, të afërmit e tij shprehen se ky i fundit u vra në prani të bashkëshortes. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kryetari i fshatit Katund i Ri, Tahir Damzi, është shprehur se e di i gjithë fshati që Hikja, motra e Basriut, nuk është autore e vrasjes së vjehrrës kohë më parë. Tahir Damzi hedh dyshime se dikush e ka detyruar që të pranojë vrasjen. Bashkëshorti i Xhemiles, njëra nga kunatat e cila ndodhet në burg, E. Skuka, thotë se njëra prej nuseve ka pasur lidhje jashtëmartesore. Ai sqaron se Hikja jetonte në një shtëpi tjetër, jo me vjehrrën, ndërsa ishte Xhemilja ajo që jetonte me vjehrrën. Skuka rrëfen se i kanë humbur sende personale dhe shuma parash. “Më kanë humbur 14 mijë euro dhe sende të tjera personale, dikush tjetër fshihet në vrasjen e nënës time”.

 

 

Mashtrimi me TVSH-në, pranga biznesmenit Besim Hoxha

 Është vënë në pranga nën akuzën për mashtrim me skemën e TVSH-së biznesmeni Besim Hoxha. Hetimet për akuzën e “Mashtrimit” janë bërë nga Doganat dhe Prokuroria e Tiranës. Raportohet se Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër-arrest për këtë shtetas, pasi dëmi i shkaktuar ishte 3 mln dollarë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :