Dora që i flet trurit

Komunikimi ndërmjet trurit të Densit dhe dorës artificiale ka funksionuar falë një sistemi kompleks impulsesh

 

dora truriNjë dorë artificiale që ndjen atë që prek, e aftë të kalibrojë forcen që duhet për një përkëdhelje dhe ti trasmetojë trurit ndjenjat. Dora artificjale është testuar me sukses në Itali te një paciente nga Danimarka. E vendosur në dorën e majtë ajo është në gjëndje ti trasmetojë trurit ndjenja duke e lejuar atë të mbajë edhe objekte me forcën e duhur. Një sukses i cili mban firmën italiane emir i të cilit është “LifeHand 2” dhe një dorë artificial e vendosur në krahun e shpuar është e aftë të lëvize jo vetëm duke iu përgjigjur impulsive të trurit, por është edhe në gjëndje të përcjelle ndjesi. Rezultati është fruit i një projekti ndërkombëtar , i cili e shikon Italinë në vend te parë , kordinuar me Universitetin e Losanës .

Projekti

Në project kane marrë pjesë universitete të ndryshme të Italisë dhe Universiteti i Friburgut. Ishte Viti i Ri 2004 kur Dennis Aabo Sorensen , 36 vjeçari danez pësoi një dëmtim të dorës së majtë nga shpërthimi i një granate, pasojë e së ciles ishte humbja e saj. Atëhërë iu vendos një dorezë estetike deri kur, në 2013 shkoi në Romë për të përballuar një fazë eksperimentale të LifeHand 2 , e cila doli me sukses. Komunikimi ndërmjet trurit të Densit dhe dorës artificiale ka funksionuar falë një sistemi kompleks impulsesh nga qëndra dhe periferia. “Rekuperimi ndjesor” , thotë Denis “ishte për mua një experiencë e mrekullueshme, mu rikthye ndjenja e të prekurit objekte”. Në tetë ditë ushtrime Denis ishte në gjëndje të rinjihte objekte të vështira, sikur të kishte një dorë natyrale. Të dhënat eksperimentale kanë treguar se mund të rikthehet feedback-u ndiesorë në sistemin nervorë të një pacienti i cili ka hequr dorën duke përdorur një protezë të specializuar. Ekspertet shpjegojne se pika e bashkimit ndërmjet sistemit nervor të Denisit dhe protezës jane katër elektroda pak më të mëdha se një fije floku, te cilat implantohen në fijet nervore të krahut . Kjo ndërhyrje delikate ka zgjatur më shumë se tetë orë dhe është realizuar ne “Poliklinikën Binjaket” në Romë. Ka mjaftuar vetëm një ndërhyrje kirurgjikale qe ti kthejë një njeriu të gjitha ndjesitë që mund të të dhuroje vetëm një dorë e vërtetë.

 

Fuqia e Materies së Errët

Saul Perlmutter dhe shkencëtarë nga NASA duan kërkojnë të gjejnë gjurmët e fuqisë misterioze të universit. Në rast se rnergjia e rrrët vazhdon gjithmonë të rritet ajo madje do të shkëpuste edhe objektet që mbahen nga forca e rëndesës. Saul Perlmutter: ”Universi mund të zgjerohet, ngadalsohet dhe dikur të pësojë kolaps, sse diçka edhe më me shumë gjasë, do të mund të zgjerohej gjithnjë e më shpejtë. ” E si mund t’i biesh në gjurmë një energjie për të cilën s’dimë gjë fare, s’dimë nga se përbëhet apo si funksionon? Shkencëtarët e kanë një plan, ata duan të dërgojnë në gjithësi një satelit të pajisur më një çip me ultra-rezolucion. Ai do të na mundësonte të kapim imazhet e dallimeve të ndriçimit të supernovave shumë të largëta. Për herë të parë do të modelohen zona gjigante të Gjithësisë. Vetëm me zbulimin e një numri sa më të madh të supernovave të reja Perlmutter dhe ekipi tij mund të vërtetojnë forcën zgjeruese të Energjisë së Errët.
Me këtë mision shkencëtarët duan t’i përgjigjen pyetejs se çfarë lloj energjie fshihet pas kësaj force misterioze, e cila është aq e fuqishme sa të mund ta shkatërrojë Universin. Në Garching kanë mbërritur imazhet nga Very Large Telescope. Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj kanë goditur në shenjë. Ata me të vërtetë kanë zbuluar një glaktikë. Por diçka është e çuditshme: kjo galaktikë me emrin aspak spektakolar MS 1512-cB58 është shumë më e madhe seç duheshte në të vërtetë të jetë. Në vend që të jetë, ashtu siç pritet sipas terorisë aktuale mbi Universin shumë më e vogël, ajo në formë dhe perimetër është gati sa Rruga jonë e Qumështit. Po ashtu edhe galaktikat tjera, të cilat i ka studiuar ekipi kontrollit, pohojnë imazhin e habitshëm: ato kanë një formë spirale, sillen rreth boshtit të tyre dhe janë gjigante. Si është e mundur, që në një kohë relativisht të shkurtër pas Shpërthimit të Madh, ata të jenë zhvilluar kaq shumë? Dr. Natascha Förster Schreiber: ”Kjo ka qenë absolutisht e papritur. Këta janë vërtet sisteme gjigante. Duken tamam si Rruga e Qumshtit, dhe atë menjëherë pas Shpërthimit të Madh. Ne prisnim të gjejmë pjesë të vogla, por atë që shohim tani, është ata janë galaktika të pjekura, janë shumë të rënda dhe poashtu rrotullohen. Sipas teorisë, kjo nuk duhet të ishte absolutisht kështu. Për teorinë kjo tani është një sfidë e madhe. Duhet bërë edhe shumë punë për t’i kuptuar në hollësi këta objekte.”
Kozmologët kanë ecur mjaf larg, deri në cepat e Universit. Por atë ç’kanë gjetur atje i bën ata të dyshojnë në të gjitha teoritë e tyre. Energjia e Errët dhe Materia e Errët janë aq misterioze dhe, megjithë përpjekjete bëra mbeten kaq të pastudiuara, saqë gjithë dijen mbi Kozmosin e vënë sërish në pikëpyetje. Saul Perlmutter: ”Mbase ndonjëherë do arrimë në kufijtë, ku aftësitë tona të të kuptuarit do të duhet të jenë aq të mëdha, saqë për këtë do të duhej të kishim një tjetër tru për ta kuptuar botën që na rrethon.” Çdo pjesë e Universit ka të kundërtën e saj. Dhe kështu, çdo përgjigje e mundshme mbi krijimin e botës, siç duket hedh një pikëpyetje tjetër!

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news