Jurges Veizaj
Kryeqytetasit kanë arritur që të fitojnë një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj një rivali direkt. Edhe pse më një gol të dyshimtë bardheblutë arritën që të triumfonin në sfidën ndaj Ballshiotve
Një ndeshje me mjaft emocione ishte sfida midis Bylis dhe Tirnaës. Sfidë mjaft e rëndëishme dhe shumë ë bukur për tu parë. Kjo pasi të dyja skuadrat nuk janë në pozicion të mirë në tabelë. Kjo nënkupton që të dyja ekipet kishin një arsye shumë të fortë për të fituar. Në rast fitore të Bylis skuadra jugore do të ngjitej më lart në tabelë. Ndërsa fitorja e Tiranës tashmë i shton edhe më shumë shpresat ekipit bardheblu. Ekipi mik e niste sfidën me disa mungesa të rëndëishme. Katër lojtar të formacionit kryesor të ekipit mungonin dhe dukej një ndeshje vështirë në horizont pa këta lojtarë. Gardiani Lika, Karabeci, Pashaj dhe Kërçiku ishin ata që nuk ndihmonin dot skuadrën. Kjo pasi lojtarët për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve nuk kishin të drejtën e paraqitjes. Mirëpo edhe pse me mangësi ekipi i Tiranës tregoi forcën e duhur në “Adush Muçca”. Skuadra kryeqytetase arriti të bëj një lojë të mirë dhe arriti madje të krijonte shanse të arta për gol. Kujtojmë se ballshiotët janë mjaft të vështirë për tu thyer në fushë dhe ky tre pikësh i marrë është një triumf i vërtet për bardheblutë. Kujtojmë se ekipi mik ka thyer nj rekord pasi kishte 15 vite pa fituar në Ballsh. Përballja midis dy skuadrave ka qënë mjaft e forrtë dhe ka krijuar mjaft mundësi për aksion. Dy luftimet ka qënë mjaft të forta dhe ka pasur disa kartona. Ka qënë Morina më i rrezikshmi për Tiranën. Lojtari ka krijuar shumë mundësi që ka qënë ideale për shënim. Mirëpo gardiani Frashëri ka qënë në super formë dhe nuk ka lejuar futjen e topit në rrjetë. Edhe pse skuadra e Egbo u mundua që të bëntë një lojë të fortë dhe ta vinte në pozitë kundërshtarin e pati të pamundur. Kjo pasi skuadra 24 herë kampione zhvilloi një lojë me mjaft temp të lartë. Problem i skuadrës bardheblu gjatë lojës ishte dëmtimit i Gilberto. Kështu lojtari u zvëndësua që në pjesën e parë. Menjherë skuadra ka nxjerrë në sulm binomin Morina-Ndikumana. Dyshja rezultoi mjaft pozitive dhe arriti që edhe të sillte suksesin. Në minutën e 72 do ët vinte edhe goli shënuar Ndikumana që do të ekzaltonte tifozët e Tiranës, që ishte e konsiderueshme në numër. Elementi i 12 kësaj radhe ka qënë afër skuadrës kryeqytetase dhe i ka dhënë një shtysë mjaft të madhe. Me këtë rezultat mbaroi edhe sfida e cila ndezi sirenat e fitores për një Tiranë të re. Kështu kryeqytetasi tashmë pas dy fitoresh radhazi gjenden në kuotën e 19 pikëve, duke lënë pas Lushnjen. Tashmë 24 herë kampionët duket se kanë rilindur. Përforcimet e merkatos por edhe situata e mirë financiare në të cilën gjendet klubi duket se e ka çuar çdo gjë normalitetit. Ekipi tashmë duhet që të synojë shumë fortë të marrë fitore të tjera. Kjo pasi të qëndruarit në atë pozicion do të thotë “game over” në Superligë. Potencilai i ekipit është rritur dhe tashme po synohet për më lart. Ndërsa Ballshiotët do të kërkojën suksesin në ndeshjen e radhës. Një sukses që duhet ta marrin në mënyrë të dëshpëruara. Kjo pasi edhe ata janë shumë afër humnerës që i çon në kategorinë e parë.
Derbi i të hënës
Sfida drithërurese e të hënës do të jetë Teuta-Skënderbeu që është edhe ndeshja që do të shihet me më shumë emocion. Me shpresën e një ndalese të korcarëve, ndjekësit e tyre shpresojnë të reduktimi i distancësh prej 9 pikësh të juglindorëve në krye. Më së pari këtë e tenton vetë Teuta, e cila luan në fushën e vet dhe një fitore e mundshme do t’i afronte ata me 6 pikë diferencë nga kampionët. Kuqebardhët, nga ana e tyre, me një triumf në Durrës do ta konsolidonin bindshëm kreun dhe mbrojtjen e titullit. Me komoditetin që i japin 37 pikët e grumbulluara deri tani, skuadra e Josës do të mbetej e kënaqur edhe me një barazim në këtë transfertë. Tashmë të gjithë sytë janë mbi Teutën që do të tregojë nëse është më të vërtet një kundërshtare e denjë për titull.
Ndeshjet e djeshme
BYLISI-TIRANA 0-1
Golat: Ndikumana 72′
Gjyqtarë: E.Hoxha
FLAMURTARI-LAÇI 1-1
Golat: Telushi 45+2′ / Vucaj 23′
Gjyqtarë: K.Meta
BESA-KUKËSI 2-0
Golat: Mustafa 23′, Mancaku 82′
Gjyqtarë: D.Jubica
Besa i tregon muskujt Kukësit, Flamurtari i fal një pikë Laçit
Skuadra kavajse ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit duke u konsoliduar edhe më shumë në tabelë
Vlonjatët ndaj Laçit nuk kanë arritur që të përfitojnë por janë mjaftuar vetëm me një barazim
Ndeshje mjaft emocionuese kanë qënë edhe dy sfidat e tjera te javës së 19 të Superligës shqiptare. Përballje interesante që kanë pasur edhe surprizat e tyre. Përballë është gjendur skuadra kavajse që priste verilidndorët e Kukësit. Nga ana tjetër ka qënë Flamurtari që ka pritur Laçianët. Të dyja ndeshjet u përshkruan me dy luftime të forta dhe pati vetëm një fitues.
Besa-Kukësi 2-0
Një duel surprizash ka qënë ai midis Besës dhe Kukësit. Kjo pasi në duelin midis verdhezinjve dhe kuksianve pati vetëm një triumfues. Për Kavajën do të ishte Mustafa në minutën e 23 dhe Mancaku në të minutën e 82 që do të vendosnin. Dy supergola që do t’i jepnin një tre pikësh të merituar ekipit vendas. Edhe pse ekipi nuk kishte në përbërje Fatjon Sefën që ishte i pezulluar për shkak kartonësh, kanë arritur t’ia dalin shumë mirë. Skuadra vendase ka bërë një lojë shumë të mirë duke e tronditur Kukësin. Blutë edhe pse kanë bërë shumë blerje dhe kanë një ekip mjaft të konsoliduar akoma nuk po arrijnë të kthehen në formën e tyre. Ndoshta për ekipin duhet kohë që të ambientohet mirëpo kampionati është tepër i egër në këtë fazë dhe nuk duhet lëshuar asnjë pikë. Skuadra e Besës ka dominuar një pjesë të mirë të lojës. Në minutën e 23 ka qënë kosovari Mustafa i cili ka lëshuar një silurë drejt portës Kuksiane duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. Një gol që befasoi portierin Halialaj që nuk kishte se çfarë të bënte përveç se ta shihte topin teksa hynte në rrjet. Pas golit në mesin e pjesës së parë do ët vinte edhe reagimi i kuksianve. Mirëpo reagimi nuk ka qënë i duhuri pasi nuk arritën ta rrezikonin mjaftueshëm Besën. Por kur nuk shënon do të ndëshkohesh. Ky është rregulli dhe kavajasit e vënë më së miri në zbatim. Ka qënë Macaku ai që ka shënuar në minutën e 82 dhe i ka dhënë mundësinë skuadrës të festojë. Në minutat e mbetura ekipi i Starovës nuk e vuri në rrezik portën e Bejtes duke mbyllur sfidat në të njëjtat shifra. Me këtë fitore Besa bën një hap më lart dhe largohet nga vija e rrezikut. Ndërsa për Kukësin, rikthimi do shumë punë dhe disa fitore për tu konsoliduar përsëri.
Laci-Flamurtari-1-2
Sfida midis Flamurtarit dhe Laçit u mbyll në shifrat e barabarta duke mos dhënë asnjë fitues në fundin e 90 minutëshit. Një ndeshje që ka qënë më shumë në dominim nga skuadra vlonjate. Mirëpo kurbinasit kanë arritur që të mbrohen mirë duke mos i lënë hapësira për shënim kundërshtarit. Të dy golat janë shënuar brenda kufirit të pjesës së parë dhe duket se me aq është mbyllur. Ka qënë të parët laçianët ata që kanë kaluar në epërsi. Do të ishte Erjon Vuçaj ai që do të kalonte në epërsi skuadrën e tij. Më pas lojtari do të zvëndësohej në minutën e 35 nga Danaj për shkak të një lëndimi. Por para se të mbaronte pjesa e parë do të ktheheshin protagonist vlonjatët. Do të ishte talenti Telushi ai që do të shënonte nga një distancë e largët duke mposhtur gardianin Bakaj. Mungesa e përqëndrimit në minutat e fundit duket se është një ndër problemet e skuadrës së Nicës. Kjo pasi në të njëjtin pozitë kanë pësuar edhe më parë. Pjesa e dytë do të kishte një fyrtyrë tjetër ndryshe nga ajo e fraksionit të parë. Loja do të dominohej nga skuadra e Flamurtarit. Vendasit kanë kërkuar me ngulm që të arrijnë suksesin, por ka qënë e pamundur. Kjo pasi skuadra e Nicës krijoi një mbrojtje të hekurt para zonës duke e bërë të padeportueshëm sulmin e flamurtarit. Edhe këtë javë kuq e zinjtë nuk kanë arritur që të marrin suksesin edhe pse kanë luajtur një sfidë me mjaft grintë. Nga ana tjetër kurbinasit largohen me një buzëqeshje nga kjo sfidë pasi një pikë në Vlorë është një fitore. Ky barazim e mban Laçin në pozita kreu, në vendin e katërt në renditje, me 19 pikë. Ndërsa vlonjatët qëndrojnë në vendin e shtatë me 21 pikë pas parakalimit nga skuadra e Kavajës.
Alban Meha shënon në fitoren e Padeborn
Alban Meha ka shënuar golin e radhës për skuadrën e tij. Nëse një javë më parë i dha një fitore historike Paderbornit në fushën e Këlnit, mesfushori ynë kuqezi ka realizuar edhe këtë të diel, në ndeshjen e fituar 4-0 ndaj Arminia Bielefeld. Meha shënoi golin e dytë të ndeshjes, pasi mori një passim të gjatë nga mbrojtja. i gjendur në krahun e majtë të mesfushës, pasi ndaloi topin në të hyrë të zonës, 27-vjeçari avancoi drejt qendrës dhe goditi shkëlqyeshëm, duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë fitore, Paderborn, edhe pse me një ndeshje më shumë se Kaiserslauterni i vëndit të katërt, ngjitet në vend të tretë, duke qenë në luftë për play off-in e fundsezonit për të hyrë në Bundesligën e pare. Ky ishte goli i 6-të i Mehës në 13 ndeshje për Paderborn këtë sezon.
Ture: E çuditshme të luaj ndaj Barcelonës
Jaja Ture, ka pranuar se nuk ka shumë dëshirë që të luajë në mesjavë në Champions League kundër ish skuadrës të tij, Barcelonës. “Citiziens” do të përballen me katalanasit të martën në mbrëmje në ndeshjen e vajtjes të vlefshme për 1/8 e finaleve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë. Ndërsa më 12 mars do të udhëtojnë për në “Camp Nou” në ndeshjen e kthimit. Afrikani, i cili ka luajtur për tre sezone me Barcelonën, ka deklaruar se nuk ka dëshirë të zbresë në fushë përballë ish-ekipit të tij. “Për mua është shumë e vështirë, pasi nuk dua të luaj kundër Barcelonës. Barcelona është një klub për të cilin ruaj respektin maksimal, një klub që më ka dhënë shumë. Atje kam shumë miq dhe është shumë e çuditshme që do të luaj kundër tyre në “Camp Nou”. Ai ka qenë stadium ku kam dashur gjithnjë të luaj, por tani kthehem me fanellë tjetër. Nuk dua të luaj përpara tifozëve që më kanë mbështetur aq shumë dhe më kanë respektuar, por ky është futbolli” është shprehur mesfushori për “Uefa.com”.
Uejn Runi deri në fund të karrierës te Junaitid
Ëayne Rooney pritet të nënshkruajë kontratë të re prej pesë vjet e gjysmë me Mançester Unitedin gjatë javës që vjen. Një kontratë nga e cila do të përfitojë 300.000 funte në javë. E ardhmja e 28-vjeçarit ka qenë vazhdimisht temë ndërsa spekulimeve duket se do t’u vijë fundi.Kjo pasi ai do të nënshkruajë deri në qershor 2019 raporton BBC. Anglezi është lidhur me një kalim te Chelsea gjatë verës dhe është thënë se Hoze Mourinjo nuk ka hequr dorë nga ai. Rooney kaloi në Old Trafford në gusht të vitit 2004 nga Evertoni. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në verën e vitit 2015, nga e cila përfiton 250.000 funte në javë.
Interi në ndjekje të Ben Arfa
Interi shpreson të sigurojë shërbimet e yllit të Neëcastle United Ben Arfa. Mediat angleze shkruajnë se një vit më parë, Neëcastle e vlerësonte Ben Arfan me rreth 15 milionë euro. Mirëpo francezi lojtari tashmë nuk është aq i vlefshëm dhe klubi është i gatshëm të pranojë ofertë shumë më të ulët për të lejuar largimin e tij. Duke parë gatishmërinë e klubit anglez për ta larguar lojtarin, interi ka filluar të mendojë për të. Zikaltërit kishin shprehur interesim për lojtarin edhe muajin e kaluar, por do të bëjnë përpjekje edhe gjatë vetës. Për Ben Arfa i interesuar mbetet edhe ish-klubi i tij, Marsejë.
Juventusi bind ndaj Kievos
Juventusi ka argëtuar tifozët e vet në fitoren prej 3-1 kundër Kievos. Xhixhi Bufon ishte një spektator në pjesën e parë, në të cilën vendasit shënuan dy gola. Asamoah kaloi tre lojtarë mysafirëdhe shërbeu për Lorenten që më pas e la të pashpresë portierin Agaci. Goli di ytë do të vinte nga një goditje e Pirlos që u ndal nga portieri por që afër u gjet Klaudio Markizio që vetëm e shtyu topin drejt rrjetës. Në gjysmën e dytë Pelisier shkaktoi panik në mbrojtjen vendase, ndërsa Martin Kaseres e gaboi duke shënuar në portën e tij. Megjithatë për siguruar ishte Fernando Llorente ai që shënoi pas harkimit nga këndi të Pirlos në minutën e 58. Me këtë fitore, Juventusi ngritet në kuotën e 63 pikëve, 12-të më shumë se Roma që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.




