Shpërthen një objekt në masivin pyjor, plagoset punonjësi i bashkisë që po shuante zjarrin

Një punonjës i Bashkisë së Pogradecit ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një objekti në një masiv pyjor në fshatin Pojskë.

 

 

Policia bën me dije se punonjësi i Bashkisë me iniciale A.B 57 vjeç ishte duke punuar për të shuar flakët e zjarrit që kishin rënë në shkurre. I ndikuar edhe flakët, një objekt shpërtheu duke plagosur në gjymtyrët e poshtme punonjësin 57-vjeçar.

Ai është transportuar në spitalin e Pogradecit për t’u mjekuar. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar llojin e objektit që shpërtheu. Ndërkohë për shuarjen e flakëve mnë masivin pyjor janë angazhuar zjarrfikëset dhe emergjencat civile.

NJOFTIMI I PLOTE
Informacion paraprak.

Më datë 01.08.2017 jemi njoftuar se në fshatin Pojskë, në një masiv pyjor me shkurre ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, Zjarrfikëset dhe Emergjencat Civile, të cilat vijojnë punën edhe aktualisht në një terren të vështirë e të thyer, për lokalizimin e flakëve.

Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, një punëtor i Bashkisë Pogradec, konkretisht shtetasi A.B, 57 vjeç, është plagosur si pasojë e shpërthimit të një sendi/mjeti shpërthyes (për përcaktimin dhe gjetjen e llojit të së cilit do të punohet pas shuarjes së zjarrit) duke marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Shtetasi i mësipërm u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Po punohet për shuarjen e zjarrit, zbardhjen e shkaqeve të rënies së tij, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share it :