Tiranë, gjendet një trup i pajetë pranë një kabine elektrike, dyshohet se e ka zënë korrenti

Një person është gjendur i pajetë brenda një kabine elektrike në Tiranë. Ngjarja e rëndë është raportuar para pak minutash në rrugën ‘Mine Peza’ në kryeqytet.

Mësohet se paraprakisht dyshohet se viktimën, e ka zënë korrenti. Po ashtu raportohet se personi, një 36-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, i përket komunitet rom.

Deri më tani janë mister rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Share it :