Një adoleshent në Britani është vetëvrarë më 31 korrik në shtëpinë e tij pasi ishte njohur me një “vajzë” në “Facebook”. Ndërkohë që në gjykatë është thënë se djali e kishte takuar disa herë këtë “vajzë”, prindërit e tij dyshojnë se ai ka rënë pre e një mashtrimi. Sipas tyre, Mitchell-i as nuk e ka takuar “vajzën” në fjalë dhe se përdoruesi që kishte njohur në “Facebook” kishte një profil fals.
Ata thonë se ai kishte kohë që bisedonte me të dhe në një moment “vajza” i kishte thënë se nuk donte të fliste më me të dhe se mund të ikte dhe të “vriste veten”.





