Është publikuar lista me ish-të përndjekurit politikë që u ndryshon masa e dëmshpërblimit. Pas miratimit në qeveria, lista i ka kaluar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë për dëmshpërblimin e familjarëve apo ish-të dënuarve politikë që vazhdojnë të jetojnë. Një pjesë e ish-të përndjekurve kanë përfituar banesa nga Enti Kombëtar, ndërsa pjesa tjetër do të marrë të plotë pjesën e dëmshpërblimit. Bashkë me masën e dëmshpërblimit është miratuar dhe letra me vlerë që i jepet secilit. “Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve me dënim kapital/ekzekutim pa gjyq për motive politike, të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë”, – thuhen në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Listën e plotë do ta gjeni në gazetën “Standard”





