Si ndahen 1531 kuotat e doktoraturës

1337 kuota për kandidatët brenda vendit, 182 kuota për studentët nga trojet dhe 12 kuota për shtetasit e huaj

 

studente-listaDo të jenë 300 studentë më shumë të cilët do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet e doktoraturës. Pas miratimit të kuotave është bërë publike dhe ndarja e tyre sipas degëve. Kështu, vihet re se ka një rritje për degët shkencore dhe ndryshime për disa nga degët shoqërore. Një pjesë e kuotave do të jenë për kandidatët nga trojet dhe konkretisht 182 dhe 12 kuota do të jenë për shtetasit u huaj.

Kriteret për kandidatët

Kandidatët që aplikojnë për t’u regjistruar në programin e studimit të doktoratës duhet te plotësoje këto kritere:

-Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe të zotërojnë diplomë të ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave” apo çdo diplomë tjetër të barasvlershme me të ose një diplome të huaj të barasvlershme të shoqëruar me vërtetimin e njohjes nga MASH. Të ketë notë mesatare të përgjithshme 8 e lartë, në secilin cikël studimesh (i parë dhe i dytë).

-Të zotërojë gjuhën angleze të vlerësuar mbi bazën e një testi të njohur ndërkombëtarisht. Nëse nuk zotërohet në aplikim fillestar, dëshmia kërkohet pas përfundimit të studimeve të organizuara teorike.

-Të jetë i rekomanduar nga dy persona që gëzojnë titull akademik të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit.

-Të shprehë qartë qëllimin e ndjekjes së studimeve të doktoratës në rreth 500 fjalë.

-Të paraqesë në mënyrë të përmbledhur një projekt shkencor mbi të cilin ka menduar të punojë gjatë kursit të shkollës doktorale.

-Të marrë përsipër përballimin e shpenzimeve të studimeve.

 

Listën e plotë do ta gjeni në brëndësi të gazetës “Standard”

Share it :