Nata finale e “Miss World Kosova 2013”

l_miss-kosova-960new1373640599

Sot është nata finale e “Miss World Kosova 2013”, ku plot 16 bukuroshe shqiptare do të marrin pjesë në këtë spektakël bukurie. Organizatori i këtij spektakli, Agron Selimi, thotë se gjithçka ka ecur sipas planit dhe vajzat janë të përgatitura për këtë spektakël. Sipas tij skenografia do të jetë diçka më ndryshe se herët e tjera, do të jetë një skenë më lule pasi jemi në stinën e verës. Po ashtu edhe koreografia për vallëzim modern, Zana Jaha-Osmani, shprehet se gjithçka është duke ecur sipas parashikimeve. Koreografia për një javë është marr me ushtrimin e vajzave për ecje, kërcimin etj. “Organizimi ka qenë shumë i mirë, gjithçka ka ecur sipas planit edhe pse koha ka qenë më e kufizuar se zakonisht, jemi munduar që të mbarojmë sa më shpejt të gjitha, për të qenë të të gatshëm”, thotë Zana.

Bukuroshet e “Miss World Kosova 2013”, pohojnë se ky konkurs është një garë ku do të fitojë më e mira.

 

Rudina Magjistari, shkuma-party në Jalë

rudina1

Prezantuesja e emisionit të pasdites në TV Klan, Rudina Magjistari, ka vendosur që puntatën e fundit për këtë sezon ta bëjë nga bregdeti i Jonit dhe më saktë nga Jala.

Bukuroshja e ekranit shqiptar ka dalë për pak çaste nga kornizat e emisionit dhe ashtu si shumë të tjerë të pranishëm ka marrë pjesë në një shkuma-party. Siç e shohim edhe nga fotot, Rudina prezantohet në një formë shumë të mirë fizike, ku në vend të rrobave të banjos ka preferuar të veshë një bluzë të bardhë. Ndoshta askush nuk ka menduar të shohë Rudinën në këtë situatë, por ja që edhe prezantuesja e suksesshme e pasditeve shqiptare, di të jetë edhe e tillë.

 

 

Blero, këngë për Zotin

blero1373614272

Pop-ylli shqiptar, Blero, ka publikuar këngën e tij të re në kuadër të albumit “Fiksimi im”, një bashkëpunim me Kreshnik Avdiun. Kënga e jashtëzakonshme e publikuar në Youtube është shfaqur pikërisht një ditë pas fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Si një mysliman i devotshëm që është, ai ka vendosur që një prej këngëve t’ia kushtojë Zotit. Ky projekt titullohet “I lartësuar je” dhe sipas tekstit, këngëtari i falënderohet Zotit për arritjet e tij në jetë. Blero ka një martesë model me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Tara. “Fiksimi im” është albumi i gjashtë në karrierën e Bleros.

 

 

Babë e bir, të dashur me njëri-tjetrin

 

muciqi

 

 

 

 

 

 

Nysret Muçiqi, jo vetëm një këngëtar i mrekullueshëm i muzikës popullore, por edhe një baba i dashur dhe i përkushtuar. Këtë e vërteton djali tij, Albatriti, i cili ka postuar një fotografi, duke darkuar së bashku me babain e tij. Ndërsa poshtë fotos këngëtari ka shkruar në gjuhën angleze, këtë shkrim: “Babain, shokun më të mirë dhe gjithçka unë kam”. Duket se lidhja babë e bir është shumë e ngushtë, këtë e tregon dreka mjaft e shijshme që ata kanë kaluar së bashku. Albatrit Muçiqi është paraqitur së fundmi në tregun muzikor me këngën “edhe pak”, një sukses i radhës mjaft i klikuar në Youtube.

 

Klinton Zeqiraj, seksi vetëm me të mbathura

klinton_zeqiraj_zbulohen_fotot-1

Imazhe mjaftë të nxehta dhe intime janë zbuluar këto ditë rreth balerinit Klinton Zeqiraj. Në foto duke duket qartë se këto imazhe janë të realizuara në ambiente private brenda një apartamenti. Klintoni është bërë i njohur në ekran pas pjesëmarrjeve në disa emisione, duke drejtuar edhe programe për të rinj, si dhe festivale për fëmijë. Fotot e publikuara vënë në dukje trupin me forma të balerinit. Vetëm me të mbathura ai duket mjaft seksi dhe atraktiv, përpara laptopit. Poza të tilla kanë tërhequr vëmendjen femërore, duke rritur kështu dhe numrin e fansave.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :