Minaj, meshkujt si kafshë shtëpiake

nicki-minajKëngëtarja Nicki Minaj është përzgjedhura  këtë javë si protagonistja kryesore për të qenë në kopertinën e revistës amerikane “Marie Claire” në të cilën ka dhënë dhe një intervistë mjaft interesante. Ajo është shprehur shumë sinqerisht në lidhje me meshkujt dhe ka dhënë këshillat e saj për ti joshur ata. Këngëtarja 30-vjecare ka tërhequr vëmendjen gjatë kësaj interviste, pasi ka  dhënë një këshillë mjaft të veçantë në lidhje me meshkujt. Ajo tha se ata duhen trajtuar si kafshë shtëpiake.  “Mos i shkoni nga pas asnjë mashkulli. Kushtojini më shumë rëndësi shkollës. Meshkujt i dashurojnë femrat e pavarura. Ata janë si fëmijë përsa i përket dashurisë. Gjithashtu iu pëlqen ti trajtosh si kafshë shtëpiake, përshembull si qen”- është shprehur Nicki Minaj. Ylli i rrymës hip-hop u shpreh edhe në lidhje me karrierën e saj. Ajo tha se i pëlqen shumë aktrimi I cili vjen sigurisht pas muzikës. Ajo dëshiron qe të nxjerrë fillimisht edhe tre albume të tjerë dhe më pas t’i përkushtohet aktrimit.

Share it :